
Skuadra Olimpike e Shqipërisë ka mbërritur ditën e djeshme në Paris, për t’iu bashkuar konkurimit për marrjen e medaljes së parë në Lojërat e këtij niveli. Edhe pse skuadra kuqezi do të jetë e përbërë nga tetë sportistë, në Fshatin Olimpik të Francës janë vetëm gjashtë prej tyre.
Kjo ndodhi për faktin se dy atletët, Luiza Gega dhe Franko Burraj nuk udhëtuan me ekipin.
Dyshja do paraqiten në Paris më 29 korrik, duke qenë se kalendari i garave të tyre është pas kësaj date. Veç saj, ata nuk do jenë në ceremoninë e hapjes së të premtes, teksa Luiza Gega ishte flamur-mbajtëse, ndërsa në vendin e saj është përzgjedhur notarja Kaltra Meça.
Nga 26 korriku deri më 11 gusht vëmendja e sportit do jetë në Paris, teksa kuqezinjtë do përfaqësohen me tetë sportistë.
Katër janë sportistë të kualifikuar në këtë turne, me shpresën e madhe që është te atletika dhe mundja. Atletja Luiza Gega do të garojë në 3000 m me pengesa, ndërkohë mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg) kanë pritshmëri.
Ndërkohë që 4 sportistë të tjerë e kanë siguruar pjesëmarrjen me ftesa. Ato janë Franko Burraj në atletikë 100 m, Manjola Konini në qitje, në disiplinat 25 m pistol dhe 10 m air pistol, si edhe notarët Kaltra Meça 200 m stil i lirë dhe Grisi Konxhaku 100 m stil i lirë./ Versus.al







