Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën “Partizani”. *Në dalje teksa foli para gazetarëve ai mohoi të ishte njoftuar zyrtarisht nga SPAK më herët për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje si person në dijeni për 21 janarin, por theksoi se sot i ishte dorëzuar personalisht një fletëthirrje e tillë. Ai zbuloi se do të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij ditën e premte. *Sa i takon pyetjeve të gazetarëve mbi përgjegjësinë e tij për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar, Berisha tha se ajo ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit, por mohoi që të kryeministria të ketë fshirë serverat e pamjeve të sigurisë.
SPAK thërret Berishën për herë të tretë për 21 janarin, kreu i PD: Do të paraqitem

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka thirrur për herë të tretë Sali Berishën për ta pyetur si person në dijeni mbi 21 janarin e 2011-ës, kur 4 protestues u vranë përballë kryeministrisë.
Njëkohësisht me paraqitjen e tij sot në SPAK, Berishës i është dhënë edhe fletëthirrja për t’u paraqitur sërish në prokurorinë e posaçme për 21 janarin. Këtë e bëri me dije para gazetarëve duke thënë se do të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij, me shumë gjasë të premten.
Pjesë nga deklarata e tij:
Sali Berisha: Ata që nuk më ftuan mua kanë patur një hall. Por në këtë hetim më ftuan dhe unë absolutisht do vij të dëshmoj gjithçka unë di.
Gazetarja: Të premten? Se zakonisht
Sali Berisha: Ja e sheh, ata njoftojnë përpara gazetarët, para se të më njoftojnë mua.
Gazetarët: Çfarë ore
Sali Berisha: doja të dija nëse janë njoftuar mediat përpara meje, urdhëroni sesi funksionon Altin Troplini. Versus.al
“E dinë numrin tim, s’më kanë sjellë sms”, Berisha mohon të jetë njoftuar nga SPAK për 21 janarin

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk ka marrë njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për t’u marrë në pyetje si person në dijeni për ngjarjen e 21 janarit 2011 kur u vranë 4 protestues para kryeministrisë që drejtonte asokohe.
Sipas Berishës, pavarësisht se SPAK e ka numrin e tij të telefonit nuk e ka njoftuar duke shtuar se ky ka qenë një skenar për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë.
“Altin Troplini sajoi skenarin e turpshëm të ftesës time në Skap për t’u pyetur si njeri që ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit. Ftesa e parë e Altin Troplinit sipas tij mbandatën 3 nëntor, datën që unë isha këtu para jush, isha në zyrat e skapit. Donte jo njoftimin tim, por donte që mercenarë, lakenj të qeverisë në media, të hapnin studio televizive jo me lubinë dhe Ramën e vjedhjet e tyre 90 milionë në tunelin e Llogarisë, 140 mln në aeroportin e Vlorës, por se e ftuam, nuk erdhi etj. Këto janë gjëra të turpshme.
Nga data 3 nuk më ka ardhur të më thotë dhe asnjë nuk rezulton të ketë marrë përsipër një gjë të tillë. Kam dy posta elektronike, njërën e kam timen, tjetra është e parlamenti dhe nuk e përdor. E kam përdorur vetëm në një rast. Kam numër telefoni që e di gjithë bota, marr me qindra mesazhe. Aty nuk më ka ardhur asnjë gjë”- tha Berisha. Versus.al
Nuk u paraqit për "21 janarin", Berisha shkon sot në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë

Kryedemokrati Sali Berisha do të paraqitet paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë ndaj tij “detyrim paraqitje”. Paraqitja e tij vjen vetëm tre ditë pasi të premten ai nuk u paraqit në organin e akuzës për t’u pyetur si person në dijeni për çështjen e 21 janarit.
Pavarësisht se Berisha u shpreh se nuk e kishte marrë fletëthirrjen, SPAK e përgënjeshtroi duke thënë se ka dërguar 2 herë fletëthirrje në banesën e tij, në Kuvend dhe në selinë e PD-së, por nuk janë pranuar të tërhiqen.
Kreu i PD është marrë i pandehur për korrupsion pasiv në dosjen “Partizani” ku i pandehur është edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë.
Malltezi është nën akuzë për korrupsion dhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Versus.al
