Çfarë do të gjeni në brendësi
*Paraditen e sotme në kryesinë e Kuvendit u zhvillua mbledhja e konferencës së kryetarëve të grupeve parlamentare. *Mbledhja u përfshi nga debatet mes Gazment Bardhit dhe Taulant Ballës. Kreu i grupit të PD, Bardhi e quajti Ballën “zar” të të shumëkërkuarit Suel Çela në Elbasan. Ndërsa Balla nuk denjoi t’i përgjigjej me fjalët: ik p*rdhu, gjë që shkaktoi reagimin e Bardhit. *Megjithatë pavarësisht debateve, mazhoranca dhe opozita u dakordësuan për ngritjen e dy komisioneve, atë për Reformën e Drejtësisë dhe atë Territoriale. Balla tha në deklaratë për mediat se shpresonte që nesër të ketë konsensus për ngritjen e komisionit për Zgjedhoren. *Sa i takon kërkesës së PD për shkarkimin e Begajt, Balla tha se nuk do të votohet pasi presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje.
“Fare fare, Begaj s’ka shkelje”, Balla ironizon opozitën: Më thanë se duan të shkarkojnë dhe Pëllumb Pilinçin

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se kërkesa e bërë nga PD për shkarkimin e Begajt me argumentin se ka shkelur kushtetutën, nuk do të votohet. Sipas tij, presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje, pavarësisht se dekretoi datë për zgjedhjet në Tiranë ndërkohë që Kushtetuesja shqyrtonte ankimin e Veliajt.
Madje më tej, ai edhe e ironizoi kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt duke thënë se kishte dëgjuar se donin të shkarkonin edhe Pëllumb Pilinçin, një personazh që pretendon se ka krijuar qeveri teknike.
“Fare fare, në vlerësimin tim presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje. A ka ngelur ndonjë institucion që nuk ka kërkesë për shkarkim? më thanë që kanë bërë kërkesë gati për shkarkimin e zotit Pëllumb Pilinçit, ta shkarkojnë dhe atë”- tha Balla. Versus.al
“Të kërkojë falje, ose mbylleni Kuvendin deri në pranverë”, Gjekmarkaj: Balla fyeu Bardhin
Në mbledhjen e sotme të krerëve të grupeve parlamentare ka patur debate të forta mes Bardhit dhe Ballës. Ndërsa për këtë ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj i cili pohoi se kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bëri një fyerje jashtë mikrofonit për Gazment Bardhin dhe deputetet gra socialiste as nuk reaguan.
Sipas Gjekmarkajt, Balla iu drejtua Bardhit duke iu shprehur ‘pir*h-pir*h’. Deputeti tha se PS është me standarte të dyfishta kur flet për sjelljen etike pasi për eksponentët e saj nuk merret asnjë masë.
“Unë mendoj që secili është përgjegjës për veten, për retoriken që ndërton! Ju na thoni, ‘fol si duhet, fol ashtu, fol kështu, fole gjatë, fole shkurt, mos bej moral mos bej zhurmë’, po më duket normale që nga pala tjetër të na mësojne se si të sillen deputetet kjo është çështje e secilit, silleni nga arroganca si edukator!
Me beri përshtypje në sallë një fyerje që zoti Balla bëri jashtë mikrofonit dhe zonjat e PS te cilat shtrembëruan fytyrën për fjalët e Bardhit, nuk e dëgjuan aromën akustike te metaforës së Taulant Ballës! Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore! Gjithë kohës jeni me dy standarde dhe zoti Balla duhet të kërkojë falje dhe nuk e kuptoj ketë çmenduri te këtyre, njoftime e procesverbale e ikni me vrap! Mqs jeni lodhur sugjeroj ta mbyllni deri në pranverë këtë parlament pushoni, reflektoni kalon dimri vjen pranvera, shohim e bëjmë!
Me vjen keq për ty kryetar se po ju zhbëjnë, po ju nxjerrin ne prita, ju komandojnë nga poshtë e nga lart! Thonë që për 6 muaj ta zënë vendin! Nuk po bej diversion po konstatoj derexhenë institucionale”, tha Gjekmarkaj. Versus.al
"Je zar i Suel Çelës", debate në mbledhjen e kryetarëve, Balla i drejtohet Bardhit: Ik ore pirdhu!
Në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare ka patur debate të forta mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit. Ky i fundit i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të ushtronte detyrën e tij siç ia përcakton ligji, ose ndryshe t’ja lërë vendin Taulant Ballës.
Ai tha se në Kuvend ka deputetë të zgjedhur nga krimi i organizuar, ndërsa pretendoi se mazhoranca po tenton të përdorë fuqinë e kartonave për të mbyllur gojën e opozitës.
Pjesë nga përplasja:
Bardhi: Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e Rregullores dhe e Kushtetutës. Nuk mund të mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin. Seanca e datës 9 tetor është mbyllur në mënyrë të njëanshme. Në atë Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën e të tjerëve.
Ta harrojnë! Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonëve. Nëse nuk e mbani dot atë karrige, lirojani kryetarit të grupit që e keni aty me votat e krimit të organizuar.
Bardhi – Ballës: Ke komunikime me Suel Çelën.
Balla: Ik ore pirdhu.
Bardhi: Pirdhu ti, i paedukatë. Ke fjalor rruge. Ça je ti mo, kush je ti? Ti je zar i Suel Çelës e na jep ne leksione etike. Ti do shkosh në burg, do shkosh në burg! Ti je një copë zar i Suel Çelës, i cili të përdori dhe tani nuk të afrohet më, sepse të dhjere ne dru dhe te ka hedhur tutje. Versus.al







