Live Updates /

Botërori 2026, Spanja mposht 1-0 Argjentinën dhe fiton Kupën e Botës për herë të 2-të

*Spanja shpallet kampione e botës për herë të dytë, duke mposhtur Argjentinën 1-0 në finalen e zhvilluar në stadiumin "MetLife" në New Jersey. Golin vendimtar e shënoi Ferran Torres në minutën e 106-të të kohës shtesë. *Triumfi erdhi 16 vite pas titullit të parë, kur në vitin 2010 Andrés Iniesta i dha Spanjës Kupën e Botës me golin ndaj Holandës në minutën e 116-të të finales. *Argjentina mbeti me 10 lojtarë në minutën e 90+3, pas kartonit të dytë të verdhë të Enzo Fernandez, një moment që ndikoi ndjeshëm në rrjedhën e ndeshjes.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Spanja shpallet kampione e botës për herë të dytë, duke mposhtur Argjentinën 1-0 në finalen e zhvilluar në stadiumin "MetLife" në New Jersey. Golin vendimtar e shënoi Ferran Torres në minutën e 106-të të kohës shtesë. *Triumfi erdhi 16 vite pas titullit të parë, kur në vitin 2010 Andrés Iniesta i dha Spanjës Kupën e Botës me golin ndaj Holandës në minutën e 116-të të finales. *Argjentina mbeti me 10 lojtarë në minutën e 90+3, pas kartonit të dytë të verdhë të Enzo Fernandez, një moment që ndikoi ndjeshëm në rrjedhën e ndeshjes.

9 Postime
15 ORE ME PARE

Spanja rikthehet në fron! Mposht Argjentinën dhe fiton Kupën e Botës 2026

Botërori 2026, Spanja mposht 1-0 Argjentinën dhe fiton Kupën e

Spanja është kampionia e re e botës.

“La Roja” triumfoi 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026, duke ngritur për herë të dytë në histori trofeun më të rëndësishëm të futbollit.

Koha e rregullt u mbyll pa gola, duke bërë që fituesi të përcaktohej në kohën shtesë.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 106-të, kur Nico Williams shërbeu një asist të saktë për Ferran Torres, i cili me një goditje të majtë mposhti portierin Emiliano Martinez, duke realizuar golin e vetëm të sfidës.

Argjentina, që prej minutave të fundit të kohës së rregullt luajti me një futbollist më pak pas përjashtimit të Enzo Fernandez, u përpoq të rikthehej në lojë, por nuk arriti të gjente golin e barazimit përballë një Spanje të organizuar në mbrojtje.

Me këtë sukses, Spanja rikthehet në majën e futbollit botëror pas triumfit të saj të parë në vitin 2010, ndërsa Argjentina nuk arriti të mbrojë titullin e fituar në edicionin e kaluar.

Ferran Torres u shndërrua në heroin e finales, duke i dhuruar “La Roja”-s Kupën e Botës pas një finaleje dramatike dhe plot emocione./Versus.al

15 ORE ME PARE

Botërori 2026, Spanja i shënon Argjentinës në minutën e 106

Botërori 2026, Spanja mposht 1-0 Argjentinën dhe fiton Kupën e

Spanja ka kaluar në avantazh në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, falë një goli të shënuar nga Ferran Torres në minutën e 106-të të takimit.

Sulmuesi i Barcelonës përfitoi nga një asist perfekt i Nico Williams dhe, me një goditje të saktë me të majtën, mposhti portierin Emiliano Martinez, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke shpërthyer në festë tifozët spanjollë.

Goli erdhi në pjesën e parë të kohës shtesë, në një moment kur Argjentina luante me një futbollist më pak pas përjashtimit të Enzo Fernandez. Me këtë realizim, "La Roja" është shumë pranë fitimit të Kupës së Botës, ndërsa Argjentina ka pak minuta në dispozicion për të reaguar dhe për të rikthyer ekuilibrin në rezultat.

15 ORE ME PARE

Tensione në finalen e Botërorit! Messi priste një karton të kuq për Cucurellan, i cili po fliste me gojën e mbuluar

Botërori 2026, Spanja mposht 1-0 Argjentinën dhe fiton Kupën e

Një moment i tensionuar në minutat shtesë të finales së Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe u bë një nga episodet më të diskutuara të ndeshjes.

Gjithçka nisi në minutën e 90+3, kur mesfushori argjentinas Enzo Fernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj kundërshtarit. Pas kartonit të kuq, në fushë shpërtheu një përplasje mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Gjatë rrëmujës, mbrojtësi spanjoll Marc Cucurella iu afrua kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi, duke folur me dorën para gojës.

