Gjykata e Apelit ka lënë në fuqim masën 'Arrest shtëpie' vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë për ish- drejtorin e IT-së së Policisë, Ervin Muça, pasi ky i fundit kërkoi që hetimet ndaj tij të vijonin në gjendje të lirë, me argumentin se nuk ka kryer shkelje të ligjit.
Muça është vendosur në 'arrest shtëpie' pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS, nje ngjarje mbi të cilat pak ditë më parë është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar.
Në njoftim e Prokurorisë së Tiranës thuhej se hetimi ndaj Muçës ka filluar bazuar në referimin e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vitin 2023, lidhur me kopjimin e paligjshëm të të dhënave të sistemit TIMS.







