Live Updates /

“Burrat në terren për vota, gratë në listat e mbyllura”, Rama ironizon Berishën: Mustaqet e Kujtim Gjuzit, e vetmja madhështi

*Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me gratë dhe vajzat në kuadër të festës së 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. *Teksa renditi politikat e ndërmarra për rritjen e barazisë mes burrave dhe grave në politikë, Rama e riktheu vëmendjen tek zgjedhjet e 11 majit, duke bërë me dije se kandidatët meshkuj për deputetë do të jenë në terren për të marrë vota, ndërsa gratë, do të jenë në listat e mbyllura. *Ai nuk la pa përmendur as deklaratën e bërë nga kryedemokrati Sali Berisha për bojkotin e mësimit në shenjë revolte për mbylljen e TikTok.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me gratë dhe vajzat në kuadër të festës së 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. *Teksa renditi politikat e ndërmarra për rritjen e barazisë mes burrave dhe grave në politikë, Rama e riktheu vëmendjen tek zgjedhjet e 11 majit, duke bërë me dije se kandidatët meshkuj për deputetë do të jenë në terren për të marrë vota, ndërsa gratë, do të jenë në listat e mbyllura. *Ai nuk la pa përmendur as deklaratën e bërë nga kryedemokrati Sali Berisha për bojkotin e mësimit në shenjë revolte për mbylljen e TikTok.

4 Postime
1 MUAJ ME PARE

“Burrat janë tifozë skandalozë”, Rama: Nëse do votonin vetëm gratë në Shqipëri, do merrnim 90 deputetë

“Burrat në terren për vota, gratë në listat e

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që pati me gratë për festën e 8 marsit, u përqendrua më së shumti në zgjedhjet e 11 majit, duke ironizuar opozitën me koalicionin e njoftuar së fundmi.

Ndërsa u shpreh se nëse do të votonin vetëm gratë në Shqipëri, PS do të arrinte të merrte 90 deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

“Nëse do votonin vetëm gratë në Shqipëri, ne do merrnim 90 deputetë.  Nënat nuk janë tifoze, burrat janë tifozë janë skandalozë. Gratë janë nëna e bija që kanë të lindur brenda vetes kujdesin për atë që vjen nesër. Keni parë ju gra që shkojnë të luajnë bixhoz dhe të hedhin zara në bingo? Si shpjegohet kjo?”- tha kryeministri. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Thirrja e Berishës për bojkotin e mësimit, Rama në takimin me gratë: Po shfaqin madhështinë e marrëzisë

“Burrat në terren për vota, gratë në listat e

Kryeministri Edi Rama e ka përdorur sërish deklaratën e bërë nga kryedemokrati Sali Berisha i cili dje pas thirrjes për protestë për mbylljen e TikTok, u bëri thirrje nënave të mos çojnë fëmijët në orën e parë të mësimit në shenjë bojkoti.

Duke e konsideruar si “marrëzi”, Rama tha në takimin me gratë dhe nënat se kjo deklaratë u tregon të gjithëve se çfarë duhet të kenë parasysh më 11 maj.

“Në ditën e Mësuesit jehoi një thirrje për fëmijët të mos shkojnë në shkollë. Të gjithë fëmijët u ftuan nga Kujtim Gjuzi të mos shkojnë në shkollë dhe prindërit u ftuan të mos i lënë fëmijët që të shkojnë në shkollë ditën e hënë dhe të shfaqin të gjithë madhështinë e marrëzisë për të protestuar pse do mbyllet tik-tok. Kjo është një mënyrë që nuk ka nevojë për asnjë koment dhe argumentim më tepër por që në vetëvete u thotë të gjitha nënave, pavarësisht nëse janë socialiste apo demokrate që nga ccfarë duhet të ruhen në 11 maj dhe çfarë duhet të kenë parasysh”- deklaroi Rama. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

“Burrat do i hedhim në fushë për të mbledhur vota”, Rama për zgjedhjet e 11 majit: Gratë do jenë në listat e mbyllura

“Burrat në terren për vota, gratë në listat e

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka marrë pjesë në një takim me vajzat dhe gratë në kuadër të festës së 8 marsit. Ai u përqendrua tek përfshirja e grave në vendimmarrje dhe në PS, duke mos lënë pas as zgjedhjet e 11 majit.

Rama tha se në zgjedhjet e ardhshme kandidatët burra do të jenë në terren për të mbledhur vota, ndërsa gratë do të jenë pjesë e listës së mbyllur të kandidatëve.

“Ne burrat ata që kanë marrë nga PS mandate do t’i hedhim në fushë, ndërsa gratë do ti ndajmë në dy pjesë, gratë që do të jenë nikoqiret e gjithë këtij procesi të 4 viteve të ardhshme dhe që do ta marrin përfaqësimin e PS me mbështetjen e gjithë ne në pjesën e mbyllur të listave dhe vajzat që do jenë pjesë edhe listave të hapura. Në listat e mbyllura do kemi djem, vajza,. Gra që janë forca e të resë, forca e gruas, forca e një Shqipërie që shikon përtej 2030”- deklaroi Rama. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

"Bojkotoni mësimin", Rama ironizon thirrjen e Berishës pas mbylljes së TikTok

“Burrat në terren për vota, gratë në listat e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjes së bërë nga kryedemokrati Sali Berisha për bojkotin e orës së parë të mësimit si revoltë për mbylljen e TikTok.

Ashtu si në herët e tjera, Rama ka publikuar një video të bufit të kënetës siç e ka cilësuar vazhdimisht Berishën në deklaratat e fundit. Në sfond të videos është thirrja e Berishës ndaj nxënësve.

“Ju keni të drejtë të filloni grevat dhe greva juaj është të bojkotoni mësimet. Që ditën e hënë për shembull orën e parë, do të ishte gjë madhështore që të mungoni sa më shumë. Kjo është normale. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë ditën e hënë fëmijët e tyre në shkollë fëmijët të paktën orën e parë”, tha Berisha të enjten. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: