AKTUALITET /

Ndërron jetë kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare

I madhi, Ismail Kadare është shuar në moshën 88 vjeçare.

Shkruar nga B.V

Ndërron jetë kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme.

Mësohet se kolosi i letrave shqipe, është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në orët e para të mëngjesit brenda banesës në Tiranë. Familjarët e tij më pas lajmëruan urgjencën, por asgjë nuk mund të bëhej për ta rikthyer në jetë.

Pas pandemisë së Covid-19, Kadare u kthye në Shqipëri për të jetuar. Shpeshherë i krahasuar me Fishtën dhe Konicën, Kadare renditet ndër ikonat e letërsisë shqipe. Ai fitoi shumë çmime ndërkombëtare dhe librat e tij u përkthyen në gjuhë të ndryshme të botës. Në tetor të vitit të kaluar, Kadare u nderua nga Macron pasi ky i fundit i dorëzoi “Urdhrin e Lartë të Legjionit të Nderit”.

Shpesh emri i tij u përfol për si një ndër konkurentët për marrjen e Çmimit Nobel për Letërsinë. Në vitin 2005 fitoi Çmimin Ndërkombëtar “Booker” ndërkohë ishte kandidat pretendent edhe për vitin 2024 me librin “Kur sunduesit grinden” i cili u vlerësua si një “meditim letrar magjepsës mbi Rusinë Sovjetike, autoritarizmin, strukturat e pushtetit në një periudhë shkrimtarësh të mëdhenj”. Versus.al

Poll