Live Updates /

Kuvendi “pre” e hakerave iranianë, kërcënime për deputetët! Parlamenti: Ishin fshirë disa të dhëna

*Ditën e sotme u bë publik lajmi se hakerat iranianë të “Homeland Justice” kishin sulmuar faqen e Kuvendit të Shqipërisë gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:00. *Hakerat publikuan në llogarinë e tyre në Telegram një mesazh për të gjithë deputetët e korruptuar duke i paralajmëruar se kishin marrë të dhënat e tyre dhe se shumë shpejt do të “turpëroheshin”. *Kuvendi reagoi me anë të një njoftimi zyrtar duke theksuar se janë marrë masat për izolimin e sulmit të sofistikuar kibernetik dhe se nuk ishte bërë ndonjë dëm në faqen kryesore të institucionit. Problemet e vetme janë të dhënat që janë fshirë për punonjësit e administratës të cilët përdornin panelet e tyre online, por po punohet për rikthimin e tyre.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
3 ORE ME PARE

"Deputetët e korruptuar do të turpërohen", sulmi kibernetik i Iranit, Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Kuvendi “pre” e hakerave iranianë, kërcënime për

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik të hakerave iranianë në institucionin legjislativ. Në reagimin për mediat thuhet se sulmi ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme kur u konstatua se një pajisje e paautorizuar kishte hyrë në sistemin online të institucionit.

Sipas njoftimit, janë fshirë disa të dhëna të sistemeve të brendshme, ndërsa sistemet kryesore nuk janë prekur. Pas sulmit janë marrë masa për të neutralizuar sulmin dhe për të rikthyer të dhënat e fshira.

Reagimi i Kuvendit:

Në përgjigje të interesimit të medias, Kuvendi i Shqipërisë informon se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit. Gjatë verifikimeve është vënë re fshirja e një pjese të informacionit në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës.

Vlerësimi paraprak teknik tregon se mund të bëhet fjalë për një sulm të sofistikuar kibernetik, i cili ka pasur si synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme.

Nga analizat e para rezulton se infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur. Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë dhe sistemet e tjera që mbështesin funksionimin e institucionit vijojnë të funksionojnë normalisht.

Menjëherë pas konstatimit të incidentit janë marrë masa për izolimin e trafikut të dyshimtë dhe për neutralizimin e sulmit. Ndërkohë, ekipet teknike po punojnë për rikuperimin e të dhënave të fshira në llogaritë e përdoruesve.

Për këtë situatë është ngritur një skuadër e përbashkët teknike dhe hetimore që po punon për analizimin e plotë të incidentit, identifikimin e burimit të sulmit dhe rikthimin e të dhënave të prekura. Në këtë proces Kuvendi i Shqipërisë po bashkëpunon ngushtë me institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike, përfshirë Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit dhe Komandën Kibernetike në Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjithashtu, gjatë këtyre orëve është ofruar mbështetje teknike edhe nga partnerët ndërkombëtarë, me të cilët po vijon komunikimi për vlerësimin e situatës dhe hapat e mëtejshëm. Versus.al

8 ORE ME PARE

“Strehuat vrasësit e fëmijëve”, sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit! Hakerat iranianë kërcënojnë deputetët!

Kuvendi “pre” e hakerave iranianë, kërcënime për

Administrata e Kuvendit është përballur ditën e sotme me një sulm kibernetik, i cili ka bllokuar aksesin e deputetëve dhe stafi ndaj kompjuterave dhe adresave të tyre të emailit që prej mëngjesit.

Grupi i njohur si Homeland Justice ka publikuar emailet e brendshme në platformën Telegram, duke pretenduar se korrespondenca e disa anëtarëve të Kuvendit është tani në duart e tyre.

Në një postim, grupi akuzon institucionin për strehimin e personave të dyshuar dhe kërcënon se kjo turp do të mbetet përgjithmonë me ta.

Postimi në Telegram:

Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice.

Ne jemi shumë më pranë jush sesa mendoni.

A i strehuat vërtet ata vrasës dhe vrasës fëmijësh?

Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë.

Kuvendi “pre” e hakerave iranianë, kërcënime për

Kuvendi “pre” e hakerave iranianë, kërcënime për

Poll