Live Updates /

“Mund të organizojmë Globe Soccer Awards”, Rama plan për Tiranën: Do spastrohen trarët e parkimeve

*Kryeministri Edi Rama mbajti sot episodin e parë të rubrikës “Sy m’Sy” pas zgjedhjeve të 11 majit. Komunikimin me ndjekësit e nisi duke folur lidhur me procesin e anëtarësimit të vendit në BE, duke thënë se shpreson që së shpejti të hapet grupkapitulli i fundit i negociatave. *Më tej vijoi duke dhënë lajmin se po bëhen diskutime që Shqipëria të presë eventin e njohur ‘Global Soccer Aëards’ për të cilin tha se çmimi i lojtarit më të mirë të vitit duke marrë si shembull talentin e Barcelonës Lamine Yamal, mund të dorëzohet në Tiranë. *Sa i takon përgjigjieve ndaj qytetarëve, Rama e konsideroi “të pavërtetë” pretendimin e njërit prej tyre që shprehej se çdo vit në Shqipëri ishte më e vështirë të bëhet plazh publik pasi të gjithë hapësirat janë të zaptuara. *Për Tiranën zbuloi se ka një plan të pastrimit të hapësirave të zaptuara me trarë për parkime në lagje të kryeqytetit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
16 ORE ME PARE

“Plan pastrimi i hapësirave të zaptuara në Tiranë”, Rama: Do hiqen gjithë trarët e parkimeve në lagje

“Mund të organizojmë Globe Soccer Awards”, Rama plan

Një plan i ri për pastrimin e hapësirave të zaptuara do të nisë në Tiranë gjatë ditëve në vazhdim. Kështu u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama gjatë komunikimit që pati me ndjekësit në rrjetet sociale.

Duke përmendur trarët e vendosur në lagje të caktuara të kryeqytetit për parkimin e makinave, Rama tha se ata që kanë një pronë private, nuk mund ta përdorin për ta kthyer në një biznes të tillë duke penguar edhe qytetarët që jetojnë në atë lagje.

“Tirana ka probleme sepse është kryeqytet që zhvillohet ditë për ditë. Përsa i përket atyre miniparqeve që kërkoni, është shumë e drejtë, por kur shikoni që në një rast ndërtohet aty ku ju doni minipark, kini parasysh se aty ka prona private, janë dëshira të pronarëve. Hapësira ka pronar. Ndërkohë po punojmë për një plan të ri të pastrimit të të gjitha hapësirave brenda në lagje nga të gjitha llojet e zaptimeve duke filluar nga një zaptim i tmerrshëm me trarë dhe marrje e dhënie biletash për parkime. Sepse dikush thotë që unë kam pronë këtu, nuk mund ta kesh ti një pronë aty dhe ta përdorësh pronën si të duash duke u vënë traun atyre qytetarëve që jetojnë aty. Ka probleme, por Tirana nuk është për të thënë “deri kur kështu”, por “sa më shumë kështu”- deklaroi kryeministri. Versus.al

16 ORE ME PARE

"Çdo vit më e vështirë të bëjmë plazh", Rama-komentuesit: E pavërtetë! Në gjithë vendin ka hapësira publike

“Mund të organizojmë Globe Soccer Awards”, Rama plan
Edi Rama

Gjatë komunikimit që pati me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe disa pyetjeve lidhur me plazhet publike në vend. Përkundër asaj që shprehte qytetari, Rama tha se nuk është e vërtetë se qytetarët nuk kanë akses në zona të caktuara që cilësohen si private.

Ndërsa theksoi se këtë vit do ketë një plan më ambicioz sesa vitin e kaluar për të liruar hapësirat publike.

“Çdo vit e më e vështirë të bësh plazh në Shqipërinë tonë”- shkruan komentuesi.

“Jo në fakt e kundërta është e vërtetë. Çdo vit kemi ardhur duke vënë më shumë disiplinë dhe duke krijuar më shumë hapësirë për të gjithë. Plazhet nuk mund të jenë ekskluzivitet i atyre që kanë mundësi apo duan të shërbehen në hapësira të administruara privatisht. Të gjitha plazhet duhet të ofrojnë për ata që duan të jenë tërësisht të lirë dhe të pacënuar për të marrë kënaqësinë e tyre duke shfrytëzuar hapësira publike. Plani që do të zbatohet është tejet ambicioz dhe ka një ndryshim radikal nga vjet. Ne jemi duke e ndjekur dhe sapo ka filluar. Rri i qetë, në gjithë territorin do kesh hapësira ku mund të bësh plazh t’i kërkosh askujt asgjë”- iu përgjigj Rama. Versus.al

17 ORE ME PARE

“Globe Soccer Awards mund të mbahet në Tiranë”, Rama: Lamine Yamalit t’ja japim çmimin këtu

“Mund të organizojmë Globe Soccer Awards”, Rama plan
Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi sot episodin e radhës të rubrikës “Sy m’Sy” me ndjekësit për herë të parë që pas fitores së zgjedhjeve të 11 majit.

Gjatë këtij komunikimi në rrjetet sociale, Rama dha lajmin se Shqipëria është mes vendeve për të cilat po diskutohet që të mbahet eventi i njohur i futbollit “Globe Soccer Aëards” që mbahet zakonisht në Dubai.

“Ndërkohë jemi në një diskutim së fundmi përtë sjellë në Tiranë, 95% në Tiranë sepse jemi duke diskutuar edhe Durrësin dhe Vlorën si opsione, edicionin europian të “Global Globe Soccer Aëards”. Është një eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme në Dubai dhe për edicionin evropian organizatorët janë në një diskutim. Kemi shumë arsye të besojmë që zgjedhja do bjerë mbi ne dhe do jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer, Lamine Yamalit fjala vjen tja japin këtu në Tiranë”- tha kryeministri. Versus.al

Poll