Live Updates /

Mbyllet për sot procesi i rinumërimit në Tiranë! Qefalia e Hoxha ‘rekord’! Veniten prishtmëritë e Alimehmetit

*Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinumëruar deri më tani në Tiranë 359 kuti votimi për partitë dhe 347 kuti votimi për kandidatët preferencialë në listat e hapura. *Nga procesi i deritanishëm nuk rezultoi ajo çfarë pritej nga demokratët të cilët pretendonin për tjetërsim masiv votash. Nga kutitë e rinumëruara deri më tani, është PD që ka 177 vota të shtuara në procesverbal krahasuar me numërimin fillestar, ndërsa ndiqet nga PS me 170 vota. *Edhe për partitë e reja dhe të vogla kishte vota më tepër në procesverbal sesa ato që ishin numëruar në kuti, por në masë më të ulët sesa dy partitë e mëdha. *Sa i takon rinumërimit për kandidatët, procesi nuk po ecën siç e priste Ilir Alimehmeti i cili pretendonte se shumë vota i ishin tjetërsuar duke mos arritur të merrte mandatin në Tiranë, por deri më tani po rezulton i dyti me më shumë vota të ‘padrejta’ brenda PD deri tani, ndërsa vendin e parë e mban Petrit Gjorgji me 49 vota më shumë nga sa i takonin. *Tek socialistët rekordin për më shumë vota të pamerituara e mban Xhemal Qefalia (120) i cili mbeti jashtë Kuvendit të ri dhe menjëherë pas tij renditet ministri Ervin Hoxha me 99 vota të padrejta.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
8 ORE ME PARE

Mbyllet për sot procesi i rinumërimit në Tiranë! Kush janë kandidatët më të ‘presekutuar’ dhe me rekord votash tepër

Mbyllet për sot procesi i rinumërimit në Tiranë! Qefalia e

Prej ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.

Por ky proces deri më tani, nuk është ajo që prisnin demokratët.

Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 219 vota, ndërsa PS-së 193 vota.

Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë 10 vota më tepër, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 26 vota, PSD 23 vota dhe Partia Mundësia 8 vota.

Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 13 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 7 vota.

Në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, pretendonte se shumë vota të tij kishin kaluar te kandidatët e tjerë.

Por ajo që doli nga 437 kutitë e para ishte fakti që Alimehmeti në procesverbal rezulton të ketë 61 vota më shumë se çfarë kishte realisht në kuti.

Në radhët e demokratëve, kandidatët me më shumë vota në procesverbal se në kuti janë Petrit Gjorgji me 43 vota, Myslym Murrizi me 31 vota, Edit Harxhi me 21 vota dhe Ilir Metaj me 28 vota.

Ndërkohë që rivalja e Alimehmetit për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku ka 22 vota më shumë në procesverbal, sesa në kuti.

Kandidatët demokratë më të “persekutuar” në numërimin e parë kanë qenë Asllan Dogjani me -10 vota, Salvador Kaçaj me -17 vota dhe Ilda Zhulali me -5 vota.

Sa i përket Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka 125 vota më shumë, ministri Ervin Hoxha 193 vota më shumë, kandidatja për deputete Kejsi Elezi rezulton me 89 vota më shumë në procesverbalë se sa kishte në kutinë e votimit, ndërsa Fatmir Xhafaj ka 82 vota më shumë, dhe Erion Braçe me 28 vota plus.

Në listën e hapur të PS-së, në garë deri në fund ishin Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka. Por rinumërimi deri tani, duket se nuk e ndryshon faktin që Xhaçka vijon të mbajë mandatin e deputetes. Gjylametit i kanë hequr -3 vota, ndërsa Xhaçkës i janë shtuar 34.

Kandidatët e PS-së më të “persekutuar” nga numëruesit deri tani rezulton Mimi Kodheli -33.

16 ORE ME PARE

Rinumërim "zhgënjyes" për Alimehmetin, tek PS Qefalia e ministri Hoxha rekord votash të pamerituara

Mbyllet për sot procesi i rinumërimit në Tiranë! Qefalia e
Ilir Alimehmeti, Xhemal Qefalia, Ervin Hoxha

Rinumërimi i kutive nuk po shkon siç pritej nga kandidatët demokratë si mjeku Ilir Alimehmeti i cili doli i dyti më i votuari në Tiranë pas Jorida Tabakut, por nuk ia doli të siguronte mandat për në Kuvend.

Nga rinumërimi i deritanishëm në qarkun e Tiranës, rezulton se nga 355 kutitë e rinumëruara, Alimehmeti rezulton të ketë në procesverbal 38 vota më shumë nga çfarë kishte realisht në kuti. Tek demokratët, kandidatët e tjerë me më shumë vota në procesverbal sesa në kuti janë: Petrit Gjorgji me 49 vota, Myslym Murrizi me 35 vota, Edit Harxhi me 18 vota dhe Ilir Meta me 22 vota.

Mbyllet për sot procesi i rinumërimit në Tiranë! Qefalia e
Rinumërimi për kandidatët e PD

Ndërsa ata të cilëve u janë tjetërsuar votat janë: Asllan Dogjani me -13 vota sesa duhet të kishte realisht, Salvador Kaçaj me -18 vota dhe Ilda Zhulali me -10 vota.

Rekordi mbahet nga kandidatët e PS për vota me më shumë në procesverbal sesa në kuti. Xhemal Qefalia kryeson me 120 vota më shumë në procesverbal sesa në kuti. Pas tij vjen ministri i Brendshëm Ervin Hoxha me 99 vota më shumë, kandidatja Kejsi Elezi me 86 vota më shumë, Fatmir Xhafa me 63 vota më shumë sesa kishte realisht dhe Erion Braçme me 19 vota më shumë.

Mbyllet për sot procesi i rinumërimit në Tiranë! Qefalia e
Rinumërimi për kandidatët e PS

Më e “persekutuara” deri më tani tek radhët e socialistëve rezulton Mimi Kodhelit të cilës i janë ulur -41 vota më pak nga çfarë kishte në kuti realisht. Rezultati mund të ndryshojë pasi ende nuk janë rinumëruar as gjysmat e kutive të votimit. Versus.al

18 ORE ME PARE

Rinumërohen 28% e kutive në Tiranë, 'shuhen' pritshmëritë e demokratëve! PD e PS me më shumë vota të padrejta

Mbyllet për sot procesi i rinumërimit në Tiranë! Qefalia e

Kur janë rinumëruar rreth 28% e kutive të votimit në qarkun e Tiranës, rezultatet deri më tani tregojnë se numrin më të madh të votave të padrejta e kanë marrë dy partitë e mëdha.

Në pallatin e sportit “Farie Hoti” janë rinumëruar 355 kuti nga 1282 në total që ka kryeqyteti. Madje rezultatet kanë rrëzuar edhe pritshmëritë e Partisë Demokratike që pretendonte se votat ishin manipuluar në favor të PS.

Deri më tani PD ka 177 vota të pamerituara, ndërsa PS 170. Përgjithësisht këto janë vota të pavlefshme ose të marra në kuriz të partive të vogla. Deri tani edhe Nisma Shqipëria Bëhet rezultin me 20 vota më shumë, Lëvizja Bashkë 15 vota më shumë dhe “Mundësia” me 3 vota më shumë.

Ndërsa Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka marrë 22 vota të padrejta. Të gjitha këto vota të tepërta të partive u zbriten nga rezultati final i 11 majit. KAS pretendon se pasaktësia e votave tregon gabime njerëzore, por nëse vihet re në masë tregon tjetërsim të votave. Versus.al

Poll