Live Updates /

Burrë e grua plagosen me armë nga fqinji në Rrogozhinë! Autori, i diplomuar si veteriner: Doja të vrisja qenin e tyre

*Në fshatin Gosë të Rrogozhinës, u shënuan të shtëna me armë zjarri gjatë paradites së sotme. Për pasojë, të plagosur mbetën çifti i bashkëshortëve, Sami dhe Nadire Disha. *Autori i krimit është fqinji i tyre Shpëtim Osma me të cilin kishin patur një konflikt për motive të dobëta. *Burrë e grua u transportuan në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Shpëtim Osma fillimisht u fsheh, por u vetëdorëzua në polici pak orë pas ngjarjes. *Në dëshminë e dhënë në polici ka thënë se qëllimi i tij ishte të vriste qenin e fqinjëve pasi e shqetësonte vazhdimisht.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
8 ORE ME PARE

Plagosi burrë e grua në Rrogozhinë, flet fqinji: Doja t’u vrisja qenin, sepse më shqetësonte

Burrë e grua plagosen me armë nga fqinji në Rrogozhinë!
Autori i plagosjes, Shpëtim Osma

Pasi u vetëdorëzua në polici, autori i plagosjes së çifit të bashkëshortëve në fshatin Gosë ka dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen e rëndë.

Shpëtim Osma ka deklaruar se qëllimi i tij kishte qenë të vriste qenin e fqinjëve pasi i shqetësonte.

“Isha ankuar disa herë për qenin e tyre sepse më shqetësonte. Por ata nuk më dëgjonin. Doja të virjsa qenin dhe jo ata”- mësohet të ketë thënë Osma në polici.

Paradoksi qëndron në faktin se autori rezulton i diplomuar si veteriner. Versus.al

10 ORE ME PARE

Plagosi me armë zjarri çiftin e bashkëshortëve, dorëzohet autori i krimit

Burrë e grua plagosen me armë nga fqinji në Rrogozhinë!

Shpëtim Osma, autori i plagosjes së çiftit të bashkëshortëve në fshatin Gosë të Rrogozhinës është vetëdorëzuar në polici.

Osma ka qëndruar për disa orë pasi kishte kryer plagosjen ndaj Sami dhe Nadire Dishës me të cilët kishte patur një konflikt për motive të dobëta.

Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes, ndërsa burrë e grua po marrin trajtimin mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën. Versus.al

11 ORE ME PARE

Të shtëna me armë në Rrogozhinë, fqinji plagos burrë e grua (EMRAT)

Burrë e grua plagosen me armë nga fqinji në Rrogozhinë!
Foto nga vendngjarja

Rrogozhinë- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Gosë si pasojë e të cilave kanë mbetur të plagosur burrë e grua.

Dyshohet se autori është fqinji i tyre Shpëtim Osma dhe shkak për plagosjen është bërë një konflikt për motive të dobëta.

Policia ka mbëritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.

Çifti i bashkëshortëve janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se Sami Disha ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa Nadire Disha në bark.

Ndërkohë, autori është fshehur dhe policia është vënë në ndjekje të tij. 

"Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15,  dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta  shtetasi Sh. O,  ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën   shtetasit S. D., dhe N.D  (autori komshi me çiftin që plagosi).  Me marrjen e njoftimit,  shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori.

Në ndihmë  të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit", informoi sot policia. Versus.al

Poll