AKTUALITET /

ESKLUZIVE/ Julian Cumrraku dhe Arben Uka ishin nën vëzhgim nga anti-terrori

Shkruar nga Versus

ESKLUZIVE/ Julian Cumrraku dhe Arben Uka ishin nën vëzhgim nga

Julian Cumrraku dhe shoku i tij Arben Uka që janë rrethuar nga policia lokale dhe RENEA- në fshatin Orosh të Fushë-Arrzit që prej orëve të para të mëngjesit qëndrojnë të ngujuar dhe kërcënojnë policinë të mos i afrohet banesës.

Në vendin që ndodhet banesa nuk ka valë telefoni për të mundësuar komunikimin.

Burime për Versus.al bëjnë me dije se dy personat e dyshuar po survejoheshin prej disa muajsh nga anti-terrori pasi kishte dyshime për veprimtarinë e tyre. Ata janë zbuluar rastësisht gjatë një kontrolli pasi dyshoheshin për armë dhe lëndë narkotike. Ata kanë qëlluar me armë në ajër të paktën njëherë dhe ky fakt konfirmohet nga banorët e zonës.

Gjatë kohësh që policia iu ka bërë thirrje të dorëzohen kanë bërë thirrje “Allahu ekber”. Policia po tenton të negociojë duke dërguar vëllain e njërit prej tyre.

Të dy personat nuk kanë qenë precedent penal më parë, por dyshohet se Arben Uka ka qenë më parë në Siri në mbështetje të grupeve terroriste. Në fshat ka mbërritur gjithashtu dhe një autoambulancë. /Versus.al

Poll