Çfarë do të gjeni në brendësi
*Policia ka publikuar sot pamjet e momentit të arrestimit të Flodian Plakut, të shpallurit në kërkim si njëri prej tre autorëve që kryen vrasjen e Gentjan Bejtjas në Larushkë të Fushë Krujës me 14 mars të 2024-ës. *Aksioni u krye nga forcat Operacionale pas një vëzhgimi dy mujor të grupit hetimor. Pas dyshimeve se Plaku fshihej në një hotel në zonën e Orikumit në Vlorë, policia nisi të ndiqte berberin nga Shkodra Armando Dano dhe pronarin e hotelit Albano Lapshin. Të dy u arrestuan së bashku 57 vjeçarin L.D pasi akuzohen se kanë ndihmuar “Pole Qorrin” për t’u strehuar dhe lëvizur lirshëm. *Gjatë aksionit Plakut iu gjetën 25 mijë euro dhe një pistoletë me 17 fishekë të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Dyshohet se është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale dhe arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se po planifikonte një tjetër krim. *Në pranga ra edhe anëtari i grupit të tij Julian Aliaj, të cilit gjithashtu iu gjet një pistoletë.
U ndoq berberi nga Shkodra, zbulohet sesi u krye ndërhyrja në hotelin ku u kap "Pole Qorri"

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni për kapen e Flodian Plakut ditën e djeshme në Orikum të Vlorës. Mësohet se policia e ka patur nën vëzhgim për rreth dy muaj të akuzuarin për vrasjen e Gentjan Bejtjas në Larushkë të Fushë Krujës.
Ditën kur është kryer ndërhyrja, në ndjekje ka qenë Albano Lapshi dhe berberi nga Shkodra Armando Dano të cilët shkonin tek hoteli ku fshihej Plaku.
Në pranga për ngjarjen u arrestua edhe Julian Aliaj i cili mbante me vete pistoletë dhe dyshohet si pjesë e grupit të Plakut. Versus.al
VIDEO/ “Shpejt dili mbrapa”, aksioni i policisë për kapjen e Pole Qorrit, iu gjetën 25 mijë euro dhe pist*letë
Policia ka publikuar pamjet e aksionit të zhvilluar nga forcat Operacionale për kapjen e Flodian Plakut i njohur me disa mbiemra të tjerë dhe me nofkën “Pole Qorri” i cili kërkohej për vrasjen e Gentjan Bejtjas të ndodhur më 14 mars të 2024-ës.
Gjatë kontrolleve ndaj tij iu gjetën 25 mijë euro cash, një armë zjarri pistoletë dhe 17 fishekë. Në pranga gjatë aksionit ra edhe 43 vjeçari Julian Pashaj të cilit iu gjet gjithashtu një armë tip pistoletë. Ndërsa gjatë hetimeve mbi këtë rast, policia ka dalë në përfundimet se A.L 36 vjeç, L.D 57 vjeç dhe A.D 31 vjeç, kanë ndihmuar Flodian Plakun për t’u strehuar dhe lëvizur.
Gjithashtu në pranga tre ditë më parë ka rënë edhe Kleanth Bylyku alias Armando Gega, 42 vjeç për vrasjen e Renato Hoxhajt në lagjen Hajro Çakërri më 27 prill të këtij viti. Versus.al
FOTO/ Kërkohej për vr*sjen e Gentjan Bejtjas, momenti kur Operacionalja kap "Pole Qorrin" në Orikum
Vlorë- Ky është momenti i arrestimit të Flodian Plakut ditën e djeshme në Orikum pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur më 15 mars të vitit të kaluar.
41 vjeçari vlonjat u kap në një hotel pas një operacioni të organizuar nga Forcat Operacionale. Gjatë momentit të arrestimit, Plakut i cili njihet edhe me mbiemrat “Mamo e Serjani” dhe nofkën “Pole Qorri”, iu gjetën 2 armë zjarri që i mbante me vete.
Në kuadër të operacionit të zhvilluar dje, janë ndaluar edhe 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe 44 vjeçari Julian Aliaj i cili dyshohet si anëtar i bandës kriminale të vrasësve të drejtuar nga Flodian Plaku. Aliaj ishte arrestuar edhe në 2019-ën në Itali për trafik droge nëpërmjet gomoneve që niseshin nga Vlora drejt Brindisit për t’u shpërndarë më pas në qytetet më të pasura të Italisë.
Vrasja e Gentjan Bejtjas
Flodian Plaku dyshohet si një ndër tre autorët që kanë hapur zjarr me breshëri ndaj ish-policit që ishte kthyer në personazh të botës së krimit. Më 14 mars të 2024-ës, ata qëlluan me breshëri plumbash automatiku kundrejt Bejtjas i cili ndodhej në oborrin e banesës së tij në Larushkë të Fushë Krujës. Dyshohet se vrasja ka motive hakmarrje si pasojë e luftës për hakmarrje mes grupeve të Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit. Pak ditë pas vrasjes u arrestuan Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, të dy të dyshuar për atentatin mafioz. Dosja për vrasjen e Bejtjas kaloi për gjykim më 9 mars të këtij viti. Versus.al







