Live Updates /

Lihen në fuqi masat për mjekët që zhvatnin pacientët me kancer! Gashi ia fut vrapit, Ymeri e shqetësuar për fotot në artikuj: S'jam unë te përgjimet

*Mjekët e vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës për skandalin te Onkologjiku ku nuk u jepnin trajtimin pacientëve me kancer por i çonin në klinikë private, janë paraqitur sot në gjykatën e Tiranës ku u njohën me masat e sigurisë ndaj tyre të cilat u lanë në fuqi, konkretisht arrest me burg për mjekun Edmond Gashi, detyrim paraqitje për ish-zv drejtoreshën e QSUT dhe për mjekjen Alketa Ymeri (Pere). Pas daljes nga gjykata, mjeku Edmond Gashi preferoi të dilte nga ana e pasme duke u larguar me vrap. *Fillimisht mbërriti mjekja Alketa Ymeri (Pere) e cila akuzohet edhe për “shpërdorim detyre” pasi rezultonte të ishte e punësuar në klinikën “Megis” ku edhe drejtonte pacientët me kancer të cilëve nuk u ofronte shërbim në spitalin Onkologjik. Ajo u shfaq më e shqetësuar për fotot jo të bukura të saj në artikujt e mediave, sesa për skandalin për të cilin akuzohet. *Mjeku Edmond Gashi i cili akuzohet se kishte në pronësi klinikën private “Megis” dhe çonte aty pacientët me kancer, duke u marrë shuma të mëdha parash për shqetësime të cilat nuk ekzistonin tek ta, tha para gjykatës se vetëm kishte bërë punën e tij. *Raporti KLSH-së në vitin 2022, kishte zbuluar shkeljet me pajisjen për trajtimin e kancerit, e cila nuk ishte vënë në punë, por pavarësisht kësaj, nuk paraqitën kallëzim në prokurori. Pritet që inspektorët e KLSH të merren në pyetje lidhur me këtë fakt. * Në përfundim të seancës plenare, mjekja Alketa Pere thotë se nuk ishte ajo që ka dalë në përgjime, por është Alketa administratorja. Gjthshtu dhe faramcisti i përfshirë në skandal thotë se nuk njeh asnjë nga mjekët. * Mjeku Edmond Gashi u paraqit me makinë luksoze sot në seancën gjyqësore ndaj tij, ku teksa njihej me masën e arrestit, shoferi i tij e priste jashtë nën tingujt e këngëve latine me volum të lartë pa marrë parasysh çështjen e rëndë për të cilën bëhet fjalë.

Shkruar nga B.V

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Mjekët e vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës për skandalin te Onkologjiku ku nuk u jepnin trajtimin pacientëve me kancer por i çonin në klinikë private, janë paraqitur sot në gjykatën e Tiranës ku u njohën me masat e sigurisë ndaj tyre të cilat u lanë në fuqi, konkretisht arrest me burg për mjekun Edmond Gashi, detyrim paraqitje për ish-zv drejtoreshën e QSUT dhe për mjekjen Alketa Ymeri (Pere). Pas daljes nga gjykata, mjeku Edmond Gashi preferoi të dilte nga ana e pasme duke u larguar me vrap. *Fillimisht mbërriti mjekja Alketa Ymeri (Pere) e cila akuzohet edhe për “shpërdorim detyre” pasi rezultonte të ishte e punësuar në klinikën “Megis” ku edhe drejtonte pacientët me kancer të cilëve nuk u ofronte shërbim në spitalin Onkologjik. Ajo u shfaq më e shqetësuar për fotot jo të bukura të saj në artikujt e mediave, sesa për skandalin për të cilin akuzohet. *Mjeku Edmond Gashi i cili akuzohet se kishte në pronësi klinikën private “Megis” dhe çonte aty pacientët me kancer, duke u marrë shuma të mëdha parash për shqetësime të cilat nuk ekzistonin tek ta, tha para gjykatës se vetëm kishte bërë punën e tij. *Raporti KLSH-së në vitin 2022, kishte zbuluar shkeljet me pajisjen për trajtimin e kancerit, e cila nuk ishte vënë në punë, por pavarësisht kësaj, nuk paraqitën kallëzim në prokurori. Pritet që inspektorët e KLSH të merren në pyetje lidhur me këtë fakt. * Në përfundim të seancës plenare, mjekja Alketa Pere thotë se nuk ishte ajo që ka dalë në përgjime, por është Alketa administratorja. Gjthshtu dhe faramcisti i përfshirë në skandal thotë se nuk njeh asnjë nga mjekët. * Mjeku Edmond Gashi u paraqit me makinë luksoze sot në seancën gjyqësore ndaj tij, ku teksa njihej me masën e arrestit, shoferi i tij e priste jashtë nën tingujt e këngëve latine me volum të lartë pa marrë parasysh çështjen e rëndë për të cilën bëhet fjalë.

