Live Updates /

Nga qelia në komision, ish-zv ministri dëshmon për ‘Sterilizimin’: Më akuzoni për herezi! Vokshi: E dhatë me PPP pa llogaritur kostot

*Ditën e sotme ish-zv ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj i arrestuar që prej gushtit të vitit të kaluar për shkelje në koncesionin e “Sterilizimit” është paraqitur me pranga në komisionin hetimor të ngritur për koncesionet në Shëndetësi duke u bërë kështu i paraburgosuri i parë që merret në pyetje nga deputetët. *Gjatë pranisë në komision, Rrjepajt iu hoqën prangat, ndërsa mbledhja nisi me disa pyetje të drejtuara nga krytetarja e komisionit Albana Vokshi e cila i kërkoi llogari ish-zv. Ministrit për mos vënien në punë të repartit të sterilizimit kur kishin kaluar më shumë se 4 vite nga miratimi i koncesionit dhe shteti vijonte të paguante 2 kreditë e marra për këtë koncesion. *Rrjepaj u përgjigj duke thënë se nuk kishte qenë në dijeni për kredinë e dytë të marrë nga shteti për koncesionin. Ndërsa i pyetur nga Vokshi përse është parë më e favorshme që Sterilizimi të bëhej me PPP dhe jo me prokurim publik, ish-zyrtari i lartë u përgjigj duke thënë se nuk bëhet fjalë vetëm për kostot por edhe cilësinë që lidhet me pajisjet e munguara të cilat nuk prodhoheshin në Shqipëri. Rrjepaj nuk dha shifra konkrete lidhur me një krahasim të bërë për leverdinë e koncesionit përballë prokurimit publik. *Gjatë shpjegimit të tij, pati debate me Vokshit të cilës iu kthye duke i thënë se kishin botëkuptime të ndryshme lidhur me atë çfarë i kërkohej të shpjegonte duke u shprehur më tej se ndihej sikur po akuzohej për herezi për shkak se ato çfarë po shpjegonte nuk kuptoheshin. *Rrjepaj mbahet i paaburgosur prej gushtit të vitit të kaluar nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës në koncesionin e “Sterilizimit” dhe “Check Up” të miratuar për t’u dhënë me PPP nga ministria e Shëndetësisë ku ka pasur rolin e kreut të komisionit për dhënien me koncesion.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
7 MUAJ ME PARE

Nga 2.4 euro në 200 euro, Vokshi-Rrjepajt: Pse Sterilizimi u bë me PPP? Ish zv.ministri: Mund të më akuzoni për herezi!

Nga qelia në komision, ish-zv ministri dëshmon për

Debati gjatë dëshmisë së ish-zv minsitrit të Shëndetësisë Klodian Rrjepaj është përqendruar në pyetjen e bërë nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi përse u vendos që procesi i Sterilizimit të bëhej me koncesion dhe jo me prokurim publik.

Vokshi tha se ka një fryrje të shfirave të sterilzimit nga 2.4 deri në 200 euro mesatarisht. Ndërsa kërkoi shpjegim nga Rrjepaj. Ky i fundit, tha se në studimin e bërë ku bëhet një krahasim i tillë, nuk përfshihen vetëm kostot por edhe risqet e tjera që lidhen me gjetjen e pajisjeve të cilat nuk prodhohen në Shqipëri.

Pjesë nga debati në komision:

Vokshi: Pse vlerësuat se PPP është më e mirë dhe jo prokurimi publik. Sa do kushtonte kosto e një ndërhyrje kirurgjikale me procedurë publike?

Rrjepaj: Nëse do futeshim me prokurim publik duhet të marrim parasysh risqet.

Vokshi: Studimin që keni bërë…

Rrjepaj: Risqet janë shumë më të larta me prokurim publik. Në prokurim publik do kishim disa procedura për investime dhe furnizime e digjitalizim si dhe elementë të cilët nuk mund të bëhen në një procedurë të vetme, nuk flitet vetëm për Tiranën. Se pavarësisht se kam bërë një memo, masterplani ishte për QSUT-në vetëm. Në bazë të parametrave ndërkombëtarë sa i përket hapësirave që reparti duhet të zërë në metra katrorë llogaritet që janë kriteret gjermane që janë më të kursyerat, ato anglosanksonet që janë më të bollshmet. Ne kemi një kriter që për repartin qëndror të sterilizimit që mbulojnë një spital me 200 shtretër është 100 metra katror. Për një spital me 300 shtretër është 240 metër katror. Në këtë kontekst duhet të them se kompania që ka bërë studimin janë gjermane, janë 180 metër katror të repartit të sterilizimit që do të përballonin një fluks të ligjistikës për gjithë Shqipërinë. Shpërndarja në territor ku janë 350 spitale që kanë veprimtari kirurgjie, kështu që planifikimi ynë ka qenë për 2 reparte të tjera, një në veri një në jug.

