Nga dita e martë deri të enjten pritet të ketë rritje temperaturash.
Kështu bën të ditur në parashikimin javor të motit, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Mesdita e të martës do të sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet të kenë regjistruar vlerën rreth 35 gradë Celsius.
Temperaturat më të larta priten të jenë sot në qarkun e Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës.