10 Postime
8 MUAJ ME PARE

Bashkëshortja e Tahirit, Fatlinda Berisha tregon historinë rrëqethëse: Si ma vrau nënën mjekja e Onkologjikut

Lihen në fuqi masat për mjekët që zhvatnin pacientët me

Pas shpërthimit të skandalit të Onkologjikut ku drejtues dhe mjekë të spitalit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, së bashku me specialistë dhe persona të tjerë akuzohen se krijuan një skemë abuzive të transfermit të pacientëve drejt klinikave private, të shumtë janë personazhet që kanë ndarë historitë e tyre rrëqethëse mbi humbjen e familjarëve nga kanceri.

Fatlinda Berisha Tahiri, bashkëshortja e Saimir Tahirit ka treguar historinë e dhimbshme se si humbi nënën e diagnostikua me melanomë (kanceri i lëkurës) nga operimi i gabuar dhe kura e gabuar e dhënë nga “vrasësja me pagesë” e Spitalit Onkologjik.

Rrëfimi i plotë i në Facebook, i bashkëshortes së Saimir Tahirit, Fatlinda Berisha Tahiri:

Ishte viti 2006. Asokohe 51 vjeçe, ime më, u diagnostikua me melanomë (kanceri i lëkurës) i kapur në gradën 2-3, në gjuhën e mjekëve, jo vonë. Mblodhëm forcat familjarisht të bënim më të mirën. Kontaktuam me mjeken e cila e diagnostikoi në Spitalin Onkologjik, e që vazhdon ende të jetë në detyrë.

Tronditja ishte e madhe, nxitimi për ta zgjidhur akoma më i madh. Mendja na punonte vetëm për të fituar kohë, e për ta shpëtuar.

Doktoresha nuk e bëri dysh e na çoi menjëherë tek klinika e saj private. Një kotec i vockël, që klinikë nuk mund të quhet. Aty kryem operacionin e parë e na duhej të operohej sërish, ndaj u bë edhe operacioni i dytë, në po të njëjtin vend të vockël e të mjeruar. Ata qe e dijne, kuptojne qe as biopsi e asgje nuk beheshin ketu, por niseshin jashte e pergjigja vinte shume vone, duke humbur kohe te vyer.

Nejse, doktoresha me te mbaruar operacioni, erdhi vetë personalisht të merrte lekët në dorë, menjëherë….pa humbur asnjë sekondë. Arroganca dhe sjellja e saj, në fakt na dukej halli më i vogël. Justifikonim veten, të paktën po na shpëton jetën e time mëje mendoja, e lekët që gati sa nuk na i merrte nga xhepi, na dukeshin hiçgjë.

Përshkroi edhe një medikament, për të cilin që në momentin e parë na tha se këtu nuk gjendej.

Kuptohet ne e gjetëm medikamentin dhe filloi trajtimin. Për pak kohë situata u përkeqësua dhe u nisëm jashtë. Mjeku sapo pa të dhënat e analizat na tha se ishte tepër vonë, e se nuk kishim më asgjë për ti bërë. Unë këmbëngulja që kishim shkuar në kohë, por ai vetëm çuditej me çfarë dëgjonte prej meje.

