Live Updates /

I dënuari me probleme mendore arratiset nga burgu i Shënkollit! Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion

*I dënuari për dhunë në familje, Daut Laze është arratisur mbrëmjen e djeshme nga burgu i Shënkollit në Lezhë. *Sipas njoftimit nga drejtoria e burgjeve, mungesa e tij është vënë re gjatë ndërrimit të turnit mes efektivëve. 49 vjeçari ka shfrytëzuar ambientet e institucionit të posaçëm ku po merrte ndihmën e detyruar mjekësore. *Daut Laze vuan nga çrregullimi psikopatik dhe konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë. Policia ka ofruar 10 mijë euro për çdo person që ofron informacion lidhur me vendndodhjen e të arratisurit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*I dënuari për dhunë në familje, Daut Laze është arratisur mbrëmjen e djeshme nga burgu i Shënkollit në Lezhë. *Sipas njoftimit nga drejtoria e burgjeve, mungesa e tij është vënë re gjatë ndërrimit të turnit mes efektivëve. 49 vjeçari ka shfrytëzuar ambientet e institucionit të posaçëm ku po merrte ndihmën e detyruar mjekësore. *Daut Laze vuan nga çrregullimi psikopatik dhe konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë. Policia ka ofruar 10 mijë euro për çdo person që ofron informacion lidhur me vendndodhjen e të arratisurit.

3 Postime
1 MUAJ ME PARE

Arratisja e të dënuarit nga burgu i Shënkollit, policia: 10 mijë euro shpërblim për atë që jep informacion

I dënuari me probleme mendore arratiset nga burgu i Shënkollit!

Policia ka ofruar 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion lidhur me 49 vjeçarin Daut Laze i cili është arratisur nga burgu i Shënkollit gjatë kohës që merrte mjekimin e detyruar.

Në njoftimin e shpërndarë, i arratisuri cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. 

Njoftimi i policisë:

Menjëherë pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, se në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor, Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit, shtetasit Daut Laze, 49 vjeç, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë organizuar punën dhe po kryejnë kontrolle intensive për gjetjen e tij.

Sqarojmë se shtetasi Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.

49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve, për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, për çdo të dhënë në lidhje me vendndodhjen e tij.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 49-vjeçarit.

Policia e Shtetit ka vendosur shpërblimin 10 000 euro për çdo informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e këtij shtetasi. Qytetarët mund të njoftojnë në numrin pa pagesë 112 të Policisë së Shtetit dhe në numrin 068 200 29 61, të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

“Vuan nga çrregullimi psikopatik” detaje nga arratisja e të dënuarit në burgun e Shënkollit

I dënuari me probleme mendore arratiset nga burgu i Shënkollit!
I dënuari Daut Laze, burgu i Shënkollit

I dënuari i cili u arratis nga burgu i Shënkollit gjatë mbrëmjes së djeshme, vuan nga çrregullimi psikopatik i pa specifikuar paranoid. Sëmundja i ka filluar kohë më parë dhe kërkon trajtim e ndjekje të rregullt në psikiatrik.

Në njoftimin e dhënë nga drejtoria e burgjeve bëhet me dije se ndaj të dënuarit ishte vendosur masa “mjekim i detyruar” dhe ka qenë duke u trajtuar në ambientin e posaçëm për mjekim.

“Më datë 4 shkurt 2025, në orët e para të mëngjesit, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në IEVP Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit Daut Hysen Laze, i lindur më 30 gusht 1976 në Çorovodë dhe banues në Tiranë.

Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal”- njofton drejtoria e burgjeve.

Autoritetet po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa deri më tani raportohet se ka shfrytëzuar hapësirat në ambientin e posaçëm mjekësor për të kapërcyer murin e burgut në pjesën jugore. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

I dënuari për dhunë në familje arratiset nga burgu i Shënkollit (FOTO)

I dënuari me probleme mendore arratiset nga burgu i Shënkollit!
Foto: I arratisuri nga burgu i Shënkollit

Lezhë- Daut Laze i cili vuante dënimin për dhunë në familje në burgun e Shënkollit, ka arritur të arratiset nga institucioni.

Mësohet se arratisja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme teksa Laze merrte mjekimin në ambientet e infermierisë. Raportohet se i dënuari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe i ishte caktuar shërbim mjekësor i detyruar.

Por duke shfrytëzuar këtë moment, Daut Laze ka arritur të dalë nga ambienti i kujdesit mjekësor dhe ka kapërcyer murin në pjesën jugore të ndërtesës së burgut.

Autoritetet kanë nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa hetimet vijojnë edhe për mundësinë që Laze të jetë ndihmuar nga të burgosur të tjerë.

Daut Laze është dënuar nga gjykata e Lezhës në 2021-in për dhunë fizike ndaj gruas së tij. Versus.al

Poll