Messi reagoi menjëherë, duke pretenduar se kundërshtari e kishte ofenduar dhe kërkoi nga arbitri ta ndëshkonte me karton të kuq. Megjithatë, gjyqtari nuk ndërhyri dhe, pasi nuk pati asnjë sinjalizim nga VAR-i, loja vijoi normalisht.

Vendimi i arbitrave ndezi debatet mes tifozëve në rrjetet sociale. Një pjesë argumentuan se Cucurella nuk kishte bërë asgjë që të justifikonte një karton të kuq, ndërsa të tjerë këmbëngulën se rregullorja duhej të zbatohej dhe mbrojtësi spanjoll duhej të ndëshkohej./Versus.al

17 ORE ME PARE

"Si arriti ky ekip në finale?"/ Argjentina kritikohet pas pjesës së parë ndaj Spanjës

Botërori 2026, Spanja mposht 1-0 Argjentinën dhe fiton Kupën e

Pjesa e parë e finales së Kupës së Botës 2026 ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë tifozë kanë kritikuar paraqitjen e Argjentinës përballë Spanjës.

Kampionët në fuqi hasën vështirësi në krijimin e rasteve dhe u dominuan në disa momente nga skuadra spanjolle, duke bërë që tifozët të shpërthejnë me komente ironike. Një nga reagimet që po qarkullon më shumë është: "Si arriti ky ekip në finale?", duke vënë në dyshim paraqitjen e Argjentinës në 45 minutat e para.

Ndërkohë, Spanja u shfaq më e organizuar dhe më kërkuese në fazën sulmuese, ndërsa Argjentina u përpoq të ruante ekuilibrin dhe të gjente hapësira në kundërsulm.

Reagimet në rrjetet sociale janë shtuar ndjeshëm pas pjesës së parë, me tifozët që presin një reagim të kampionëve në pjesën e dytë të finales./Versus.al

19 ORE ME PARE

Me një foto nga fëmijëria, Lamine Yamal prek me postimin para finales: Për fëmijërinë time dhe rrugët

Botërori 2026, Spanja mposht 1-0 Argjentinën dhe fiton Kupën e

Spanja dhe Argjentina do të përballen me njëra-tjetrën sonte në mbrëmje në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026.

Futbollisti spanjoll Lamine Yamal ndau një foto të fëmijërisë në llogarinë e tij në rrjetet sociale me mbishkrimin "Për fëmijërinë time dhe rrugët"

Ky postim emocional, që tregon se talenti i ri nuk e ka harruar udhëtimin e tij sfidues dhe rrugët ku filloi të luante futboll, mblodhi miliona pëlqime dhe krijoi një bujë të madhe. /Versus.al

Botërori 2026, Spanja mposht 1-0 Argjentinën dhe fiton Kupën e
Postimi i Lamine Yamal

 

19 ORE ME PARE

FORMACIONET ZYRTARE/ Gjithçka gati për finalen e madhe të Botërorit 2026, Spanja dhe Argjentina përballen për trofeun

Botërori 2026, Spanja mposht 1-0 Argjentinën dhe fiton Kupën e

Sytë e gjithë botës janë drejtuar mbrëmjen e sotme nga stadiumi MetLife në New Jersey, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen në finalen e Kupës së Botës 2026 për të përcaktuar kampionen e re të globit.

Spanja mbërrin në këtë sfidë si kampione e Europës dhe synon të rikthehet në majën e futbollit botëror, duke fituar titullin e dytë në histori, pas triumfit të vitit 2010 në Afrikën e Jugut.

Në krahun tjetër, Argjentina zbret në fushë si kampione në fuqi dhe kërkon të mbrojë kurorën botërore, në atë që pritet të jetë një tjetër mbrëmje historike për "Albiceleste"-t.

Trajnerët Luis de la Fuente dhe Lionel Scaloni kanë rezervuar edhe disa surpriza në formacionet startuese. Te Spanja, Pedri e nis ndeshjen nga stoli, ndërsa te Argjentina, Scaloni i ka besuar sulmin Julian Alvarez, duke lënë jashtë formacionit Lautaro Martinez, autorin e golit vendimtar në gjysmëfinale ndaj Anglisë.

Drejtësinë në finalen e madhe do ta vendosë arbitri slloven Slavko Vinčić, i cili është përzgjedhur nga FIFA për të drejtuar ndeshjen më të rëndësishme të turneut.

FORMACIONET ZYRTARE:

SPANJA: Simon, Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Olmo, Yamal, Baena, Oyarzabal.

