Çfarë do të gjeni në brendësi
Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, çelin zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit* Të gjithë kandidatët do të qëndrojnë të ulur përballë podiumit, ndërsa përveç Sali Berishës, fjalim do të mbajë edhe vetë strategu amerikan LaCivita.* Christopher Lacivita, drejtuesi i fushatës së PD u prit me ovacione dhe brohoritje të shumta nga mbështetësit e mbledhur në çeljen zyrtare të fushatës.*Sali Berisha ka nisur fjalën e tij me enthuziasëm gjatë nisjes së fushatës zyrtare për zgjedhjet e 11 Majit.*Berisha ironizoi gjendjen e Ramës duke thënë se ai duket sikur të ishte në moshën e gjyshit të Gramoz Ruçit.* Gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës, Sali Berisha theksoi edhe një herë se plani i Partisë Demoktatike do të sjellë ndryshime të prekshme për qytetarët e zakonshëm.
"Do ju kthejmë pasuritë, me taksat e ulëta do pasuroheni"/ Berisha ju premton zero korrupsion qytetarëve në fushatë
Gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës, Sali Berisha theksoi edhe një herë se plani i Partisë Demoktatike do të sjellë ndryshime të prekshme për qytetarët e zakonshëm.
Ai premtoi se do të ketë një luftë të vendosur kundër korrupsionit, pa asnjë tolerim për abuzimet. Në këtë kuadër, ai u zotua se do të kryhet një kontroll i plotë i pasurive, me qëllim që çdo pasuri e përvetësuar në mënyrë të paligjshme t’i kthehet popullit shqiptar.
“Zotohem se qeveria do të vendosë mbi ta taksat më të ulëta në botë në mënyrë që ju me mundin tuaj të begatoheni, mëkëmbeni, të pasuroheni. Nuk ka një vend të pasur si Shqipëria. Nuk ka 28 mijë km2 me kaq shumë pasuri. Sot ato shfrytëzohen nga Rama dhe oligarkët e tij njëlloj si në sistemin kolonial. Nesër ato do të kthehen në pasuri për ju, për Shqipërinë Madhështore. Zoti vjen në shtëpi, kur ne ta pastrojmë atë.
Zero tolerancë ndaj korrupsionit do të jetë motoja jonë. Njeriu i punës nuk ka armik më të egër se korrupsionin e qeveritarëve. Ai vret mundësitë e të rinjve, ai sjell krimin dhe pasigurinë, skamjen dhe varfërinë. Zero tolerancë ndaj shpërdorimit të parave të tyre. Jap fjalën se një audit i narkoshtetit do të rikthejë qindra milionë euro të vjedhura. Kriminelët kudo që ndodhen do të vendosen përpara ligjit dhe bashkë me ta dhe ministrat kriminelë”, tha kryetari i PD. /Versus.al/
‘’I qan hallin kalorësit se i varen këmbët’’, Berisha i përgjigjet Ramës për moshën: Ti ngjet me gjyshin e Gramoz Ruçit
Në fjalën e mbajtur para mbështetësve të PD në çeljen zyrtare të fushatës, Berisha iu përgjigj Ramës për komentet që ai ka bërë mbi moshën e kryedemokratit. Berisha tha se fuqia e një burri matet më dëshirën e tij për të ndihmuar kombin.
Ndërsa ironizoi gjendjen e Ramës duke thënë se ai duket sikur të ishte në moshën e gjyshit të Gramoz Ruçit.
‘’Ka dy muaj që është ngujuar në zyrë që flet me vete. Edi Rama vazhdon me shpifje e trillime, për 12 vite nuk u tregon dot shqiptarëve një vepër sepse kudo ka vjedhur. Përpiqet nga mëngjesi në darkë i qan hallin kalorësit se i varen këmbët, i qan hallin Berishës për moshën e tij. Edvin vitet e Sali Berishës janë vite bio të gjitha. Vettingu që i bëre me lakenjtë e tu treguan se Berisha del sot para shqiptarëve si politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria. Përsa i përket moshës, ju garantoj se ai ngjet jo me Gramozin por me gjyshin e Gramoz Ruçit. Fuqia e një burri matet me dashurinë dhe pasionin që ka ai për të ndihmuar kombin dhe vendin. Nuk jam kthyer unë për pushtet, unë kam qenë në pushtet dhe kam lënë ato që ti kurrë nuk i shuan dot. Nuk jam kthyer për para dhe as për luks’’-deklaroi Berisha. Versus.al
Me lot në sy, Berisha enthuziasmon demokratët: Sonte do nisim betejën e fitores!
Sali Berisha ka nisur fjalën e tij me enthuziasëm gjatë nisjes së fushatës zyrtare për zgjedhjet e 11 Majit.
Teksa falënderoi qytetarët që e kanë mbështetur, kandidatët për deputet, por edhe drejtuesin e fushatës së Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Chris LaCivita, Berisha u shfaq me lot në sy.
“Mirëmbrëma, ju njerëz të mrekullueshëm që e kane bërë këtë shesh më të bukurin në Europë. Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime, por sot jam më i emocionuar se kurrë”, tha Berisha.
Më tej demokrati ju drejtua kundërshtarit të tij, Kryeministrit Rama, duke thënë se ai do ta ketë të vështirë të flejë sonte.
‘’Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj, e dashurisë për familjen, e atdhetarisë. Njerëz të lirë, imagjinoni krahun tjetër me patronazhistë. Imagjinoni Ramën që ka në krah Veliajn, Çyrben, Ilir Beqen. Pork a në krah McGonigal. E sa shumë e presin. Edi Rama sonte e ke të vështirë natën. Kjo është një natë e veçantë sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë të fitores. Këto vite e keqja e vuri para vendin tonë, këto vite, 12 vite të shkretimit të saj nga bijtë dhe bijat. Ishin vitet e varfërimit të saj, ishin vite në të cilat regjimi i narkos-ve bëri gjithçka që të fshinte veprën tuaj Shqipërinë pluraliste. Bëri gjithçka të fshinte arritjet tona në rrugën e lirisë.’’/Versus.al/
Lacivita pritet me ovacione në podium! Drejtuesi i fushatës së PD: Votoni Berishën për t’i dhënë vetes mundësi
Christopher Lacivita, drejtuesi i fushatës së PD u prit me ovacione dhe brohoritje të shumta nga mbështetësit e mbledhur në çeljen zyrtare të fushatës.
Duke përmendur disa statistika negative të cilat sipas tij janë krijuar nga qeveria e PS, Lacivita tha se nuk ka kuptim të votohet për një parti që ka krijuar gjithë problemet, në vend të kësaj bëri thirrje që të votohet Berisha.
‘’Uau është fantastike! Kush është gati të bëjë Shqipërinë të madhe sërish? Në 2024-ën në SHBA socialistët tentuan të burgosnin Donald Trumpin, ata dështuan. Në 2025-ën në Shqipëri socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën. Do të dështojnë! Sepse nuk kanë çfarë të thonë për dështimet e 12 viteve të fundit, 12 vite krim dhe drogë. Janë 12 vitë dështim me 1 milionë shqiptarë. Përse të votosh për një parti që ka krijuar këto probleme. Votoni për Berishën dhe jepini vetes një mundësi’’- u shpreh Lacivita. Versus.al
Berisha nis fushatën në shesh/ Mitingu fillon me këngën "Eye of the Tiger"
Nis zyrtarisht fushata e koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, qytetarë të shumtë janë grumbulluar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Aktiviteti ka nisur në sfond me këngën "Eye of the Tiger", ndryshe nga herët e tjera.
Një pjesëmarrje e madhe, siç shihet edhe nga pamjet. Megjithatë priten ende edhe shumë të tjerë. Kulmi do të arrijë kur në podium do të ngjitet Sali Berisha. Për të parë videon, klikoni Ketu! Versus.al
(VIDEO) Gati për hapjen zyrtare të fushatës/ Fëmijët e Metës marrin pjesë në miting, pjesë dhe ish Prokurori Arjan Ndoja
Partia Demokratike do të çelë zyrtarisht fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e ardhshme këtë të premte në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Hapja do të zhvillohet në orën 19:00 dhe do të përfaqësojë një moment kyç për partinë në drejtimin e fushatës.
Një prej figurave më të përfolura të këtij evenimenti është Chris LaCivita, strategu i njohur amerikan i cili është angazhuar për të udhëhequr fushatën e Partisë Demokratike. Pritet që LaCivita të bëjë një fjalim, ku do të prezantojë planin dhe strategjinë e tij për të fituar besimin e qytetarëve shqiptarë. Të pranishmit do të kenë mundësinë të dëgjojnë një nga strategët më të shquar të fushatave politike amerikane, i cili ka punuar në disa fushata të mëdha dhe ka kontribuar për ngjitjen e kandidaturave të shumta.
Ajo që bie në sy është prania e disa figurave politike, përfshirë edhe të afërm të ish-Presidentit Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në qeli. Fëmijët e tij janë të pranishëm në këtë ngjarje, duke e theksuar më shumë lidhjen personale dhe mbështetjen e familjes Meta për fushatën e Partisë Demokratike.
Gjithashtu, një tjetër emër i pranishëm është ish-prokurori Arjan Ndoja, i cili është kandidati i Sali Berishës për deputet në Durrës. Ndoja ka qenë një figurë kontestuese në politikën shqiptare, duke u shkarkuar në vitin 2022 nga Komisioni i Vettingut për lidhje të shumfishta me krimin dhe për pasuri të pajustifikuar. /Versus.al/
Berisha, gati për fushatën “alla Trump”. Si do të zhvillohet mitingu i sotëm në sheshin “Nënë Tereza”
Sot në orën 19:00, Partia Demokratike çel zyrtarisht fushatën elektorale në sheshin “Nënë Tereza”. Me një skenografi të frymëzuar nga fushatat e ish-Presidentit Trump, drejtuesi strategjik Chris LaCivita ka menduar çdo detaj.
Në hyrje të bulevardit janë vendosur 11 njësha, simbol i numrit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në fletën e votimit.
Sheshi do të dominohet nga 3 ekranë LED që do shfaqin historikun e PD-së — njëri pranë Pallatit të Kongreseve, një tjetër te Presidenca dhe një në hyrje të sheshit.
Të gjithë kandidatët do të qëndrojnë të ulur përballë podiumit, ndërsa përveç Sali Berishës, fjalim do të mbajë edhe vetë strategu amerikan LaCivita. /Versus.al/