Duhet të merrnim një ekspert që të na bënte strategjinë dhe masterplanin për gjithë Shqipërinë. Gjithë këto procedura kanë atë që njihet, risku i menaxhimit të programeve qeveritare. 4 vite nuk u vu në punë reparti qendor I sterilizimit sepse ishte produkt i planifikimit për të blerë artikuj dhe jo të alokoheshin të gjitha shërbimet që të niste pune. Nuk është hera e parë që ndodh që një produkt i tillë të mbetet pa zbatuar, pra “në kuti”. Burimet njerëzore i gjetëm në spitalin e Laçit, kishte 34 sanitarë vetëm një spital i vogël. Këto janë risqe që llogariten nëse përfitimi është më i mirë me PPP apo prokurim publik.

Vokshi: Ky koncesion nuk e ka shpëtuar sistemin shëndetësor, ende sot përdoren hidroklavat dhe autoklavat. A u bë një përllogaritje sesa do kushtonte ajo qendra nëse do vihej në funksion me prokurim publik. Sa do i kushtonte qeverisë? Një mjek që dëshmoi tha se mënyra sesi bëhej procedura kushtonte 2.4 euro sterilizimi i seteve, ju e keni dhënë mesatarisht 200 euro. Komisioni juaj a e ka bërë një përllogaritje? Puna juaj ishte krahasimi pse duhej të jepej me koncesion dhe jo me prokurim publik. Unë nuk shoh në studimin tuaj të ketë një vlerësim të tillë. A kishte përllogaritje çfarë na mbetet neve pas 10 vitesh?

Rrjepaj: Na mbetet çdo gjë. Unë po ju them sesa kushton një ndërhyrje kirurgjikale, nuk është synimi sterilizimi i setit sepse është një nga procedurat për të parandaluar infesksionet. Qëllimi është të kryejmë ndërhyrje kirurgjikale të sigurt dhe cilësore. Në ndërhyrjen kirurgjikale përfshihen të gjithë elementët determinantë për uljen e riskut të infeksioneve. Nëse citon google në një komision hetimor është fakt i rremë. Çfarë përfaqëson kjo fjala që ju thoni sterilizim me kosto 2.4 euro?

Vokshi: Dakord, unë dua koston tuaj me prokurim publik, sa është? Pse është kosto efektiv koncesioni dhe nuk është prokurimi publik? Këtë ua ka pyetur edhe minsitri Shkëlqim Cani.

Rrjepaj: Nuk përfshihet vetëm kosto në përcaktimin tonë por edhe risqet dhe vlerat. Kjo është kthyer në përplasje botëkuptimesh dhe e vetmja akuzë që mund të më bëhet është për herezi. Po flas për atë mjekun që ka ardhur këtu dhe ka thënë 2.4 euro.

Vokshi: Nuk dua të dëgjoj atë, dua t’ju dëgjoj juve. Nuk keni çmimet e referencave me botën.

Rrjepaj: Keni tabelat, aty janë shifrat e referencave. Nuk ka asnjë kosto mbi kostot e referencës përkundrazi madje janë ulur me 20%. Nëse do bënim kostot me prokurim publik, ku do i blinim instrumentet, në uzinën e Gramshit apo Poliçanit? Sepse nuk i prodhojmë këtu.

Vokshi: Jo do i blinit te Ilir Rrapaj, po çfarë është kjo tani? Nuk flitet kështu. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Dëshmia për ‘Sterilizimin’/ Vokshi: Shteti paguan ende interesat e kredisë së dytë, ish-zv ministri: S’kam pasur dijeni

Nga qelia në komision, ish-zv ministri dëshmon për
Ish-zv ministri Klodian Rrjepaj (i arrestuar për Shpërdorim detyre për Sterilizimin)

Dëshmia e ish-ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj në komisonin hetimor për koncesionet e Sterilizimit dhe Check Up në Shëndetësi është përqendruar në diskutime teknike sa i takon kredive të marra nga ministria.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi e pyeti Rrjepajn për kredinë e dytë që është marrë për të realizuar investimin për procesin e sterilizimit, ku kredia e dytë e marrë nuk është përfshirë në studimin e fizibilitetit. Për këtë fakt, Rrjepaj u përgjigj se nuk kishte dijeni për kredinë e dytë.

