POLITIKË /

PD dënon grisjen e flamurit izraelit, Berisha: Akt kriminal

PD thotë se ky është një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona

Shkruar nga Versus
PD dënon grisjen e flamurit izraelit, Berisha: Akt kriminal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas incidentit të grisjes së flamurit të Izraelit, duke e cilësuar këtë veprim si një akt kriminal dhe duke kërkuar ndëshkimin e autorit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha e konsideroi ngjarjen një akt ekstremist dhe antisemit, që sipas tij bie ndesh me marrëdhëniet tradicionale të miqësisë mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit të ngritur në ambasadën e këtij vendi si një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona dhe kërkon ndëshkimin e merituar ligjor të autorit.

Poll