Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një vrasje e dyfishtë mesditën e sotme tronditi fshatin Kurjan të Roskovecit, Fier *Altin Kuka 49 vjeç qëlloi me automatik në drejtim të Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, xhaxha e nip të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. *Më pas autori është vetëdorëzuar në Polici së bashku me armën që kreu krimin e rëndë. *Drejtori i Policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj deklaroi për media se motivi i ngjarjes së rëndë dyshohet se është bërë një grindje mes viktimave dhe djalit të autorit. *Në momentin kur Altin Kuka ekzekutoi xhaxha e nip nuk ka vepruar i vetëm. Mësohet se policia ka arrestuar dhe një person tjetër që dyshohet se ndihmoi vrasësin në krim.
“I vrava të dy, po shkoj të dorëzohem”/ Fjalët që i tha gruas autori i vrasjes së dyfishtë në Kurjan
Pas vrasjes së dyfishtë në Kurjan të Roskovecit, autori Altin Kuka e ka lënë armën tip kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe ka shkuar tek bashkëshortja e tij, e cila po shiste në një treg të fruta-perimeve.
Mësohet se autori i është drejtuar gruas me fjalët “unë i vrava të dy, po shkoj të dorëzohem në polici”.
Sipas të njëjtave burime, Altin Kuka e ka pranuar para uniformave blu autorësinë e vrasjes së Gramos dhe Lavdimir Kurtaj (xhaxha e nip), por arsyeja e konfliktit mes tyre akoma nuk është zbardhur.
Referuar informacioneve paraprake, ka qenë një sherr mes dy të rinjve që është bërë shkak për vrasjen e dyfishtë.
Të shtënat ndodhën në një lokal të fshatit, aty ku siç raporton gazetarja Anila Sefa, autori i dyshuar Altin Kuka shkoi bashkë me të birin 21-vjeçar “për t’u sqaruar”.
Zanafilla, të paktën sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet të ketë qenë një sherr i ndodhur mes djalit të autorit të dyshuar dhe djalit të njërit prej viktimave, Gramos Kurtajt.
Pas krimit, Altin Kuka u vetëdorëzua, ndërsa djali i tij u vu në pranga në tentativë arratisje në aksin Fier-Berat.
Viktimat Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj janë vëllezër gjaku, mirëpo njëri prej tyre është dhuruar tek xhaxhai, ndaj janë të regjistruar në Gjendje Civile si xhaxha dhe nip.
Për krimin e dyfishtë, Policia ka shoqëruar mbi 10 persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Vrasja e dyfishtë në Roskovec, shoqërohet në polici djali që nisi sherrin
Pas vrasjes së dyfishtë në Roskovec, policia ka shoqëruar në komisariat disa persona. Mes të shoqëruarve, është edhe djali i autorit të krimit dhe disa banorë të fshatit Kurjan.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan, ku Altin Kuka qëlloi me automatik ndaj vëllezërve Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj, teksa po qëndronin në lokalin e tyre.
Shkak i krimit të rëndë dyshohet të ketë qenë konflikti i një dite më parë mes djalit të autorit me fëmijëve të vëllezërve Kurtaj.
49-vjeçari kishte shkuar të sqarohej për sherrin e të birit, por gjatë debatit qëlloi me breshëri plumbash ndaj bashkëfshatarëve të tij. Pas vrasjes, Kuka u vetëdorëzua në komisariat.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij krimi të rëndë.
“Viktimat dhe autori ishin miq, para një jave...” Flasin fqinjët për krimin e dyfishtë në Roskovec
Fqinjët e dy viktimave, Gramos e Lavdosh Kurti si dhe autorit të vënë në pranga Altin Kuka kanë folur për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në fshatin e tyre.
“Cilido të ketë qenë arsyeja, krimi nuk justifikohet. Para një jave ne kemi qenë bashkë, u erdhi vëllai dy viktimave nga Amerika”, tha njëri prej tyre.
“I njoh, janë vëllezër, ishin model i shoqërore, njerëz bamirës. Ai ishte tregtar kishte lokal, tjetri pikë shumice në Roskovec. Autori ka një aktivitet pularie. Ata hanin e pinin bashkë, ka qenë gjë e çastit. Kishin marrëdhënie tepër shoqërore”, tha një tjetër.
Dy të vrarë me armë zjarri në Rroskovec, policia arreston dhe një person tjetër

Mësohet se Altin Kuka, 49 vjeçari që ekzekutoi me armë automatike xhaxha e nip në fshatin Kurjan të Rroskovecit, nuk ka vepruar i vetëm.
Mësohet se policia ka arrestuar dhe një person tjetër, i cili dyshohet se ndihmoi vrasësin në krim.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së sotme, ku Altin Kuka ekzekutoi me armë automatike xhaxha e nip, Gramoz e Lavdimir Kurtaj.
Ende nuk janë sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se një natë më parë djali i autorit është konfliktuar me 2 viktimat, ndërsa përplasja ka vijuar dhe sot me 2 të vdekur.
Të tre mësohet se janë banorë të të njëjtit fshat dhe sipas po të njëjtave burime shkak dyshohet të jenë çështjet e pronësisë.
/Versus.al
Krimi i dyfishtë në Roskovec, flet kreu i policisë Fier: Konflikt mes djalit të autorit dhe 2 viktimave
Drejtori i policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj, në një deklaratë për media ka dhënë detaje për vrasjen e dyfishtë në fshatin Kurjan të Rroskovecit mesditën e sotme.
Sipas drejtorit të policisë dyshohet se Altin Kuka ka vrarë me armë zjarri automatik, xhaxha e nip të cilët kanë ndërruar jetë menjeherë në vendngjarje.
Ai shtoi se motivi për ngjarjen e rëndë është bërë një grindje mes viktimave dhe djalit të autor
Hasanaliaj: Rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të bashkisë Roskovec ka ndodhur ngjarje e rëndë kriminale, ku shtetasi Altin Kuka, banues në Fier dyshohet si autor i ngjarjes kriminale duke vrarë me armë zjarri automatik, dy shtetas xhaxha dhe nip, të cilët kanë ndërruar menjëherë jetë në vendngjarje. Pas kryerjes së këtij akti kriminal, shtetasi Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Fier po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Për momentin dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të një grindje që ka pasur djali i tij me 2 viktimat' deklaroi shefi i policisë Shpëtim Hasanaliaj./Versus.al
Vrasje e dyfishtë në Roskovec të Fierit/ Kush janë viktimat, djali i autorit u konfliktua me to për pronat
Versus.al ka siguruar dy fotot e viktimave të ngjarjes së rëndë ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kurjan të Rroskovecit.
Sipas inforamacioneve të para Altin Kuka, 49 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, xhaxha e nip të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.
Ndërkohë hetimet do të zbardhin nëse shkaku i krimit të dyfishtë është një zënkë mes djalit të autorit dhe viktimave për çështje pronësie apo për çështje të tjera.
Menjëherë pas ngjarjes autori Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici së bashku me automatikun me të cilin kreu vrasjet./Versus.al


Krim i dyfishtë në Roskovec/ Vrau 2 vëllezërit, autori vetëdorëzohet në polici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në fshatin Kurjan të Rroskovecit.
Sipas burimeve për Versus.al, Altin Kuka 49 vjeç ka plagosur me armë zjarri vellezerit Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, të cilët kanë ndërruar jetë teksa transportoheshin për në spital.
Menjëherë pas krimit autori është vetëdorëzuar në polici, ndërsa është sekuestruar dhe arma e krimit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e këtij krimi.
Njoftimi i Policisë
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ Versus.al