Aty kuptuam se e gjitha mund të ishte parandaluar. Ndërhyrja ishte bërë keq, gabim. Edhe trajtimi më pas ishte bërë gabim. Çdo gjë ishte bërë gabim. E të mendosh që ne paguam, jo pak… por jetën e saj e humbëm, sot e 15 vjet më parë. Kush nuk do paguante për shëndetin? Apo për ti shpëtuar jetën prindit, fëmijës, vetes? Të gjithë do paguanim, por sot, 15 vjet me pas po paguajmë këta vrasës me pagesë, që ua njohim fytyrat e ua dimë zanatin.

Unë jetën e time mëje nuk e shpëtova dot, dhe pse iu nënshtrova “rregullave” kriminale të asaj që ishte mjekja, e që jemi nënshtuar të gjithë kolektivisht, si delet para kasapit, me kokën rruar e qafën zgjatur duke pritur thikën në grykën e radhës.

Nuk shpëtova dot as jetën e dikujt tjetër shumë të rëndësishëm në familjen time, sepse sërish dëgjova mjekun që edhe pse e dinte që vuante nga sëmundje e rëndë, më thoshte trajtoje me paracetamol, duke humbur kohë të vyer në dobi të vdekjes.

Mos të vazhdoj më me keqdiagnostikimet, mungesën e profesionalizmit dhe etikës, trajtimin skandaloz “me mik”, se e kam listën shumë të gjatë, per fatin tim te keq…

Deri atëherë përqafoni prindërit, fëmijët e këdo dashuroni në këtë botë, me shpresën se nuk do bëheni për spital. Po ju ndodhi, SUKSESE NË JETË!

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Mjeku Gashi ia futi vrapit, shoferi i tij ngre muzikën në 'kupë të qiellit' para prokurorisë

Lihen në fuqi masat për mjekët që zhvatnin pacientët me
Mjeti ku ndodhet shoferi, momenti kur Gashi ia fut vrapit nga pjesa e pasme e gjykatës

Ndërkohë që mjeku i spitalit Onkologjik Edmond Gashi ndodhej në gjykatën e Tiranës ku u njoh me masën “arrest shtëpie” për skandalin e zbuluar ku zhvaste pacientët me kancer duke i orientuar në klinikën e tij private, shoferi i tij personal, dukej se po e shijonte momentin jashtë godinës ku dëgjohet teksa lëshon me volum të lartë një këngë “latine”.

Siç shihet në videon e publikuar nga gazetarja Gildona Daci, brenda automjetit luksoz, me bllokazhin hapur teksa kishte bllokuar rrugën pranë gazetarëve, shoferi i Gashit krejt i pashqetësuar e priste këtë të fundit jashtë gjykatës. Plani duhet të ketë ndryshuar pasi vetë Gashi u shfaq teska ikte me vrap nga pjesa e pasme e godinës.

E vetmja fjali që Gashi përmendi para gazetarëve ishte: Kam bërë vetëm detyrën time." Ndërkohë përgjimet e zbardhura në dosjen hetimore të skandalit zbuluan se mjeku nuk ofronte shërbimin siç ia caktonte detyra e tij por i orientonte ata drejt klinikës së tij private "Megis" ku më pas iu zhvaste shuma të mëdha parash për operacione apo kimioterapi. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Skandali i Onkologjikut/ Mjekja Alekta Pere: S’jam unë ajo që ka dalë në përgjime! Farmacisti 'kyç gojën': S’njoh asnjërin

Lihen në fuqi masat për mjekët që zhvatnin pacientët me

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për mjekët e spitalit Onkologjik.

Në përfundim të seancës plenare, mjekja Alketa Pere thotë se nuk ishte ajo që ka dalë në përgjime, por është Alketa administratorja.

Gjthshtu dhe faramcisti Florian Marku i përfshirë në skandal thotë se nuk njeh asnjë nga mjekët.

Farmacisti: Skam asnjë lloj lidhje dhe nuk njoh asnjërin nga personat.