Trajner: Luis De La Fuente

ARGJENTINA: E. Martinez, Montiel, Romero, Lisandro, Tagliafico, De Paul, Mac Allister, Enzo, Nico Gonzalez, Messi, Alvarez.

Trajner: Lionel Scaloni

21 ORE ME PARE

Pak orë para finales, mbyllet sondazhi i FIFA-s: Tifozët zgjedhin favoritin për të fituar Kupën e Botës 2026

Botërori 2026, Spanja mposht 1-0 Argjentinën dhe fiton Kupën e

Vetëm pak orë para finales së madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, FIFA ka mbyllur sondazhin online, ku tifozët u pyetën se cilën kombëtare shohin fituese të trofeut.

Rezultatet tregojnë një garë shumë të ngushtë, por me një avantazh të lehtë për Spanjën. Kombëtarja iberike ka marrë 53% të votave, ndërsa 47% e pjesëmarrësve kanë mbështetur Argjentinën.

Edhe pse diferenca është e vogël, votimi tregon se shumica e tifozëve besojnë se Spanja ka më shumë gjasa të shpallet kampione e botës.

Finalja pritet të jetë një nga përballjet më emocionuese të këtij Botërori, me Spanjën që synon të rikthehet te trofeu botëror, ndërsa Argjentina kërkon të mbrojë titullin e fituar në edicionin e kaluar.

Miliona tifozë në mbarë botën presin me padurim sfidën që do të përcaktojë kampionen e re të Kupës së Botës 2026./Versus.al

Botërori 2026, Spanja mposht 1-0 Argjentinën dhe fiton Kupën e

 

22 ORE ME PARE

Shifra marramendëse për arbitrin e finales së Kupës së Botës! Ja sa do të paguhet Slavko Vinčić

Botërori 2026, Spanja mposht 1-0 Argjentinën dhe fiton Kupën e
Slavko Vinčić

Arbitri slloven Slavko Vinčić është përzgjedhur nga FIFA për të drejtuar finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, një emërim që konsiderohet kulmi i karrierës së tij në arenën ndërkombëtare.

Vendimi i është komunikuar nga kreu i Komisionit të Arbitrimit të FIFA-s, Pierluigi Collina, ndërsa 46-vjeçari nuk e ka fshehur emocionin për besimin e marrë. Ndeshja finale do të zhvillohet të dielën në stadiumin "MetLife" në New York, me fillim nga ora 21:00, ku Vinčić do të ndihmohet nga asistentët Tomaz Klancnik dhe Andraž Kovačič.

Përveç prestigjit të drejtimit të ndeshjes më të rëndësishme të turneut, arbitri slloven pritet të përfitojë edhe një shpërblim të konsiderueshëm financiar. Sipas medias sllovene Delo, ai do të arkëtojë rreth 60 mijë dollarë për gjykimin e finales.

Raportohet gjithashtu se fitimet totale të Vinčić gjatë gjithë Kupës së Botës mund të arrijnë deri në 140 mijë dollarë, pasi në këtë shumë përfshihet edhe tarifa fikse për pjesëmarrjen në turne, si dhe pagesat për çdo ndeshje të drejtuar.

Megjithatë, FIFA nuk ka bërë ende publike zyrtarisht shifrat që lidhen me pagesat e gjyqtarëve, ndaj këto të dhëna mbeten të bazuara në raportimet e mediave.

 

 

1 DITE ME PARE

FIFA thyen parimin kundër politikës në futboll, Argjentinës i jepet leje për flamurin e Falklandeve nëse fiton

Botërori 2026, Spanja mposht 1-0 Argjentinën dhe fiton Kupën e

Lojtarët e Argjentinës mund të hapin sërish mesazhe ku pretendojnë se Ishujt Falkland i përkasin atyre, nëse fitojnë Botërorin. Ky raportim vjen nga “Sky Sport”.
Grupi i posaçëm i punës për FIFA-n në Shtëpinë e Bardhë e dha dritën jeshile. Drejtuesit i grupit, Andrju Xhuliani, beson se lojtarët argjentinas gëzojnë të drejtën të shprehin mendimin e tyre.

“Malvinas janë argjentinase”, ishte mesazhi i hapur pas eliminimit të Anglisë. Ky veprim u pa si politik dhe madje kishte mendime se FIFA do të marrë masa.

FIFA ndërkohë ka vendosur që ta gjykojë si episod pas këtij Botërori. Më parë ndërkohë janë parë edhe pezullime me raste të ngjashme. Versus.al

Poll