Live Updates /

‘Etika’ përjashton 6 deputetë të PD për 30 ditë! Demokratët shkojnë në mbledhje me pankarta për skandalin e AKSHI-t

*Komisioni i Etikës në Kuvned vendosi sot përjashtimin me 30 ditë nga Kuvendi për 6 prej deputetëve të Partisë Demokratike të cilët shkaktuan kaos dhe përplasje gjatë seancës së 18 dhjetorit, e cila ishte edhe e fundit për këtë sesion parlamentar. *U vendos përjashtimi për Belind Këlliçin, Albana Vokshin, Flamur Nokën, Fidel Krekën, Elda Hotin dhe Klevis Balliun. Ndërsa për 19 deputetë të tjerë u tërhoq vëmendja. *Gjatë mbledhjes pati tensione pasi deputetët demokratë të pranishëm kishin marrë me vete pankarta për skandalin më të fundit të AKSHI-t ku rezulton se biznesmeni i shpallur në kërkim si kryesori i grupit kriminal, Ergys Agasi ka përfituar miliarda lekë të taksapaguesve pa bërë asnjë punë. *Në dalje për mediat, deputeti Ulsi Manja u bëri thirrje ligjvënësve demokratë që të respektojnë rregulloren e Kuvendit dhe të mos shkaktojnë pengesa për zhvillimin normal të jetës parlamentare.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
2 ORE ME PARE

Përjashtimi i 6 deputetëve të PD me 1 muaj nga Kuvendi, Manja: Të tjerëve u tërhoqëm vëmendjen

‘Etika’ përjashton 6 deputetë të PD për 30
Ulsi Manja

Pas vendimit të Komisionit të Etikës për përjashtimin e 6 deputetëve demokratë për 30 ditë nga seancat plenare, deputeti socialist Ulsi Manja foli për mediat duke e cilësuar seancën e kaluar si jo normale pavarësisht pretendimeve të PD.

Manja tha se për deputetët e tjerë për të cilët ishte kërkuar masë disiplinore ishte bërë tërheqja e vëmendjes.

“Pamjet ju i keni transmetuar. Ka qenë seancë jo normale me veprime të dhunshme. Sot u mblodhëm për të dhënë edhe masat përkatëse. Në përfundim sekretariati për procedurat vendosi që vetëm për 6 deputetë nga ata që u propozuan për masë, të përjashtohen me 30 ditë pune.

Për të tjerët u mjaftuam me tërheqjen e vëmendjes. U bëj thirrje kolegëve që rregullorja e Kuvendit dhe Kodi i Etikës janë akte që rregullojnë veprimtarinë parlamentare. Nuk mendoj se dhuna në seancë plenare është zgjidhje. Aq më tepër që në seancë kërkohet të respektohet rregullorja edhe në raport me punonjësit e gardës”- tha Manja ndërsa u largua pa u përgjigjur ndaj pyetjeve të tjera të gazetarëve. Versus.al

2 ORE ME PARE

Kaosi në seancën e fundit plenare, 6 deputetë demokratë përjashtohen për 30 ditë

‘Etika’ përjashton 6 deputetë të PD për 30

Komisioni i Etikës ka vendosur përjashtimin me një muaj nga seancat plenare të Kuvendit për6 deputetë demokratë nën akuzën se penguan zhvillimin normal të seancës më 18 dhjetor e cila ishte edhe e fundit për këtë sesion parlamentar.

Konkretisht janë përjashtuar: Belind Këlliçi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Fidel Kreka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti. Ndërsa 19 deputetëve të tjerë të PD iu tërhoq vëmendja për kaosin e shkaktuar. Versus.al

2 ORE ME PARE

Deputetët e PD tek ‘Etika’ me pankarta për skandalin e AKSHI-t: Siguria kombëtare në duart e Ergys Agasit

‘Etika’ përjashton 6 deputetë të PD për 30
Mbledhja në komisionin e Etikës

Në komisionin e Etikës ku u zhvillua mbledhja për të trajtuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin e 29 deputetëve demokratë pas kaosit në seancën e fundit, pati debate gjatë kohës që mbledhja transmetohej “live” në facebook-un e Berishës.

Deputetët mbanin në duar pankarta me skandalin e bërë publik së fundmi lidhur me tenderat e AKSHI-t dhe miliardat e përfituara nga biznesmeni Ergys Agasi pa bërë asnjë shërbim.

Deputetja Albana Vokshi tha se ajo e kishte ndezur flakadanin dhe se do ta bëjë sërish deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërsa demokrati Flamur Noka i tha deputetit socialist Ulsi Manja se nuk mund të trajtonin si temë pamjet filmike të kaosit ndërkohë që siguria kombëtare është në duart e të shpallurit në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi.

“Unë e kam ndezur dhe do e ndez 100 herë derisa të ikë Edi Rama. Sillni Niko Peleshin të shpjegojë përse kishte future gardën që në orën 09:30”- tha Vokshi.

“Sigurinë kombëtare e ka në dorë Ergys Agasi, ti na flet për pamje filmike këtu. E kupton çfarë po ndodh apo jo”- tha Noka mes të tjerash.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se mazhoranca kërkonte të përjashtonte opozitën pa asnjë arsye. Versus.al

4 ORE ME PARE

Kaosi e tymueset në Kuvend, 'Etika' vendos sot për demokratët! PS kërkon përjashtimin e 29 prej tyre

‘Etika’ përjashton 6 deputetë të PD për 30

Sekretariati i Etikës do të mblidhet sot në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës të cilët u përfshinë në skenat e kaosit gjatë seancës plenare të Kuvendit më 18 dhjetor.

Herën e kaluar mbledhja u shty pasi deputetët e opozitës kërkuan të njiheshin me provat. PS kërkon që prokuroria të verifikojë nëse duhet të nisë procedim penal ndaj Flamur Nokës e Klevis Balliut për përplasjet me punonjësit e gardës.

Në këtë kuadër kërkohet përjashtimi me me 60 ditë nga Kuvendit për Nokën, Balliun, Belindë Këlliçin që ndezi tymuese në sallë, Albana Vokshin, Fidel Krekën, Ledina Alollin, Denisa Vatën si dhe për Berishën e Gazment Bardhin të cilët konsiderohen si organizatorë të dhunës edhe pse nuk morën pjesë në përplasje.

Ndërsa, për deputetët e tjerë që rrethuan foltoren, PS kërkon përjashtim 10-ditor nga seancat plenare të Kuvendit. Versus.al

Poll