Sipas prokurorisë ju kishit rol aty?

Stimulimet mund të jenë nga më të ndryshmet. Roli i farmacistit është humanist që të ndihmojë çdo pacient në detyrën e kryerjes së vet. Nuk e njoh Edmond Gashin si doktor.

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ "Ik ik o hajdut", gjykata e la në arrest shtëpie, mjeku Edmond Gashi ia fut vrapit sapo del nga godina

Lihen në fuqi masat për mjekët që zhvatnin pacientët me
Edmond Gashi ia fut vrapit nga pas godinës

Menjëherë pasi përfundoi seanca ku u la në fuqi masa e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, mjeku Edmond Gashi ia ka futur vrapit nga pjesa e pasme e godinës për t'ju shmangur gazetarëve.

Ishte gjykata ajo që i ofroi dalje preferenciale. 

Me heret kur hyri ne gjykaten e Tiranes, dhoma Penale, Gashi deklaroi se kishte bere vetem detyren.

 

 

8 MUAJ ME PARE

U nda nga jeta prej kancerit, dëshmia rrëqethëse e Ina Kasimatit për kushtet në Spitalin Onkologjik

Lihen në fuqi masat për mjekët që zhvatnin pacientët me
Ina Kasimati

Në gushtin e vitit 2023 mësuesja Ina Kasimati e cila u nda pak kohë më parë për shkak të kancerit në një letër të publikuar në rrjete sociale ka dëshmuar kushte çnjerëzore të spitalit të Onkolologjikut ku ajo ishte e operuar dhe po merrte trajtimin e duhur.

Letra e saj është bërë rikthyer sërisht në qendër të vëmëndjes pas skandalit në këtë spital.

INA KASIMATI - LETRA AKUZË (gusht 2023)

(Mësuese Ina u nda nga jeta në 23.03.2024)

Unë kur u diagnostikova me kancer gjiri para 4 vitesh, operacionin e bëra te Spitali Onkologjik në QSUT. Jam operuar (unë dhe shumë pacientë) në një krevat me tre këmbë dhe m’u hoqën të gjitha limfonodulat pasi kështu ishte aparatura.

Më pas shefja e terapisë, Dr.Dhurata nuk më dha terapinë sipas protokollit dhe vetëm kur shkova në Itali për vizitë, e mësova këtë gjë. Kur u ktheva dhe ia thashë Dr.Dhuratës, ajo më tregoi listën e pacientëve që prisnin prej disa muajsh të merrnin Zoladexin. I shkruajta atëherë Drejtorit të përgjithshëm z.Enkelejd Joti. Asnjë përgjigje.

I shkruajta ministres, znj.Manastirliu. Asnjë përgjigje. Pastaj një shoqe më sugjeroi t’i shkruaja kryeministrit. M’u duk absurde, por e bëra. Dhe për gjysmë ore drejtori i spitalit më shkruajti një sms (të lante gojën) Znj.Kasimati, ju e keni marré ilaçin në farmacinë e spitalit… (qesharake)

E kundërshtova dhe i shkruajta që nuk e kam marrë ilaçin dhe as që e dija ku ishte farmacia e spitalit. Pas disa ditësh më telefonuan dhe u futa në listë për ilaçin. Pas tre vitesh (d.m.th vitin e kaluar) kur m’u përsërit sëmundja dhe u bë publike thirrja për të më ndihmuar financiarisht të ikja jashtë dhe qindra shqiptarë filluan të më mbështesnin, më mori në telefon ministrja znj.Manastirliu dhe më pyeti për shëndetin.

I thashë dua të iki në një spital jashtë, pasi Spitali Onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori. Ndërsa në dhomën e vogël të onkologes ku shkoja çdo tre muaj për ironi pas Covid-it ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikja bëja terapinë.

Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin, tek dera prisje në këmbë në radhë…

Nuk e di nëse keni shkuar në Spitalin Onkologjik, në katin e parë ku janë vendosur foto nga Shqipëria turistike me një diçiturë në anglisht të një firme farmaceutike: Bëje tani, atë që pacienti ka nevojë më pas.

