Live Updates /

Konfirmohet gripi i shpendëve në vend, mijëra pula të ngordhura tek “REA”-s! Ministria: Do asgjësohen së bashku me vezët

*Mijëra pula kanë ngordhur ditët e fundit në fermën e kompanisë “REA”-s në njësinë administrative Rashbull dhe Shënavlash të Durrësit. Rastin e bëri publik shërbimi rajonal veterinar në Tiranë që porositi kryerjen e analizave. *Ministria e Bujqësisë konfirmoi më pas se kemi të bëjmë me grip shpendësh dhe si masë u mor karantinimi i fermës së kompanisë REA-s. *Duke mos dhënë detaje për numrin konkret të pulave të ngordhura, ministria njoftoi se ato do të asgjësohen së bashku me vezët. Ndërsa është ndaluar importi i shpendëve dhe nënproduktet e tyre nga 9 shtete. Masa janë marrë edhe për 68 ferma të tjera që merren me mbarështimin e shpendëve.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
1 MUAJ ME PARE

Gripi i shpendëve në Shqipëri, ndalohet importi nga 9 shtete! Ministria: Do të asgjësohen vezët dhe pulat e ngordhura

Konfirmohet gripi i shpendëve në vend, mijëra pula të

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar ndalimin e importit të mishit të pulës dhe nënprodukteve të tjera si pjesë e masave të marra për gripin e shpendëve.

Pas mijërave pulave të ngordhura në fermën e “REA”-s, ministria ka bërë me dije se ka njoftuar edhe 68 ferma të tjera që të marrin masa. Ndërsa pulat e ngordhura dhe vezët e tyre do të asgjësohen, por ende nuk ka dalë një shifër konkrete mbi numrin e asgjësimeve.

Në total, është ndaluar importi i shpendëve nga 9 shtete të ndryshme. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Mijëra pula të ngordhura në fermën e REA-s, konfirmohet gripi i shpendëve në Durrës

Konfirmohet gripi i shpendëve në vend, mijëra pula të

Pas analizimit të përgjigjeve të marra nga laboratori i referencës, është konfirmuar që kemi të bëjmë me gripin e shpendëve në rastin e ngordhjes së mijëra pulave në fermën e kompanisë “REA”-s.

Vetë ministria e Bujqësisë e konfirmoi lajmin pas kryerjes së hetimit epidemiologjik. Ndërsa ferma e “REA”-s do vazhdojë të jetë nën karantinim të plotë.

Kompania “REA”-s numëron 227 708 krerë pula në total të mbarështuara në katër kapanone në pularinë e Njësisë Administrative Rashbull dhe një kapanon në njësinë administrative Shënavlash. Dëmi më i madh raportohet në fshatin Stacioni Zooteknik Xhafzotaj të njësisë administrative Rashbull.

Gripi i shpendëve është një sëmundje e shpendëve të egër, por prek gjithashtu shumë lloje shpendësh shtëpiake, përfshirë pulat, rosat, gjelat dhe patat. Ajo shkaktohet nga viruset e gripit të tipit A dhe ka disa nëntipe të viruseve të gripit që mund të infektojnë zogjtë. Ky grip prek edhe njerëzit, madje ka pasur ndër vite, raste infektimi që kanë ndodhur për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë me zogjtë e sëmurë ose të ngordhur që e kanë transmetuar virusin nëpërmjet pështymës, mukusit dhe feces.  Kur viruset e gripit të shpendëve infektojnë njerëzit, ka simptoma pak a shumë të dukshme që prekin kryesisht traktin respirator, ethe dhe kollë, zakonisht, por edhe pneumoni, vështirësi të rënda në frymëmarrje. Por përgjithësisht viruse të shpezëve nuk janë të rrezikshme për njerëzit. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Ngordhin mijëra pula në Durrës, shërbimi veterinar vendos në karantinë fermën e kompanisë REA-s

Konfirmohet gripi i shpendëve në vend, mijëra pula të

Durrës- Ferma e kompanisë “REA”-s që merret me mbarështimin e pulave është vënë nën karantinim së fundmi pas ngordhjes së mijëra shpendëve.

Njoftimi është dhënë nga drejtoria rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë dhe menjëherë më pas shërbimi veterinar në Durrës është paraqitur në kompaninë “REA”-s shpk.

Janë marrë mostra zyrtare dhe i janë dërguar për analizim Laboratorit të Referencës ISUV.

Kompania “REA”-s numëron 227 708 krerë pula në total të mbarështuara në katër kapanone në pularinë e Njësisë Administrative Rashbull dhe një kapanon në njësinë administrative Shënavlash. Dëmi më i madh raportohet në fshatin Stacioni Zooteknik Xhafzotaj të njësisë administrative Rashbull.

Masat e marra nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve lidhur me situatën:

lënia në fuqi i Urdhrit për rritjen e masave të Biosigurisë;

Njoftimi i 68-subjekteve të mbarështimit të shpendëve për angazhimin e tyre në marrjen e masave për biosigurinë në stablimentet e tyre;

Njoftimi i shërbimit veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.

Njoftimi i Autoritetit Kombëtar te Ushqimit për rritjen e vigjilencës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: