MAGAZINË /

Ia ka vjedhur zemrën një akademik? Erjola Doçi në një lidhje të re dashurie

“Jam në një njohje, por kaq mund të them”

Shkruar nga M.H
Ia ka vjedhur zemrën një akademik? Erjola Doçi në një
Erjola Doçi

Moderatorja dhe ish-banorja e shtëpisë së BBVA3, Erjola Doçi ka zbuluar mëngjesin e sotëm se është në një lidhje dashurie.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Wake up’ nga ku pas ngacmimeve të moderatorëve është shprehur: “Jam në një njohje, por kaq mund të them”.

Erjola tregoi gjithashtu edhe karakteristikat që duhet të kishte mashkulli ideal i saj. Ajo tha se nëse dikur i pëlqenin gjërat fikse, tani jo më.

E di ku është e çuditshmja, se dikur vija me karakteristika fikse, e dua kështu, e dua ashtu. Tani jo, më pëlqen ajo energjia që o ndodh, o nuk ndodh. Nuk kam tashmë një karakteristikë fikse, dua thjeshtë të më bëjë të ridashurohem përsëri. Dua shumë të dashurohem”, u shpreh Doçi.

Ndërkaq moderatorja shtoi se ka filluar të ketë një pëlqim të madh për njerëzit që janë akademikë dhe seriozë, pasi sipas saj bashkëjetsa me këto lloje njerëzish rezulton të jetë më e gjatë.

Kam filluar të pëlqej njerëzit akademikë, se dikur doja “bad boys”. Preferoj njerëz akademikë sepse mendoj se mund të kesh një bashkëjetesë më të gjatë me ta, mund të kesh diçka më serioze dhe të konsoliduar. Mua më përpara them të më hysh në tru se sa në zemër”, vijoi moderatorja e njohur.

E pyetur nëse do të donte që partneri i saj të ishte një person nga politika, pasi edhe ata janë akademikë moderatorja u shpreh se ata janë mafia e vërtetë dhe nuk do ta dëshironte kurrë një gjë të tillë./ Versus.al 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: