Çfarë do të gjeni në brendësi
*Rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kjo është hera e dytë që Veliaj shkon në SPAK, pasi në prill qëndroi për 7 orë duke dhënë dëshmi para hetuesve. *Veliaj nuk dha deklaratë para gazetarëve, por u mjaftua duke bërë një batutë për njërin prej reporterëve. Mësohet se ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Olsi Dado. *Raportohet se kryetari i bashkisë më të madhe në vend po pyetet lidhur me hetimin pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe familjarëve të tij. Ditë më parë u mor në pyetje për 3 orë Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të cilës iu sekuestrua telefoni dhe dokumente e shuma parash nga kompania e saj “Harabel”. *Jashtë ambienteve të SPAK, Veliaj e ka parkuar makinën e tij në parkimin privat të biznesit në pronësi të vëllait të ish-kreut të Gardës, Gramoz Sako, por nuk ka marrë gjobë. *Një grup qytetarësh dhe përfaqësuesish të PD janë mbledhur jashtë godinës së SPAK-ut për të protestuar për ato që i quajtën “afera të Veliajt”. *Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ashtu sicc tha për gazetarët në momentin kur ai doli nga ambjentet e SPAK ka sqaruar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se sot ishte paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për shkak të denoncimit nga një person që siç tha ai është anonim dhe nuk ekziston.
'Kurth i sajuar'/ Erion Veliaj flet në Këshillin Bashkiak për paraqitjen e tij në SPAK: Jam denoncuar nga një qytetar që nuk ekziston
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ashtu sicc tha për gazetarët në momentin kur ai doli nga ambjentet e SPAK ka sqaruar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se sot ishte paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për shkak të denoncimit nga një person që siç tha ai është anonim dhe nuk ekziston.
Veliaj u shpreh se do ishte shqetësuese që kryetari i bashkisë të mos paraqitej në SPAK për kurthe anonime, ndërsa theksoi se nuk bën pjesë tek ata politikane që SPAK i thotë SKAP kur nuk i intereson.
Veliaj: Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni, i cili është një personazh që nuk ekziston, për të na kthyer mallin e letrave anonime. Unë e kuptoj që disa njerëz që nuk na mundin dot në zgjedhje janë kthyer në zanatin e letrave anonime
Të gjithë e dimë se cfarë përfaqëson ky emër, çfarë mentaliteti përfaqëson dhe cfarë kulture linçuese përfaqëson ky stil. Duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin e gjendjes civile dhe mund të verifikojë se është një kurth i sajuar, kam qenë bashkëpunues. Do ishte shqetësuese nëse kryetari i bashkisë edhe për kurthe anonime nuk paraqitet. E di gjithë Tirana ku jetoj unë, e di gjithë Tirana ku banoj unë, ku isha para zgjedhjeve, ku vazhdoj pas zgjedhjeve dhe ku do jem deri në fund të kësaj detyre.
Unë hyj tek ajo rracë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut SKAP kur si interesin dhe i thotë SPAK kur i intereson për kundërshtarët e vetë. As nuk kam bërë antiprotesta, nuk kam bwrw as letra anonime se ne jemi brezi i letrave anonime dhe as nuk i them SPAK plaç kur shkon dhe me letra anonime mundohet. Këtu do jemi, në maj do ju mundim me gjithë letra anonime, me gjithë kurthe, edhe me gjithë klithmat e hienave. Këtu do jemi dhe do e shikoni/Versus.al
VIDEO/ Erion Veliaj del pas pesë orësh nga SPAK, pritet me protesta i hedhin letra
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dal nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh.
Veliaj nuk pranoi të komentojë për gazetarët që po e prisnin tek dera e SPAK por tha se do të jap detaje në Këshillin Bashkiak.
Veliaj u paraqit mëngjesin e sotëm në SPAK pasi ndaj tij ka nisur një hetim pasuror pas kontrollove në kompanitë e bashkëshortes e vëllait të tij.
Ditë më parë për 3 orë rresht u mor në pyetje bashkëshortja e tij Ajola Xoxa të cilës agjentët e BKH i sekuestruan telefonin dhe disa dokumente e shuma parash në kompaninë "Harabel".
View this post on Instagram
Hyri rreth 3 orë më parë, Veliaj ende në SPAK! Merret në pyetje për hetimet ndaj tij

Kanë kaluar mbi dy orë e gjysmë që prej se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ku dyshohet se po merret në pyetje për hetimin pasuror ndaj tij.
Ndërkohë jashtë godinës së SPAK janë mbledhur disa përfaqësues të PD dhe disa qytetarë të cilët hodhën akuza ndaj kryebashkiakut.
Ky i fundit, hyri në SPAK rreth orës 09:00. Edhe në prill të këtij viti, kur u paraqit në SPAK, Veliaj qëndroi për një kohë relativisht të gjatë për 7 orë. Para gazetarëve ai nuk zbuloi për çfarë ishte pyetur, por mohoi që të kishte deklaruar në cilësinë e personit nën hetim. Versus.al
Për herë të dytë në SPAK, Veliaj lë makinën te biznesi i vëllait të ish-kreut të Gardës! Balliu mori gjobë në prill
Duke e pasur të vështirë të gjejë parkim publik apo vend tjetër të lirë për të lënë makinën pranë SPAK, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur të parkojë në vendin e biznesit privat të vëllait të ish-kreut të Gardës Gramoz Sako.
Në prill të këtij viti kur Veliaj u paraqit në SPAK, ish-deputeti i PD Klevis Balliu ishte i pranishëm dhe kishte parkuar mjetin e tij luksoz tip “benz” në rrugën përballë SPAK-ut ku edhe u ndëshkua me gjobë. Ndërsa i njëjti standart nuk u ndoq për makinën e Veliajt asokohe pavarësisht se ishte parkuar në një vend të papërshtatshëm. Versus.al
Nën hetim pasuror, Erion Veliaj shkon për herë të dytë në SPAK (VIDEO)
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Me një dosje në duar, kreu i bashkisë hyri në ambientet e SPAK, për të dytën herë pasi më 30 prill qëndroi për 7 orë në zyrat e prokurorëve të posaçëm.
Ai nuk dha prononcim për gazetarët, por pati një batutë me njërin prej tyre.
"Hë more Edison me ty e paskan kapur sot"- u shpreh Veliajt mes të tjerash.
Javë më parë u bë me dije se ndaj kryebashkiakut ka nisur një hetim pasuror pas kontrolleve në kompanitë e bashkëshortes e vëllait të tij. Mësohet se gjatë paraqitjes së sotme në SPAK, Veliaj do të pyetet rreth këtij hetimi. Ditë më parë për 3 orë rresht u mor në pyetje bashkëshortja e tij Ajola Xoxa të cilës agjentët e BKH i sekuestruan telefonin dhe disa dokumente e shuma parash në kompaninë "Harabel".
Në mars të këtij viti, SPAK tronditi bashkinë e Tiranës me arrestimin e 3 prej ish-drejtorëve më të rëndësishëm Redjan Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tushe nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe korrupsion pasiv me aferën e njohur si “5D”. Asokohe opozita shpërtheu në akuza ndaj kryebashkiakut Veliaj për të cilin janë bërë denoncime edhe të mëhershme lidhur me incneratorin e Tiranës dhe shkelje të tjera. Prej muajsh opozita proteston para bashkisë së kryeqytetit duke kërkuar dorëheqjen e Veliajt.
Sa i takon kontrolleve të SPAK te familjarët e tij, Veliaj ka zbuluar vetë se është nën hetim pasuror dhe se i mirëpret verifikimet e Prokurorisë së Posaçme. Versus.al








