MAGAZINË /

Ekspertja shqiptare e teknologjisë, Drena Kusari, emërohet në një nga postet më të larta drejtuese në Microsoft

Ky emërim konsiderohet një arritje e rëndësishme, jo vetëm për karrierën e saj, por edhe si një tjetër histori suksesi për gratë shqiptare në industrinë globale të teknologjisë. Ky emërim konsiderohet një arritje e rëndësishme, jo vetëm për karrierën e saj, por edhe si një tjetër histori suksesi për gratë shqiptare në industrinë globale të teknologjisë.

Shkruar nga Versus
Ekspertja shqiptare e teknologjisë, Drena Kusari, emërohet në
Drena Kusari

Ekspertja shqiptare e teknologjisë, Drena Kusari, ka marrë një rol të ri të rëndësishëm në Microsoft, duke u ngjitur në një nga nivelet më të larta drejtuese të kompanisë.

Përmes një postimi në rrjetin profesional LinkedIn, ajo njoftoi se ka nisur zyrtarisht detyrën si Corporate Vice President dhe General Manager, një pozicion që e vendos mes drejtuesve kryesorë të gjigantit teknologjik.

“Jam e lumtur të ndaj se po filloj një pozitë të re si Corporate Vice President dhe General Manager në Microsoft!”, shkroi Kusari në njoftimin e saj.

Ky emërim konsiderohet një arritje e rëndësishme, jo vetëm për karrierën e saj, por edhe si një tjetër histori suksesi për gratë shqiptare në industrinë globale të teknologjisë.

E lindur dhe e rritur në Gjakovë, Kusari u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999, pas luftës në Kosovë, ku përfundoi arsimin e mesëm dhe ndërtoi një karrierë të suksesshme në ekosistemin e Silicon Valley dhe në kompani të mëdha ndërkombëtare.

Me këtë rol të ri, ajo konsolidon pozicionin e saj si një nga figurat shqiptare më të spikatura në lidershipin global të teknologjisë./Versus.al

Poll