Live Updates /

Degradon sherri mes dy adoleshentëve në një lokal në Maliq, humb jetën në spital 14-vjeçari. Shkaku ende 'mister'

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit. Siç bën me dije polici një sherr me thika mes dy të miturve, i ka marrë jetën një 14-vjeçari.*Jepen detajet e para nga ngjarja e rëndë të vrasjes së adoleshentit 14-vjeçar në Maliq. Sipas policies, autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja.*Pamje tronditëse mbërrijnë nga spitali rajonal i Korçës ku nëna e 14-vjeçarit Erald Xhenjo, viktima e sherrit banal të ndodhur pasditen e sotme në Maliq, kërkon dëshpërimisht të shohë djalin e saj.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit. Siç bën me dije polici një sherr me thika mes dy të miturve, i ka marrë jetën një 14-vjeçari.*Jepen detajet e para nga ngjarja e rëndë të vrasjes së adoleshentit 14-vjeçar në Maliq. Sipas policies, autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja.*Pamje tronditëse mbërrijnë nga spitali rajonal i Korçës ku nëna e 14-vjeçarit Erald Xhenjo, viktima e sherrit banal të ndodhur pasditen e sotme në Maliq, kërkon dëshpërimisht të shohë djalin e saj.

4 Postime
46 MINUTA ME PARE

"Më lini ta shoh për herë të fundit", Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, nëna kërkon dëshpërimisht të birin e vdekur në dyert e spitalit

Degradon sherri mes dy adoleshentëve në një lokal në Maliq,

Pamje tronditëse mbërrijnë nga spitali rajonal i Korçës ku nëna e 14-vjeçarit Erald Xhenjo, viktima e sherrit banal të ndodhur pasditen e sotme në Maliq, kërkon dëshpërimisht të shohë djalin e saj.

Në videon e transmetuar nga Euronews Albania, dëgjohet kur nëna e viktimës, e cila ka shpërthyer në lot pas lajmit tronditës, kërkon që të shohë djalin e saj.

“Më lini të shoh djalin për herë të fundit”, dëgjohet në video, ndërsa hyrja e saj brenda ambienteve të spitalit është rreptësisht e ndaluar. Në dyert e qendrës spitalore janë të vendosur forca policie, ndërsa për mjekim është dërguar dhe autori Enedio Guri, i cili gjithashtu ka marrë plagë nga konflikti.

Dy 14-vjeçarët mësohet të jenë nxënës të së njëjtës shkollë në zonën e Pirgut në Maliq, ndërsa të paqarta mbeten arsyet e konfliktit midis tyre. Sipas burimeve për media, është mësuar se dy adoleshentët fillimisht janë konfliktuar ditën e djeshme nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa sot janë takuar në ambientet e një lokali për tu sqaruar.

Konfrontimi fizik mes dy 14-vjeçarëve ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në zonë, sherr që ka degraduar në përdorimin e thikave duke çuar në vdekjen e njërit prej tyre dhe plagosjen e tjetrit.

1 ORE ME PARE

Ishin takuar për t’u sqaruar, detajet e para nga konflikti mes dy 14-vjeçarëve në Maliq ku humbi jetën njëri prej tyre

Degradon sherri mes dy adoleshentëve në një lokal në Maliq,

Jepen detajet e para nga ngjarja e rëndë të vrasjes së adoleshentit 14-vjeçar në Maliq. Sipas policies, autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja.

Sipas të dhënave ditën e sotme, ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg. Dy adoleshentët janë takuar për t’u sqaruar, por kanë debatuar mes tyre dhe më pas janë konfrontuar fizikisht.

Viktima ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të marra me thikë. Sakaq mësohet se autori ka dëmtime, por jo me thikë dhe është duke u marë në pyetje nga policia në ambientet e spitalit.

1 ORE ME PARE

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policë dhe ekspertë mjeko-ligjorë rrethojnë lokalin

Degradon sherri mes dy adoleshentëve në një lokal në Maliq,

Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja e 14-vjeçarit, Erald Xhejo janë publikuar.

Siç shihet në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ekspertë mjeko-ligjorë.

Lokali është rrethuar ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën vdekjen e një të mituri nga bashkëmoshatari i tij.

Ende nuk dihen shkaqet ndërsa bëhet me dije se viktima humbi jetën në spital pas plagëve të marra me thikë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, një bashkëmoshatar me viktimën ndodhet në spital pasi edhe ai ka marrë plagë nga sherri i regjistruar rreth orës 17:50.

Ai gjithashtu është nën mbikëqyrjen e policisë.

2 ORE ME PARE

E rëndë në Maliq/ Degradon sherri mes dy adoleshentëve në një lokal, humb jetën në spital një 14-vjeçar

 

Degradon sherri mes dy adoleshentëve në një lokal në Maliq,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit. Siç bën me dije polici një sherr me thika mes dy të miturve, i ka marrë jetën një 14-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Pirg. Erald Xhejo, 14 vjeç si pasojë e plagëve të marra nga sherri me thika, ka ndërruar jetë në spital.

Sakaq, 14-vjeçari tjetër, Enedio Guri, autori i dyshuar i ngjarjes është në spital për të marrë mjekim në mbikqyrjen e policisë. Viktima është nga fshati Zvirina, ndërsa autori nga Leminoti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tags:

maliq

Poll