Live Updates /

“Me bufin do merrem deri më 9 maj”, Rama mohon ndërhyrjet në bashkinë e Tiranës: Prej 2011-ës, nuk e drejtoj unë

*Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarë që komentonin në rrjetet e tij sociale. Gjatë komenteve që lexonte, vihej re se shumë e kritikonin për fjalorin e përdorur dhe fyerjet ndaj palës kundërshtare, duke mos u marrë më së shumti me programin e PS për qeverisje dhe ide zhvillimi. *Rama tha se do të vijojë me deklaratat ndaj Berishës deri më 9 maj, ditën e Evropës kur shënohet edhe mbyllja e fushatës elektorale të 11 majit. *Ndërsa për bashkinë e Tiranës, ndryshe nga sa pretendohet në debate televizive në media lidhur me përplasjet mes tij me Veliajn, u shpreh se prej 2011-ës, nuk e drejton bashkinë më të madhe të vendit, duke mohuar kështu ndërhyrjet e tij.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarë që komentonin në rrjetet e tij sociale. Gjatë komenteve që lexonte, vihej re se shumë e kritikonin për fjalorin e përdorur dhe fyerjet ndaj palës kundërshtare, duke mos u marrë më së shumti me programin e PS për qeverisje dhe ide zhvillimi. *Rama tha se do të vijojë me deklaratat ndaj Berishës deri më 9 maj, ditën e Evropës kur shënohet edhe mbyllja e fushatës elektorale të 11 majit. *Ndërsa për bashkinë e Tiranës, ndryshe nga sa pretendohet në debate televizive në media lidhur me përplasjet mes tij me Veliajn, u shpreh se prej 2011-ës, nuk e drejton bashkinë më të madhe të vendit, duke mohuar kështu ndërhyrjet e tij.

3 Postime
12 ORE ME PARE

“Përplasjet” mes tij dhe Veliajt në bashkinë e Tiranës, Rama i mohon: Aty i kam mbyllur punët në 2011-ën

“Me bufin do merrem deri më 9 maj”, Rama mohon ndërhyrjet
Fotomontazh: Anuela Ristani, Edi Rama, Sara Goxhaj, Alban Dokushi dhe Erion Veliaj

Për përplasjen që u raportua të ketë ndodhur së fundmi në bashki mes Ramës dhe Veliajt, u shpreh ky i fundit nga qelia, por kryeministri nuk dha ndonjë deklaratë zyrtare.

Së fundmi, i është përgjigjur një qytetareje e cila e ka pyetur për punët në bashki. Sipas Ramës, punët në bashki, i ka mbyllur në 2011-ën kur përfundoi mandatin e kryebashkiakut.

“Të uroj fitoren zoti Rama, më serioz. Secili tregon veten e vetë në shumë mënyra. Të shikoj që ke disa punë aty në bashki. Ka shumë në qeveri që marrin pagën kot e nuk bëjnë asgjë dhe mos u merr me fjalë të tilla bufi i kënetës dhe tekste banale”- shkruan komentuesja.

“Unë punët në bashki i kam mbyllur në 2011-ën, e dashur Rozeta nuk jam kryetar. Unë nuk lë mënjanë asgjë. Të gjitha këto janë pjesë e së njëjtës gjë. Do vazhdoj të flas për bufin e kënetës deri më 9 maj që është edhe dita e Evropës, finishi i kësaj fushate elektorale. Flas, i bie pragut që të dëgjojë dera”- i përgjigjet Rama. Versus.al

13 ORE ME PARE

“Demokratët besuan se iu erdhi dita”, Rama për primaret e PD: Më i votuari i Tiranës, u la jashtë liste

“Me bufin do merrem deri më 9 maj”, Rama mohon ndërhyrjet

Në komunikimin e tij me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama nuk la pa përmendur dhe ironizuar as procesin e “Primareve” brenda Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Rama tha se ata që ishin më të votuarit, nuk u futën në lista dhe për këtë mori si shembull personin më të votuar në Tiranë, kreun e PD-së në Kavajë, Hysen Kadiun.

“Sa e sa demokratë besuan se iu erdhi dita të vlerësohen për atë që janë, u zhgënjyen sepse u përdorën për një propagandë hipokrite dhe u lanë jashtë. Simboli i tyre, është fituesi i primareve të Tiranës, kreu i PD në Kajavës të cilin as nuk e njoh. Por fitoi dhe e hodhën jashtë. Doli i pari dhe nuk gjeti dot vend në listë. Këtë kanë kuptuar edhe djemtë e vajzat e FRPD në Vlorë që masivisht u shkëputën dhe sot janë me mua. Kanë edhe një person që i përfaqëson që është dekania e universitetit të Vlorës, Zamira”- u shpreh Rama. Versus.al

13 ORE ME PARE

“Lëri pallavrat, merresh me bufin gjithë ditën”, Rama i përgjigjet komentuesit: Ju e mbani akoma aty

“Me bufin do merrem deri më 9 maj”, Rama mohon ndërhyrjet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme. Mes tyre, kreu i qeverisë i ktheu përgjigjie njërit prej komentuesve i cili i kërkoi që të mos merret me fyerje ndaj opozitës, por të prezantojë program për vitet e ardhshme.

“Lëri pallavrat, leni rrenat tregoji miletit program. Jo me bufin të merresh gjithë ditën. Unë jam i sigurt se ti nuk e do Shqipërinë në BE”- shkruan komentuesi.

Rama nuk ngurroi që ta cilësonte komentuesin si të ndikuar nga akuzat që opozita bën drejt tij. Ndërsa vijoi me etiketimet ndaj kreut të PD, tha se nëse nuk do të kishte qëllim anëtarësimin në BE, nuk do të qëndronte si kryeministër.

“Ky është me siguri nga ata që janë nën efektin e zhurmave të kënetës. Nga e ke këtë siguri? Nëse nuk do e doja në BE, nuk do harxhoja asnjë sekondë nga jeta ime me këtë punë që merrem. E lëre pastaj të bindja të verbërit e kuakuakuave që turren këtu se janë të prekur që unë merrem me bufun. Në fakt nuk merrem unë me bufin, por ju që e mbani akoma aty. Unë thjesht konstatoj atë që sheh shumica shqiptare që në krye të opozitës është një buf kënete dhe opozita është një ndasi krijesash në një kënetë. Nuk ka falsitet që e mbulon këtë të vërtetë.  Përsa i përket programit që duhet të tregoj unë, e keni para syve përditë dhe patjetër që do të ta tregoj edhe ty edhe atyre që medemek duan program dhe në fakt nuk e kanë idenë se çfarë programi kanë vetë”- u përgjigj Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: