Çfarë do të gjeni në brendësi
Gjykata ka lënë pas hekurave Aleksandër Krashin, shoferin 24-vjeçar të betonieres me të cilën u përplas Benz-i ku udhëtonin 4 të rinjtë, që humbën jetën tragjikisht pasi mjeti shpërtheu në flakë duke bërë që të digjeshin brenda.* Shoferi Krrashi në Gjykatë ka thënë se ka dalë nga betonierja dhe ka tentuar të hapë derën e makinës së viktimave por "nuk ka mundur dot pasi mjeti ka marrë menjëherë flakë”
Aksidenti i rëndë me 4 të vdekur, zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres në gjykatë: Tentova të hapja derën, por makina shpërtheu në flakë
Para Gjykatës së Tiranës dolën sot tre të arrestuarit pas aksidentit tragjik të 19 marsit ku humbën jetën katër të rinj: Enejd Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij, Erild Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç, dhe Andi Laçi, 22 vjeç.
Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shoferin e betonieres, Aleksandër Krrashi dhe kushëririn e tij që e ndihmoi të fshihej ndërsa dha detyrim paraqitje për menaxherin e firmës 'Hel-Jon', Danjel Koxha.
Shoferi Krrashi në Gjykatë ka thënë se ka dalë nga betonierja dhe ka tentuar të hapë derën e makinës së viktimave por "nuk ka mundur dot pasi mjeti ka marrë menjëherë flakë”
“Nuk jam larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.U përpoqa maksimalisht t’i ndihmoj. Dera e makinës nuk hapej. Lajmërova edhe një koleg, shofer të një betonierje tjetër, që të vinte për të më ndihmuar me shuarjen e zjarrit" mësohet të ketë thënë ai në gjykatë.
I riu ka plagë djegieje në fytyrë.
Aksidenti me 4 viktima në Fushë-Prezë, Gjykata lë në burg pa afat shoferin e betonieres dhe kushëririn e tij

Togat e zeza caktuan masën “burg pa afat” për Aleksandër Krrashin. Gjithashtu u la në qeli edhe kushëriri i tij Valentin krrashi për veprën penale përkrahje e autorit krimit, pasi largoi 24-vjeçarin nga vendngjarja.
Ndërsa u caktua detyrim paraqitje për Danjel Koxhajn, 34 vjeçarin me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar Aleksandër Krrashit.
Aksidenti tragjik ndodhi në Fushë-Prezë mbrëmjen e 19 Marsit, pasi mjeti tip Benz ku udhëtonin të rinjtë u përplas me pjesën e pasme të betonieres që ndodhej e fikur në karrexhatë.
Viktimat të aksidentit mbetën shoferi i Benz, 25-vjeçari Enejd Laçi, i vëllai Erind Laçi, 20-vjeç, kushëriri Andi Laçi, 22-vjeç dhe shoku i tyre, Enrikejd Kurti, 24-vjeç.
Saimir Hoxha, është i riu që rezulton të jetë shpallur në kërkim si administrator i firmës së betonit nga ku doli edhe betonierja që iu mori jetën të rinjve. Ai nuk është gjendur ende të merret në pyetje në lidhje me mënyrën se si është pajtuar në punë Aleksandër Krrashi, i riu që la betonierën në rrugë pa sinjale se i kishte mbaruar nafta.