Aty ishte edhe një fotografi nga një kishë në Voskopojë ku në oborr ishte një varr… Kur e kam parë jam tmerruar. I bëra foto. Ia dërgova drejtorit, e postova edhe në faqen time në FB dhe më pas u hoq …

Para se të nisesha në Francë, falë mbështetjes së shqiptarëve dhe jo të shtetit, unë prisja përgjigjen e biopsisë, por nuk e mora pasi në spital mungonin kitet …

Ndërkohë në ato korridore spitali kam takuar familjarë të pacientëve aty, të shqetësuar për mungesë të ilaçeve, kimioterapisë… Për të mos folur për skanerin që ngelet si një gjë e rrallë që të bëhet dhe jo si një procedurë rutinë për të të ndjekur në ecurinë e trajtimit mjekësor apo analizat, ilaçet… Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse t’i shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit…

Është turp!

Në cilin vend të Europës ndodh kjo? Shërbimi shëndetësor duhet të jetë një normalitet nëse trajtohesh/ operohesh në spitalin publik dhe nëse nuk bëhet aty, skena e sigurimeve shëndetësore e merr përsipër mbështetjen e pagesës për pacientin…

Pse pasi bëhesh publik dhe kërkon ndihmë, ministrja të merr në telefon dhe ”lan moralin” që shteti e dha ndihmën… Jam kurioze të di në rastin e aktorit Fuga çfarë mbështetje i ka dhënë shteti, kur ai është një pagues i sigurimit shëndetësor? Po Pr.Petrela çfarë ka bërë konkretisht kur ai është doktor në spitalin publik dhe neurokirurgu më i mirë?

 

8 MUAJ ME PARE

Skandali në spitalin Onkologjik, lihen në fuqi masat për mjekët dhe zv.drejtoreshën e QSUT

Lihen në fuqi masat për mjekët që zhvatnin pacientët me
Ish-zv drejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, mjekët Alketa Ymeri (Pere) dhe Edmond Gashi

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e caktuara nga prokuroria për mjekët Alketa Ymeri, Edmond Gashi dhe zv.drejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjazi lidhur me skandalin e zbuluar së fundmi në spitalin Onkologjik.

Për Edmond Gashin u la në fuqi masa “arrest shtëpie” ndërsa për Qirjazin dhe Ymerin, u la në fuqi masa “detyrim paraqitje”. E njëjta masë u la në fuqi edhe për specialisten Drilona Kishta e cila ndodhet jashtë shtetit dhe prandaj nuk është bërë i mundur ekzekutimi i masës ndaj saj.

Para se të hynin në sallën ku u mbajt seanca gjyqësore, mjekët Alketa Ymeri dhe Edmond Gashi para mediave mohuan akuzat ndaj tyre, ku Ymeri u shpreh se nuk ishte ajo që kishte drejtuar pacientët me kancer në spitale private, ndërsa Gashi tha se thjesht kishte bërë punën e tij. Pasi doli nga gjykata ku u njoh me masën e arrestit, ia mbathi me vrap nga ana e pasme e godinës për t’u shpëtuar kamerave të gazetarëve.

Ndërkohë, për Halil Gashin, administrator i klinikës mjekësore “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi dhe Florian Markun, administratorin e “Floria Farma” është caktuar masa “arrest shtëpie”.