Vokshi tha se ndërkohë që shteti ende paguan sot për interesat e kredisë së dytë, ish-zv ministri nuk kishte asnjë dijeni për të.

"Ju keni folur për bashkëpunim publik-privat dhe keni kërkuar ta kaloni në PPP pa marrë parasysh kërkesën e drejtoreshës së asaj kohe në QSUT Manastirliu dhe keni thënë që kjo PPP do sjellë eficencë. Pastaj thoni më poshtë “Në spitalin e urgjencës sterilizmi është një repart e inaguruar në 2010 dhe është një teknologji avangarde”. Pra e kishit aty, pra ishte avangarde. Edhe pastaj vijoni, “Aty fatkeqësisht për mungesën e pajisjeve profesionale, mungesën e informacionit për t’i përdorur këto pajisje dhe sot në 2014 nuk është ende në punë. Ata përdorin ende autoklavët që cënon pajisjet.” Pra sipas asaj që ju thoni qëndra ekzistonte por nuk përdorej. Ishte marrë kredia, pra ne sot paguajmë dy kredi për sterilizmin. Ju po thoni që nuk jeni në dijeni të kredisë së dytë që do vihej në funksion. Ndërkohë që ne ende sot paguajmë për interesat e kredisë së dytë të marrë", tha Vokshi.

"Këtu nuk flasim për kompetenca profesionale vetëm për stafin e sterilizimit por për përgjegjësinë e nje strukture. Nuk është një bashkim mekanik njerëzish që bashkohen në një qëndër. Nuk është një trajnim vetëm për autoklavat apo për teknologjinë e re. Duhetë thënë se është një koncept krejt i ri dhe për Europën. Përpos faktit që veglat në reparte janë të vjetra, sepse nuk ëshë shërbim klinik por prodhimi. Pra qoftë në praktikën profesionale ka sjellë një përqëndrim të këtyre strukturave si administrative dhe mjekësore në zinxhir për vlerën."-u përgjigj Rrjepaj në komision. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

“Sterilizimi”/ Për herë të parë një i paraburgosur pyetet nga deputetët, dëshmon në Kuvend ish-zv ministri Klodian Rrjepaj

Nga qelia në komision, ish-zv ministri dëshmon për
Kryetarja e komisionit hetimor, Albana Vokshi dhe ish.zv ministri i arrestuar Klodian Rrjepaj

Tiranë- Për herë të parë, një i paraburgosur merret sot në pyetje nga deputetët si dëshmitar në komisionin parlamentar të ngritur për hetimin e shkeljeve gjatë koncesioneve të “Sterilizimit” dhe “Check Up”.

Ish-zv ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj i arrestuar në gusht të vitit të kaluar, mbërriti në Kuvend me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivë policie. Gjatë dëshmisë së tij në komision, iu hoqën prangat ndërsa në hyrje ai sqaroi për çfarë bëhet fjalë kur përmenden koncesionet në fjalë teksa theksoi se ka qenë kryetar i komisioneve për procedurën koncesionare të Sterilizimit dhe Check Up.

Ndërsa kryetarja e komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi tha se lista e dëshimtarëve për komisionin, është miratuar e gjitha ndërsa vetëm për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili është nën arrest dhe për shkeljet si drejtor i agjencisë “SASPAC”, nuk ka ende një përgjigjie nga SPAK nëse do t’i jepet leje për të dëshmuar në komision.

Nga qelia në komision, ish-zv ministri dëshmon për
Momenti kur Rrjepaj mbërrin me pranga në duar në Kuvend

Nga viti 2009 deri në 2012-ën, Rrjepaj ka mbajtur postin e shefit të kabinetit të ministrisë së Shëndetësisë ndërsa nga viti 2013 deri në 2019-ën ka mbajtur postin e zv.ministrit të këtij dikasteri. Në gusht të vitit 2023 u arrestua me urdhër të SPAK nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës lidhur me procedurën e ndjekur për kontratat e këtyre koncesioneve në Shëndetësi. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: