Live Updates /

Liderët e BE-së në Tiranë, Partia Demokratike nis protestën: 11 maji masakër elektorale!

*Ashtu siç kishte paralajmëruar Partia Demokratike ka organizuar protestën në ditën kur ndërkombëtarët kanë mbërritur për samitin e mbajtur në Tiranë *Opozita pretendon se Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë vjedhur votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit *Kandidati i Partisë së Lirisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Tedi Blushi, i cili ka siguruar një mandat deputeti në Tiranë nga listat e mbyllura në zgjedhjet e 11 majit, ka refuzuar të japë një përgjigje të qartë lidhur me pyetjen nëse do të heqë dorë nga mandate për kryetarin e tij Ilir Meta. *Alma Kaçi, vajza e njohur për videoskandalin me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, është parë e pranishme në protestën e organizuar nga Partia Demokratike këtë të premte.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Ashtu siç kishte paralajmëruar Partia Demokratike ka organizuar protestën në ditën kur ndërkombëtarët kanë mbërritur për samitin e mbajtur në Tiranë *Opozita pretendon se Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë vjedhur votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit *Kandidati i Partisë së Lirisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Tedi Blushi, i cili ka siguruar një mandat deputeti në Tiranë nga listat e mbyllura në zgjedhjet e 11 majit, ka refuzuar të japë një përgjigje të qartë lidhur me pyetjen nëse do të heqë dorë nga mandate për kryetarin e tij Ilir Meta. *Alma Kaçi, vajza e njohur për videoskandalin me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, është parë e pranishme në protestën e organizuar nga Partia Demokratike këtë të premte.

5 Postime
5 ORE ME PARE

Demokratët në protestë, Berisha vjen nga Brukseli dhe i bashkohet turmës: Rama nuk do qëndrojë në atë karrige

Liderët e BE-së në Tiranë, Partia Demokratike nis

Lideri demokrat i është bashkuar protestuesve në Bulevardin "Zogu i parë", pas ardhjes nga Samiti i iDU në Bruksel, ku mbajti fjalën e tij lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Opozita ka vendosur që të zhvillojë tubimin me dhjetëra protestues të pranishëm në të njëjtën ditë me ardhjen e liderëve europianë në kryeqytet.

Berisha: Të dashur demokrate dhe demokratë të pranishëm në këtë shesh dhe kudo që jeni sot, në Shqipëri dhe jashtë saj, përshëndetjet më të përzemërta nga Bashkimi Demokrat Ndërkombëtar.

Mbi 87 parti politike, para të cilave paraqita sot masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit apo El Çapos së Ballkanit, Edi Rama.

Njoha miqtë me të gjithë shkeljet monstruoze dhe bindja e përgjithshme ishte se karrigia e Edi Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë.

Të dashur miq, forumi botëror i partive të qendrës së djathtë, u njoh me përdorimin nga Edi Rama të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës.

U njoh me listën e kandidatëve të krimit, me në krye Edi Ramën dhe vazhdon me Sara Milen, me ministrin e krimit, me Taulant Ballën, me dhjetëra kandidatë të tjerë të botës së krimit.

U njoh dhe u denoncua botërisht përdorimi i qindra milionë eurove për të blerë vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Dhurata 70 milionë euro për votën, falja e 200 milionë eurove të gjobave, mbi gjysmë miliardë euro koncesione dhe prokurime.

Pra, zgjedhjet në Shqipëri ishin farsa elektorale më e shëmtuar pas rënies së Perdës së Hekurt në Ballkan dhe Europë.

Ndaj dhe u përshëndes ju dhe u garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura, me zgjedhje krimi, me zgjedhje të korrupsionit, por do marrë përgjigjen që meriton dhe që kanë diktator, çdo narkodiktator.

5 ORE ME PARE

A do dorëhiqet Berisha, sipas statutit të PD? Jozefina Topalli ju përgjigjet gazetarëve

Liderët e BE-së në Tiranë, Partia Demokratike nis

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli, ka reaguar për herë të parë pas rezultatit të zgjedhjeve, duke bërë thirrje për reflektim të matur dhe jo veprime të nxituara. Pyetur nga gazetarët nëse Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen, siç parashikon statuti i PD në rast humbjeje, Topalli u përgjigj me diplomaci, pa e përmendur konkretisht emrin e liderit demokrat.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve më kujton vitin 2001, kur ndodhi fenomeni i Durrësit, nga një zonë dolën 12 deputetë. Njerëzit atëherë ishin shumë të dëshpëruar. E rëndësishme është të mos marrësh vendime të nxituara në kohë kur je i mërzitur, si në jetë, ashtu edhe në politikë,” deklaroi ajo.

E pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë për respektimin e nenit statutor që kërkon dorëheqjen e kryetarit në rast humbjeje, Topalli tha:

“Përpara se të bënit këtë pyetje, ju thashë një gjë. Në momente të vështira mërzie, vendimet duhet t’i lësh për më vonë, kur të jesh më i qetë që të mos gabosh.” /Versus.al/

6 ORE ME PARE

VIDEO/ Xhiroi videoskandalin me Safet Gjicin, shfaqet në protestën e opozitës Alma Kaçi

Liderët e BE-së në Tiranë, Partia Demokratike nis
Alma Kaçi në protestën e opozitës

Alma Kaçi, vajza e njohur për videoskandalin me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, është parë e pranishme në protestën e organizuar nga Partia Demokratike këtë të premte. 

Në këtë tubim, e pranishme në Bulevard, ajo shfaqet duke mbështetur kërkesat opozitare për zgjedhje të lira dhe për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhor që ka shkaktuar polemikë. Në bluzën që ajo ka veshur i drejtohet me një mesazh për presidenten e KE-së Ursula von der Leyen. “Ursula, a jeton dot me 100 euro në muaj”, shkruhet në të.

Ky protestë, megjithëse kishte qenë i paralajmëruar, po zhvillohet pa leje të Policisë së Shtetit. Megjithatë, PD ka theksuar se protesta do të jetë paqësore dhe synon të sensibilizojë opinionin publik dhe ndërkombëtar për çështjet që ajo ngre pas zgjedhjeve të fundit . /Versus.al/

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

6 ORE ME PARE

A do të lërë mandatin për Metën? Ja si përgjigjet Tedi Blushi

Liderët e BE-së në Tiranë, Partia Demokratike nis
Tedi Blushi

Kandidati i Partisë së Lirisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Tedi Blushi, i cili ka siguruar një mandat deputeti në Tiranë nga listat e mbyllura në zgjedhjet e 11 majit, ka refuzuar të japë një përgjigje të qartë lidhur me pyetjen nëse do të heqë dorë nga mandati.

Gjatë protestës së opozitës të mbajtur më 16 maj, e thirrur nga Partia Demokratike kundër rezultatit të zgjedhjeve, Blushi u pyet nga gazetarët nëse do të lërë vendin bosh për t’i hapur rrugë ligjore kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, aktualisht në paraburgim që prej 21 tetorit 2024 me urdhër të SPAK dhe GJKKO-së.

Blushi zgjodhi të mos komentojë për këtë çështje, duke u përgjigjur:

“Nuk kam asnjë koment tjetër vecse të respektojmë këtë protestë për lirinë e votës. Nuk kam punuar kundër Ilir Metës, duhet t’ia bëni të gjithë atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir metës. Ju e dini se kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni këto përgjigje. Nuk jemi mbledhur sot për këtë çështje, por për lirinë e votës”, tha Blushi.

Sipas Kodit Zgjedhor, e vetmja mënyrë që Meta të mund të marrë mandatin e deputetit është që dikush nga kandidatët fitues të dorëhiqet, duke i liruar vendin në listë. Deri më tani, Blushi nuk ka dhënë asnjë sinjal nëse do të ndërmarrë një hap të tillë./Versus.al

7 ORE ME PARE

Liderët e BE-së në Tiranë, PD nis protestën në Bulevard pa praninë e Berishës

Liderët e BE-së në Tiranë, Partia Demokratike nis

Teksa Shqipëria ka mbledhur liderët europianë në kryeqytet, opozita ka vendosur që të zhvillojë një tubim në Bulevardin “Zogu i parë” me dhjetëra protestues të pranishëm.

Lideri i opozitës nuk ka mbërritur ende në tubim, pasi ditën e sotme mori pjesë në samitin e IDU në Bruksel, ku mbajti fjalën e tij lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Policia ka argumentuar se refuzimi i lejes bazohet në nevojën për të garantuar sigurinë maksimale gjatë zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Tiranë . 

Megjithatë, PD ka theksuar se protesta do të jetë paqësore dhe synon të sensibilizojë opinionin publik dhe ndërkombëtar për çështjet që ajo ngre pas zgjedhjeve të fundit .

Deri në këtë moment, protesta ka nisur me tone të qeta, nën moton: “Poshtë diktatura”, “Duam votat tona”, “Edi Rama kriminel” . /Versus.al/

Poll