MAGAZINË /

Prej vitesh spitaleve me të birin, Hamdi Skeja i 'çon' letër Zotit: Ose udhëzo ata, ose më jep forcë që të bëhem kriminel

Hamdi Skeja nga Kalaja e Dodës është prindër i një fëmije të sëmurë i cili prej vitesh ka kërkuar ndihmë nga institucionet shtetërore por që nuk ka marrë përgjigje.

Shkruar nga Versus

Prej vitesh spitaleve me të birin, Hamdi Skeja i 'çon'

Hamdi Skeja nga Kalaja e Dodës është prindër i një fëmije të sëmurë i cili prej vitesh ka kërkuar ndihmë nga institucionet shtetërore por që nuk ka marrë përgjigje.

Ai prej vitesh rropatet spitaleve dhe durimit të tij i ka ardhur fundi saqë ka vendosur t'i dërgojë një letër Zotit ku i kërkon të marrë në dorë fatin e djalit të tij.

Postimi i plotë i Hamdi Skejës:

NJË LETËR PËR ZOTIN

Jo pa qëllim po i nis një letër ZOTIT, i cili duhet të marr në duar fatin e djalit tim, dhe çdo fëmije që vuan, po kryesisht për djalin tim që prej vitesh rropatet spitaleve, dhe pa një zgjidhje.

I dashur Zot, më dëgjo, më dëgjo dhe vepro;

Jam në hall, sinqerisht shumë në hall të madh, pasi prej vitesh instucionet heshtin, në mos them Zot se tallen, e mua e vetmja forcë që më ka ngelur është të bëhem kriminel, po ti i dashur Zot e thua në librin e shenjtë se nuk duhet të bëhemi të tillë, pra; -kriminelë.

Zot, i dashur Zot i plotëfuqishëm, i madhërishëm, mëshirëplotë, dhe mirëbërës, më ndihmo.
E kupton Zot çfarë do të thotë që një baba është dorëzuar?!
Zot, udhëzo ministrinë që të reagojnë, udhëzo njerëzit publikë që të reagojnë, udhëzo mediat që të jenë me mua, jo me mua e për mua, me mua për djalin tim që po rritet dyerve të spitalëve pa marr kurrë atë që i duhet.
Të lutem, ose udhëzo ata, ose më jep forcë mua që të bëhem kriminel.

Zot, kam shumë për të thënë, shumë, shumë, por po e mbyll me kaq, duke të pritur ty!

Poll