Live Updates /

Kuvendi mblidhet në seancë urgjente për ndryshimet në qeveri, PD kërkon debat maratonë: S’certifikojmë vendimet e Ramës

*Kuvendi mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme sot në orën 17:00 për të votuar ndryshimet në qeverinë “Rama 3” si dhe zyrtarizimin e Elisa Spiropalit si kryeparlamentare pas dorëheqjes së Nikollës për shkaqe shëndetësore. *Presidenti dekretoi paraditen e sotme shkarkimet dhe emërimet e bëra nga kryeministri Edi Rama në kabinetin qeveritar. *Partia Demokratike pas konfimimit të orës për zhvillimin e seancës plenare, kërkoi debat maratonë me 6 orë për ndryshimet në qeveri. Demokratët argumentojnë se nuk duhet të Kuvendi të ketë vetëm rol formal për të certifikuar vendimet që Rama i merr vetë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kuvendi mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme sot në orën 17:00 për të votuar ndryshimet në qeverinë “Rama 3” si dhe zyrtarizimin e Elisa Spiropalit si kryeparlamentare pas dorëheqjes së Nikollës për shkaqe shëndetësore. *Presidenti dekretoi paraditen e sotme shkarkimet dhe emërimet e bëra nga kryeministri Edi Rama në kabinetin qeveritar. *Partia Demokratike pas konfimimit të orës për zhvillimin e seancës plenare, kërkoi debat maratonë me 6 orë për ndryshimet në qeveri. Demokratët argumentojnë se nuk duhet të Kuvendi të ketë vetëm rol formal për të certifikuar vendimet që Rama i merr vetë.

3 Postime
10 MUAJ ME PARE

Seanca urgjente në Kuvend, PD kërkon 6 orë debat për ndryshimet në qeveri

Kuvendi mblidhet në seancë urgjente për ndryshimet në
Selia e PD

Partia Demokratike, ka kërkuar 6 orë debat në seancën e jashtëzakonshme që është caktuar të mbahet sot në orën 17:00 për ndryshimet në kryesinë e Kuvendit dhe të kabinetit qeveritar.

Gjatë seancës do të votohet me votim të fshehtë për kryeparlamentaren e propozuar nga PS, Elisa Spiropali e cila do të zëvendësojë Lindita Nikollën pasi kjo e fundit dha dorëheqjen për shkaqe shëndetësore.

Në një deklaratë për mediat PD ka kërkuar që seanca të zhvillohet me debat për qeverinë e re, me argmentin se “përbërja e këshillit të ministrave nuk duhet të jetë vetëm në dorën e Ramës dhe Kuvendi të ketë vetëm rol formal”. Deklarata e PD vjen pasi presidenti Begaj dekretoi shkarkimet dhe emërimet e reja të proozuara nga Rama në kabinetin qeveritar. Versus.al

10 MUAJ ME PARE

Ndryshimet në qeveri, Begaj dekreton shkarkimet dhe ministrat e rinj të propozuar nga Rama

Kuvendi mblidhet në seancë urgjente për ndryshimet në

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot shkarkimet dhe emërimet e reja në qeverinë “Rama 3”. Dekretimi vjen dy ditë pasi kryeministri Edi Rama dorëzoi në presidencë propozimet për ministrat e rinj të kabinetit dhe lëvizje brenda qeverisë.

Paraditen e sotme, Begaj dekretoi:

shkarkimin e Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes dhe emërimin e Piro Vengut si drejtues i këtij dikasteri.

shkarkimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm dhe emërimin e Ervin Hoxhës në vend të tij.

shkarkimin e Elisa Spiropalit si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe emërimin e Taulant Ballës në vend të saj

shkarkimin e Ervin Metes si ministër i Financave dhe emërimin e Petrit Malajt në vend të tij.

Me dekretimet e Begajt, i hapet rruga Kuvendit për seancën e jashtëzakonshme ditën e sotme që pritet të mbahet rreth orës 17:00 ku pritet të votohet me votë të fshehtë Elisa Spiropali si kryeparlamentare dhe me votë të hapur ministrat e rinj. Nga ana tjetër Partia Demokratike pretendon se nuk është njoftuar për seancë të jashtëzakonshme dhe se sipas rregullit, një gjë e tillë duhej të ishte bërë para 48 orësh. 

Ndryshimet në qeveri të cilat Rama i lajmëroi gjatë kongresit të PS të dielën, surprizuan jo pak pasi kreu i qeverisë zgjodhi emra jo politikë në krye të disa prej dikastereve më të rëndësishme të shtetit. Opozita e cilësoi këtë si një lëvizje të Ramës për të pasur pushtet të plotë mbi çdo dikaster. Versus.al

10 MUAJ ME PARE

Ndryshimet në qeveri dhe Kuvend, deputetët mblidhen sot në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi mblidhet në seancë urgjente për ndryshimet në

Pasditen e sotme në orën 17:00 Kuvendi mblidhet në një seancë të posaçme për të votuar emërimin e Elisa Spiropalit si kryetare e Kuvendit si dhe ministrat e rinj të emëruar nga kryeministri Edi Rama gjatë kongresit të PS të mbajtur dy ditë më parë.

Ndërkohë sot pritet edhe dekretimi i ministrave të rinj nga ana e presidentit Bajram Begaj i cili si për çudi ndodhej në selinë e tij edhe të dielën, kur kryeministri Edi Rama shkoi në presidencë për t’i dorëzuar propozimet e emrave të rinj si presidentë.

Ndërkohë, paraditen e djeshme kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar ku u prezantua si kryetar Niko Peleshi, ndërsa Bledi Çuçi do të mbajë postin e nënkryetarit të Kuvendit. Duke ndjekur të njëjtën rrjedhë fjalimi si gjatë kongresit, Rama u dha afat deputetëve deri në prill që t’i provojnë se e meritojnë të jenë në listat për kandidatë në zgjedhjet parlamentare 2025.

Të dielën, Rama surprizoi me ndryshimet në qeveri, duke zgjedhur emra jo politikë në krye ministrive. Taulant Balla u largua nga posti i ministrit të Brendshëm duke zëvendësuar Elisa Spiropalin si ministër i Marrdhëneve me Parlamentin. Vendin e Ballës e zë kreu aktual i IKMT, Ervin Hoxha. Ndërsa vendin e Niko Peleshit e zë drejtori aktual i portit të Durrësit, Pirro Vengu. Surprizues ishte edhe shkarkimi nga detyra i Ervin Metes, dhe emërimi në krye të ministrisë së Financave i Petrit Malajt, drejtorit të AKBN. Këto ndryshime u panë nga opozita si përpjekje e Ramës për të përqendruar akoma më shumë pushtetin në duart e tij duke shmangur emrat politikë në krye të dikastereve. Versus.al

Poll