Çfarë do të gjeni në brendësi
Julian Cumarraku dhe shoku i tij Arben Uka që janë rrethuar nga policia lokale dhe RENEA- në fshatin Orosh të Fushë-Arrzit
ESKLUZIVE/ Julian Cumrraku dhe Arben Uka ishin nën vëzhgim nga anti-terrori

Julian Cumrraku dhe shoku i tij Arben Uka që janë rrethuar nga policia lokale dhe RENEA- në fshatin Orosh të Fushë-Arrzit që prej orëve të para të mëngjesit qëndrojnë të ngujuar dhe kërcënojnë policinë të mos i afrohet banesës.
Në vendin që ndodhet banesa nuk ka valë telefoni për të mundësuar komunikimin.
Burime për Versus.al bëjnë me dije se dy personat e dyshuar po survejoheshin prej disa muajsh nga anti-terrori pasi kishte dyshime për veprimtarinë e tyre. Ata janë zbuluar rastësisht gjatë një kontrolli pasi dyshoheshin për armë dhe lëndë narkotike. Ata kanë qëlluar me armë në ajër të paktën njëherë dhe ky fakt konfirmohet nga banorët e zonës.
Gjatë kohësh që policia iu ka bërë thirrje të dorëzohen kanë bërë thirrje “Allahu ekber”. Policia po tenton të negociojë duke dërguar vëllain e njërit prej tyre.
Të dy personat nuk kanë qenë precedent penal më parë, por dyshohet se Arben Uka ka qenë më parë në Siri në mbështetje të grupeve terroriste. Në fshat ka mbërritur gjithashtu dhe një autoambulancë. /Versus.al
EMRI/ Aksioni i RENEA-s në fshatin Orosh, identifikohen dy personat që kërcënuan me armë policinë
24 vjeçari Julian Cumrraku dhe Arben Uka janë personat e rrethuar nga policia në Orosh të Fushë-Arrëzit, të cilët dyshohen se kanë kërcënuar me armë punonjësit e policisë të cilët iu kanë kërkuar që të dyshuarit të dorëzoheshin.
Ata dyshohet se janë të armatosur me kallashnikov dhe armë të tjera të rënda gjë e cila ka penguar forcat e policisë të ndërhyjnë menjëherë për ti arrestuar. Banesa ku ata janë fshehur ndodhet në një zonë të vetmuar dhe nuk ka valë telefoni për të komunikuar.
Policia lokale kërkoi ndihmën e RENEA-s për të ndërhyrë pasi dyshohet se dy personat që janë fshehur në një banesën e braktisur në pronësi të Mëhill Jakut janë të armatosur dhe kishin rreth një muaj që qëndronin aty.
Dyshohet se njëri nga personat e armatosur është nipi i pronarit të banesës. RENEA ka arritur në vendngjarje dhe u ka bërë thirrje të dorëzohen por ata kanë refuzuar dhe kërcënuar se do të qëllojnë./Versus.al