Dy mjekët Edmond Gashi dhe Alketa Ymeri (Pere) së bashku me nëndrejtoreshën e QSUT Brikena Qirjazi u vunë nën hetim nga SPAK pasi akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke mos u dhënë shërbim qytetarëve dhe duke i drejtuar ata tek klinika private dhe farmaci me barna që ishin futur kontrabandë në vendin tonë të cilat i blinin me shuma deri në 1500 euro. Kordinatori i spitalit të Onkologjikut, Emiljano Lela luante rolin e “sekserit” duke gjetur pacientë të sëmurë që i çonte tek klinika “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi, ku ishte e punësuar edhe doktoresha Alketa Ymeri (Pere). Dosja e përgjimeve zbulon megaskandalin ku mësohet se as pajisja për trajtimin e kancerit nuk ishte vënë në punë edhe pse ishte sjellë në vitin 2021. Ministrja Albana Koçiu reagoi pas skandalit duke shkarkuar menjëherë nga detyra, mjekët përgjegjës dhe zv.drejtoreshën. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Përplasje në Kuvend, deputetët e PD i kërkojnë dorëheqjen, Koçiu: Mjekët që abuzuan, do marrin ndëshkimin e merituar

Lihen në fuqi masat për mjekët që zhvatnin pacientët me
Ministrja, Albana Koçiu

Interpelanca urgjente me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu është përfshirë nga kaosi për shkak se deputetët e opozitës kërkuan dorëheqjen e ministres për skandalin e zbuluar në spitalin e Onkologjikut.

Deputetët u ranë tavolinave, ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla u kërkoi që të ruanin qetësinë përndryshe të ndërpritej interpelanca. Vetë ministrja, tha se mjekët abuzues do të ndëshkohen dhe shtoi se do të ketë një rishikim për të bërë ndryshime në ligjin për mjekët.

Koçiu: Abuzuesit do marrin ndëshkimin e merituar dhe do ketë ndryshime në ligjin e mjekut. Ju e dini se ministria është për të mbështetur rregullat dhe procedurat. Ne flasim çdo ditë për autonominë e mjekëve.

Nikolla-deputetëve të PD: Uluni në vend, nëse nuk doni interpelancë, e ndërpresim!

Koçiu: Unë jam këtu për t’ju përgjigjur shqetësimeve që ne kemi. Shpresoj që shëndeti riprodhues i grave dhe vajzave të mos bëhet pjesë e debateve. Pyetjet tuaja tendecioze nuk kanë qëllim të marrin informacion por të krijojnë një debat shterpë.

Debati më pas u përqendrua sërish në projektligjin për nënat surrogato, për të cilin deputeti Tritan Shehu tha se sjell shkatërrimin e qelizës bazë të familjes shqiptare. 

Në reagimin e bërë pas zbulimit të skandalit në spitalin e Onkologjikut, Koçiu njoftoi shkarkimin e zv.drejtoreshës së QSUT-së Brikena Qirjazi dhe të mjekëve, Edmond Gashi e Alketa Ymeri (Pere) të përfshirë në skandalin ku u zbulua se nuk ofronin shërbim për pacientët e sëmurë me kancer dhe se i orientonin drejt klinikave private. Koçiu në një dalje për mediat dje, pas mbledhjes së qeverisë, bëri me dije se do të ndërmerren ndryshime në ligjin për Urdhrin e Mjekut sa i takon sanskioneve ndaj atyre të cilët e shohin shërbimin ndaj jetëve të njerëzve si biznes dhe mundësi për t’u pasuruar në shkelje të ligjit. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pacientët me kancer i çonte te klinika e tij private, mjeku Edmond Gashi mohon akuzat: Bëj punën time

Lihen në fuqi masat për mjekët që zhvatnin pacientët me
Mjeku Edmond Gashi

Mjeku Edmond Gashi, i akuzuar nga prokuroria për dosjen e skandalit të spitalit të Onkologjikut, ku pacientët me kancer i orientonte në klinikën e tij private, u shpreh para gazetarëve “unë bëj vetëm punën time”.

Ndaj Gashit është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa ai sot u paraqit në gjykatën e Tiranës për t'u njohur me akuzat dhe masën e caktuar ndaj tij. 

Gashi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën e tij duke mos ofruar shërbim ndaj pacientëve të sëmurë me kancer, të cilët i orientonte drejt klinikës së tij private “Megis”. Në një prej përgjimeve të zbardhura në dosjen e prokurorisë, tregohet sesi koordinatori i spitalit, Emiljano Lela bënte rolin e “sekserit” duke gjetur pacientë të cilët më pas ia çonte mjekut Gashi dhe ky i fundit i bënte të mendonin se kishin probleme të rënda shëndetësore, por më pas një gjë e tillë, nuk rezultonte e vërtetë.

