MAGAZINË /

Shtohet kolonia e shqiptarëve në Serinë A, Cagliari blen portierin shkodran

Egnatia e shiti portierin te Cagliari për 350 mijë euro, ndërkohë që deri në verën e vitit 2027 Sherri do të mbrojë kuadratin e skuadrës nga Sardenja.

Shkruar nga Versus

Shtohet kolonia e shqiptarëve në Serinë A, Cagliari blen

Cagliari ka zyrtarizuar afrimin e Alen Sherrit. Portieri shkodran ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e Serisë A, duke bërë hapin e madh të karrierës. Pas një sezoni ku fitoi titullin dhe Kupën e Shqipërisë me Egnatian, Sherri nis një aventurë të re në kampionatin italian.

Egnatia e shiti portierin te Cagliari për 350 mijë euro, ndërkohë që deri në verën e vitit 2027 Sherri do të mbrojë kuadratin e skuadrës nga Sardenja.

“Fizik imponues, 197 centimetra i gjatë, Sherri është i aftë mes shtyllave, i guximshëm në ajër, i zoti edhe me këmbë”, shkruhet në postimin e Cagliari, që i uron mirëseardhjen 26-vjeçarit.

Sherri do të rivalizojë me Scuffet dhe Radunovic për një vend titullari tek ekipi i Cagliari, që ka besuar tek cilësitë e portierit kuqezi, i cili tani dëshiron të lërë gjurmë dhe përtej Adriatikut. Sherri largohet pas 195 ndeshjesh në kampionatin shqiptar, ndërsa ka luajtur dhe 26 takime në Kupën e Shqipërisë dhe 13 takime ndërkombëtare me Laçin dhe Egnatian.

Pasi luajti me Kombëtaren U21, portieri shkodran bëri debutimin e tij në portë për kombëtaren e madhe në 9 nëntor 2022.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: