Live Updates /

Konflikti në Sarandë, plagoset ish-efektivi, policia: U godit me tytën e pistoletës! Autori në kërkim!

*Një 56-vjeçar, ish-polic, u plagos gjatë një konflikti në Sarandë, ku dyshohet se është goditur me tytën e një pistoletë. *Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10 në lagjen nr. 4, ku Adil Veli u lëndua gjatë përplasjes duke u goditur me tytën e armës *Gjatë incidentit, arma u shkrep në ajër në mënyrë të pavullnetshme, pa i shkaktuar dëmtime serioze të plagosurit. *I lënduari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po vazhdon kërkimet për gjetjen e autorit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
5 ORE ME PARE

'Arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme', plagosja e ish-efektivit në Sarandë, policia jep detaje

Konflikti në Sarandë, plagoset ish-efektivi, policia: U godit me
Adil Veli

Policia e Sarandës ka dhënë detaje rreth ngjarjes të ndodhur mbrëmjen e sotme, ku ish-efektivi Adil Veli mbeti i plagosur.

Sipas uniformave blu, 56 vjeçari është goditur me tutën e armës dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Nga kqyrja paraprake të vendit të ngjarjes, në momentin e goditjes arma është është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Njoftimi i policisë: 

Sarandë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56- vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

5 ORE ME PARE

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagoset ish-efektivi i policisë

Konflikti në Sarandë, plagoset ish-efektivi, policia: U godit me

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, 54-vjeçari ish-efektivi i policisë, Adil Veli ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Deri tani, nuk dihen ende shkaqet e incidentit apo identiteti i autorit të dyshuar./Versus.al

Poll