Rasti i paraqitur në dosje, tregon sesi Gashi përfitoi 2700 euro për një operacion ndaj një paciente dhe pasi u pa se nuk ishte një rast i rëndë ashtu siç ia kishte përshkruar djalit të pacientes, tha se duhej që ajo të ndiqte kimioterapinë. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ “Jeni askushi, mi nxirrni mirë fotot”, mjekja e Onkologjikut që çonte pacientët me kancer te privati përplaset me gazetarët

Lihen në fuqi masat për mjekët që zhvatnin pacientët me
Mjekja Alketa Ymeri

Ndryshe nga ajo çfarë secili prej nesh mund të mendonte, mjekja e akuzuar se i çonte te klinikat private pacientët me kancer të Onkologjikut duke u thënë se nuk kishte radhë për trajtimin e tyre, sot dukej më e shqetësuar për fotot që gazetarët i kishin publikuar në artikujt e ndryshëm.

Teksa u paraqit në gjykatë për t’u njohur me masën “detyrim paraqitje”, Alketa Ymeri (Pere) pati guximin që t’u jepte këshilla etike gazetarëve dhe mohoi se kishte qenë ajo e cila çonte pacientët për trajtim te private, paçka se në dosjen e prokurorisë së Tiranës dhe në përgjimet e zbardhura provohet diçka krejt tjetër.

Në komunikimin që kishte me mediat, ajo u drejtua ashpër ndaj gazetarëve, ndërsa pavarësisht se u shkarkuar nga ministrja e Shëndetësisë, ajo tha se do të shkonte tek spitali Onkologjik.

"Kurrë në jetën time, nuk e kam bërë këtë gjë. Duhet të hetohen të gjitha spitalet private, duhet një ndryshim rrënjësor në Onkologji. E falenderoj prokurorin për hetimin që ka bërë. Unë do prononcohem mbrapa, sot kam ardhur të mbroj veten sepse jam e pafajshme.

(U drejtohet mediave) një minutë se ju gazetarët më keni mërzitur, më keni shtrembëruar fotot, më nxirrri me sytë ashtu. Edhe mi nxirrni të gjitha këto që them mos m’i shkurtoni fare. Më interesojnë edhe ato fotot me sytë kështu. Duhet të ruhet etika.

- E ruani ju etikën?

Po e ruaj deri në fund sepse kam njerëz me kancer në familje. Dhe e di çdo të thotë. Duhet të ndryshojë struktura e spitalit, duhet të ndryshojnë pajisjet. Jam shumë e lumtur me prokurorin që e ka quajtur “rrugëtimi”, duhet që çdo njeri ta dijë rrugëtimin e pacientëve me kancer deri në fund. Nuk e di për spitalet e tjera, por në spitalin tonë nuk ka shkelje. Mund të ketë nga ata që shkojnë në privat, por duhet të sqarohen mirë gjërat se kush i ka çuar në privat. Unë nuk jam shteti, përfaqësoj veten time. (U drejtohet gazetarëve) Një minutë, se e di unë që i dini të gjitha.

Do shkoni në onkologji?

Po do vazhdoj të shkoj në Onkologji, po kush je ti more, ti je askushi"- u shpreh Pere. 

Pere shfaqej në përgjimet e prokurorisë, ku i kërkonte kordinatorit “Emiljano Lela i cili luante rolin e sekserit me dërgimin e pacientëve në farmaci dhe klinikat private, që të kishte kujdes pasi mund të paraqiteshin edhe gazetarë të emisioneve investigative dhe të hiqeshin si pacientë. Në dosje ajo mohon të ishte e punësuar në klinikën private “Megis” ku çonte pacientët e sëmurë me kancer, por firma e saj rezulton në një dokument të firmosur pas operacionit të një pacienti.

