AKTUALITET /

Vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi, autori Rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e dënimit me burg të përjetshëm

Rekursi i bërë prej tij kundër vendimit që e mbylli përjetë në qeli do të shqyrtohet në Dhomë Këshillimi nga një trupë gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Medi Bici, Enton Dhimitri.

Shkruar nga B.SH
Vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi, autori Rekurs në Gjykatën e
Fildez Hafizi, vendi ku u krye krimi, Fadil Kasmi

Fadil Kasemi i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Fildez Hafizi ka kërkuar në Gjykatën e Lartë rrëzimin e këtij dënimi.

Kjo gjykatë ka shpallur datën 29 shtator për seancën gjyqësore ndaj 58- vjeçarit, që më 31 gusht 2017, qëlloi me armë zjarri drejt nënës së dy fëmijëve të tij në zonën e ‘Xhamllëkut’ në kryeqytet.

Rekursi i bërë prej tij kundër vendimit që e mbylli përjetë në qeli do të shqyrtohet në Dhomë Këshillimi nga një trupë gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Medi Bici, Enton Dhimitri.

Në Gjykatën e Lartë, Kasemi kërkon shfuqizimin e vendimit të Apelit të Gjykatës për Krimet të Rënda të vitit 2019, me pretendimin se duhet shkallët më e ulët, duhet t’i kishin pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, lloj gjykimi që do të shpëtonte nga dënimi i përjetshëm.

Aktualisht ai po vuan këtë dënim pasi u fajësua për ‘vrasje për shkak të rrethanave familjare’, ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘rrëmbim personi’.

Gjatë procesit gjyqësor ndaj tij në shkallët më të ulëta, Kasemi ka mbajtur qëndrim pohues për ngjarjen, ndërsa ka pretenduar se ish-bashkëshortja i kishte kthyer fëmijët kundër dhe se nuk ishte mirënjohës për investimet e bëra karshi saj.

Vrasja e magjistrates Hafizi 2 vjet pas divorcit nga i shoqi u parapri nga konflikte të mëparshme mes të dyve, si ai i vitit 2015, ku Kasemi kërcënoi gjyqtaren me armë në një ambient publik në Golem./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: