
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar shpalljen e fituesit për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren.
Në një dalje për mediat, ministri Enea Karakaçi tha se ky është një aks i shumëpritur, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, i cili do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në të gjithë veriun e vendit
Karakaçi premtoi se fillimi i rrugës do të nisë sa më shpejt dhe do nga ana e ministrisë do të këmbëngulet për respektimin e afateve të kontratës.
“Procedura ka qenë jo e lehtë pasi ka patur tentativa që kanë rezultuar të pasuksesshme. Personalisht zotohem që fillimet e këtij aksi rrugor të nisin sa më shpejt dhe ky investim të përfundojë brenda afateve të përcaktuara", tha Karakaçi.
Aksi Milot–Balldren ka një gjatësi prej rreth 17 kilometrash dhe do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, duke zëvendësuar segmentin aktual të kategorisë C. Projekti nis në nyjen e Milotit, ku lidhet me aksin Thumanë–Kashar–Lekaj dhe Rrugën e Kombit, ndërsa përfundon në Balldren, në lidhje me aksin Tiranë–Shkodër.
Segmenti konsiderohet një hallkë strategjike e Korridorit Adriatiko–Jonian dhe pjesë e zgjerimit të rrjetit europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor.Versus.al