Në investigimin e bërë nga Versus.al, ku u shpreh ekskluzivisht edhe doktori Ardian Hoti, u evidentua fakti që pajisja e kobaltit për trajtimin e kancerit, kishte qenë çështje diskutimi edhe para se ta ngrinte si problem zoti Hoti, por asnjë masë nuk ishte ndërmarrë. Për shkak të mos marrjes së masave lidhur me vënien në punë të kësaj pajisje apo heqjen e saj nga vendi ku mbahej për shkak se ishte rrezik si pasojë e rrezatimit që lëshonte, vetë Hoti u largua nga spitali Onkologjik pas 24 viteve shërbim. Versus.al

 

8 MUAJ ME PARE

Thellohet skandali te "Onkologjiku", KLSH zbuloi shkeljet për pajisjen e trajtimit të kancerit, por s'kallëzoi në prokurori

Lihen në fuqi masat për mjekët që zhvatnin pacientët me

Detaje të reja janë mësuar nga skema e skandalit të Spitalit Onkologjik për të cilin u morën nën hetim disa mjekë dhe zv.drejtoresha e QSUT-së të cilët më pas u shkarkuan me vendim të ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Zbulimet e reja lidhen me problemin që kishte ngritur vetë mjeku Ardian Hoti për pajisjen “Kobalt-terapie”, gjë për të cilën foli edhe për Versus.al duke treguar se shqetësimi për këtë pajisje ishte ngritur edhe më herët gjatë vitit 2021, jo vetëm nga ai.

Lidhur me këtë fakt, mësohet se Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte bërë një audit gjatë vitit 2022 rreth situatës në këtë spital, ku zbuloi një numër të madh shkeljesh, mes tyre edhe aparaturën e kobaltit për trajtimin e kancerit që ishte lënë jashtë çdo standarti duke rrezikuar jetën e shumë njerëzve me rrezatimin e saj.

Asnjë kallëzim nuk është bërë në prokurori nga KLSH pavarësisht shkeljeve të gjetura në raportin e 2022-it. Mësohet se Prokuroria do të sekuestrojë raportin në cilësinë e provës materiale, ndërsa pritet të merren në pyetje edhe inspektorët për të dhënë shpjegime pse nuk e kishin kallëzuar shkeljen e rëndë që kishte zbuluar raporti.

Sa i takon operacionit të koduar “Rrugëtimi”, vitin e kaluar u vunë nën akuzë 18 persona pasi bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të tregtuar medikamente të ndryshme kontrabandë nga Greqia, Italia dhe Kosova më pas i shnisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë me çmime shumë të larta. Siç u zbulua edhe nga hetimet e prokurorisë, ilaçe të caktuara për trajtimin e kancerit, shiteshin në këto farmaci deri në 1500 euro dhe ishin vetë mjekët e Onkologjikut që i drejtonin pacientët në këto farmaci.

Dy mjekët Edmond Gashi dhe Alketa Ymeri (Pere) së bashku me nëndrejtoreshën e QSUT Brikena Qirjazi u vunë nën hetim nga SPAK pasi akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke mos u dhënë shërbim qytetarëve dhe duke i drejtuar ata tek klinika private dhe farmaci me barna që ishin futur kontrabandë në vendin tonë të cilat i blinin me shuma deri në 1500 euro. Kordinatori i spitalit të Onkologjikut, Emiljano Lela luante rolin e “sekserit” duke gjetur pacientë të sëmurë që i çonte tek klinika “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi, ku ishte e punësuar edhe doktoresha Alketa Ymeri (Pere). Dosja e përgjimeve zbulon megaskandalin ku mësohet se as pajisja për trajtimin e kancerit nuk ishte vënë në punë edhe pse ishte sjellë në vitin 2021. Ministrja Albana Koçiu reagoi pas skandalit duke shkarkuar menjëherë nga detyra, mjekët përgjegjës dhe zv.drejtoreshën. Për skandalin, sot në Kuvend do të zhvillohet një interpelancë e kërkuar nga PD me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu gjatë seancës plenare.  Versus.al