Live Updates /

Homazhe për gjyqtarin e vr*rë, Astrit Kalaja, i pranishëm edhe Rama! Krerët e Gjyqësorit: Duhen rindërtuar gjykatat, siguria në nivel zero

*Sot në hollin e Pallatit të Kongreseve janë mbajtur homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u vra dy ditë më parë nga Elvis Shkambi brenda sallës së gjyqit teksa kishte dhënë një vendim mbi një çështje pronësie. *Të pranishëm në homazhe ishin familjarët, miqtë dhe kolegët e tij. Mes tyre edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi i cili shprehu indinjatën për mungesën e sigurisë nëpër gjykata. Duke e komentuar situatën si kritike, Sadushi tha se një gjendje e tillë nuk duhet lejuar më të vazhdojë njësoj. *I pranishëm në homazhe ishte edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari. Rama u pyet nga gazetarët për mungesën e sigurisë në gjykata, por refuzoi të përgjigjej. *Pas homazheve në Pallatin e Kongreseve, trupi i pajetë i gjyqtarit do të varroset në vendin e lindjes, në Shkodër.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
1 ORE ME PARE

"Të gjitha gjykatat duhen ndërtuar nga e para", kreu i GJKKO në homazhet për gjyqtarin e vr*rë: Moment reflektimi

Homazhe për gjyqtarin e vr*rë, Astrit Kalaja, i pranishëm edhe

Kryetari i Gjykatës së Posaçme, Erjon Bani tha se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit duhet të shërbejë si moment reflektimi për të gjithë institucionet shtetërore.

Teksa kreu homazhet në hollin e Pallatit të Kongreseve, Bani tha për mediat se duhet që të gjitha gjykatat të rindërtohen nga e para duke nisur nga godinat aktuale në të cilat jepen vendimet. Sipas tij,  vendimi i qeverisë në 2010-ën përmbante detyrimin që të kishte prani të forcave të policisë nëpër gjykata, por një gjë e tillë nuk është zbatuar.

“Ky duhet të jetë moment reflektimi për të gjithë këtu që nëse nuk ekziston siguria në gjykata, si gjyqtari ashtu edhe qytetarë ndihen të rrezikuar për jetën. Të gjitha gjykatat duhen ndërtuar nga e para, në dijeninë time ka patur kërkesa për godina të reja. Ka ardhur koha që nuk mund të lihen gjykatat në këtë situatë. Kjo kërkon një analizë të thellë, nga nesër kur do të ketë një mbledhje të të gjithë gjyqtarëve të Shqipërisë do nxirren dhe adresohen detyrat tek organet kompetente.

Së pari duhet të fillojë që nga gjykatat dhe duhet të kërkohet llogari për institucionet që nuk kanë përmbushur detyrën e tyre. KLGJ ka kompetencë për politika të përgjithshme, ato që i zbatojnë janë organet e rendit. Sipas kuadrit ligjor në fuqi, të gjitha sallat e gjykimit me një vendim të firmosur në 2010-ën thuhet që forcat e policisë duhet të jenë të pranishme në sallat e gjyqit, ky është një fakt”- u shpreh Bani. Versus.al

1 ORE ME PARE

Rama dhe Lamallari në homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja

Homazhe për gjyqtarin e vr*rë, Astrit Kalaja, i pranishëm edhe

Kreu i qeverisë, Edi Rama u shfaq sot në hollin e Pallatit të Kongreseve ku po mbahen homazhet për gjyqtarin e vrarë dy ditë më parë, Astrit Kalaja.

Pavarësisht pyetjeve të drejtuara nga gazetarët lidhur me sigurinë në gjykata dhe masat urgjente që duhen marrë, kryeministri nuk u prononcua ndërsa u largua nga pallati i Kongreseve.

Krah tij ishte edhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari i cili gjithashtu nuk dha një deklaratë për mediat. Versus.al

1 ORE ME PARE

“Siguria është zero”, kreu i Gjykatës së Lartë në homazhet për gjyqtarin: S'mund ta lejojmë më një gjë të tillë

Homazhe për gjyqtarin e vr*rë, Astrit Kalaja, i pranishëm edhe
Sokol Sadushi

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka marrë pjesë sot në homazhet që po mbahen në pallatin e Kongreseve për gjyqtarin e vrarë dy ditë më parë brenda sallës së gjyqit, Astrit Kalaja.

Sadushi foli për mediat duke deklaruar se situata është tepër kritike dhe se siguria në gjykatat shqiptare është në nivelin zero. Ai theksoi nevojën për të marrë masa sa më shpejt duke theksuar se duhet siguri që gjyqtarët të mund të japin drejtësi.

“Duhen marrë masa sepse situata është shumë kritike, gjendja në gjykatat shqiptare është e papranueshme. Siguria është zero, e them me bindjen më të plotë. Dhe ne nuk mund ta lejojmë më një gjë të tillë, gjyqtarët duan siguri që të japin drejtësi”- tha Sadushi. Versus.al

3 ORE ME PARE

U vr* brenda sallës së gjyqit, sot i jepet lamtumira e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja, homazhe në Pallatin e Kongreseve

Homazhe për gjyqtarin e vr*rë, Astrit Kalaja, i pranishëm edhe

Sot në orën 09:00 në hollin e pallatit të Kongreseve nisin homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u vra gjakftohtësisht dy ditë më parë me armë zjarri në sallën e gjyqit ku sapo kishte dhënë vendimin.

Ngjarja e rëndë nxorri në pah të metat e mëdha sa i takon sigurisë së munguar në sistemin gjyqësor pasi gjykata e Apelit ku ndodhi ngjarja ruhej vetëm nga një truprojë e trupës “Ilyrian Guard”, kompani shtetërore.

Homazhet pritet të përfundojnë rreth orës 11:00, ndërsa miq, familjarë, kolegë dhe figura shtetërore pritet të nderojnë gjyqtarin e ekzekutuar nga 30 vjeçari Elvis Shkambi për çështje pronash. Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, Astrit Kalaja do të dërgohet në qytetin e lindjes në Shkodër ku do të bëhet varrimi i tij.

Ditën e djeshme pamjet e publikuara treguan sesi autori Elvis Shkambi pasi kishte kryer krimin e rëndë, kishte dorëzuar armën në korridorin e gjykatës dhe po priste në oborr mbërritjen e policisë për t’i sinjalizuar që ai ishte autori i vrasjes. Shkambi ishte nipi i Gjon Shkambit, i cili ishte palë në gjyqin që zhvillohej për një pronë të cilën ata e pretendonin prej shumë vitesh, për të cilën kishin dalë edhe nëpër deklarata mediatike duke kërkuar zgjidhje. Si pasojë e të shtënave brenda sallës së gjykatës, të plagosur mbetën edhe Ragip e Ervis Kurtaj, babë e bir, pala tjetër në gjyqin për pronën. Versus.al

Poll