
Belgjikë- Një tragjedi ka ndodhur më datë 25 gusht në Bruksel ku ka gjetur vdekjen një emigrant shqiptar, baba i tre fëmijëve.
Mediat belge shkruajnë se shqiptari është qëlluar me armë zjarri nga një person me të cilin prej një kohe të gjatë kishte konflikt për një vend parkimi. Së fundmi debati i ashpër mes tyre kishte denigruar deri në përdorimin e armës.
Të paktën këto kanë qenë dëshmitë e dhëna nga i arrestuari dhe fqinjët e tjerë të cilët i kishin parë shpesh herë duke debatuar. Mëgjithatë hetimet vazhdojnë për pista të tjera të shkaqeve që mund të kenë sjellë ngjarjen e rëndë.
Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në një komunë periferike të Brukselit. Versus.al







