Live Updates /

Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Ramën! Demokratët ankohen për numrin e lartë të pr/ligjeve në rend dite

*Seanca e sotme plenare nisi me debate mes deputetëve demokratë dhe socialistëve për shkak të numrit të lartë të projektligjeve në rend dite. Demokratët pretenduan se pikat e shumta në rendin e ditës nuk garantojnë cilësinë e debatit dhe pengojnë që qytetarët të kuptojnë realisht përfitimet nga këto projektligje. *Megjithatë socialistët vijuan me diskutimin e projektligjeve pa e marrë parasysh kërkesën e demokratëve. Ndërsa kërkesa e bërë nga Gazment Bardhi për interpelancë me kryeministrin Edi Rama u rrëzua me 74 vota kundër të socialistëve. *Debate pati edhe mes kreut të partisë “Mundësia” Agron Shehaj dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Seanca e sotme plenare nisi me debate mes deputetëve demokratë dhe socialistëve për shkak të numrit të lartë të projektligjeve në rend dite. Demokratët pretenduan se pikat e shumta në rendin e ditës nuk garantojnë cilësinë e debatit dhe pengojnë që qytetarët të kuptojnë realisht përfitimet nga këto projektligje. *Megjithatë socialistët vijuan me diskutimin e projektligjeve pa e marrë parasysh kërkesën e demokratëve. Ndërsa kërkesa e bërë nga Gazment Bardhi për interpelancë me kryeministrin Edi Rama u rrëzua me 74 vota kundër të socialistëve. *Debate pati edhe mes kreut të partisë “Mundësia” Agron Shehaj dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

3 Postime
1 ORE ME PARE

“Laj gojën kur flet për mua”, Balla-Shehajt: Po u pendua Lul Basha do tregojë sa lekë i dhe për mandatin

Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Ramën!

Gjatë seancës së sotme plenare kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj u ankua për faktin se prej kohësh i mohohet interpelanca me Belinda Ballukun dhe tashmë edhe me kryeministrin Edi Rama, ndërsa nuk la pa ironizuar edhe zyrtarët e tjerë të PS.

Për t’i kthyer përgjigjie mendoi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili e paralajmëroi duke i thënë se nëse pendohet ish-kryedemokrati Lulzim Basha mund të tregojë sesa para i ka marrë për t’i garantuar mandatin e deputetit në 2017-ën.

“E dëgjoj shpesh këtë deputetin që për t’u bërë interesant për rrjetin e tij social bërtet dhe kujton se është interesant edhe kur ja fut kot. Ti kur të përmendësh emrin tim laj gojën, po bëje gargarën me ujë të kripur vlore. Se po u pendua Lul Basha do tregojë sesa para i ke dhënë për të marrë mandatin në 2017-ën. Kaq ti, kujdes se mos të bën të penduarin Luli”- u shpreh Balla. Versus.al

 

 

1 ORE ME PARE

Seanca në Kuvend, rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë urgjente me Ramën

Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Ramën!
Niko Peleshi, Gazment Bardhi

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama sa i takon pezullimit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Socialistët rrëzuan kërkesën e PD për këtë interpelancë, ndërsa kryeparlamentari Niko Peleshi argumentoi se çështja është në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese e cila do të vendosë më 12 dhjetor për këtë çështje.

17 vota pro ishin për interpelancë ndërsa 74 vota ishin kundër duke bërë që kërkesa të mos miratohet. Versus.al

4 ORE ME PARE

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, diskutohet për veprimtarinë e KQZ dhe Avokatin e Popullit (Rendi i ditës)

Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Ramën!
Kuvendi mblidhet për herë të dytë brenda javës. Sot në orën 10:00 mbahet seanca ku pritet që kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi të raportojë mbi veprimtarinë e institucionit që ai drejton. 

Gjithashtu pritet të diskutohet edhe për Avokatin e Popullit, proces për të cilin një ditë më parë pati zhvillime ku PD tërhoqi firmat për kandidatët e tjerë pasi pa që PS mblshteste Endri Shabanin për këtë post. 

Rendi i ditës:

Projektligji "Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit Hanns-Seidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr. 9781, datë 19.7.2007”.

Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013".

 

Projektligji "Për pranimin e ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për krimin e agresionit, ratifikuar me ligjin nr. 8984, datë 23.12.2002". Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual në Rajonin e Mesdheut, bërë në Maltë, më 11 korrik 1997".

Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin "Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I - Shqipëri".

Projektligj "Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin "Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII,faza I - Shqipëri"

Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin "Korridori hekurudhor VIII, faza I – seksioni Durrës - Rrogozhinë'"".

Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (KESH, sh.a.) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin fotovoltaik (FV) solar nga 2 KESH-i".

Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje".

Projektligj "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 "Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, "Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik", të ndryshuar".

Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.03.2015 "Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian" i ndryshuar"

Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8454, datë 04.02.1999 "Për Avokatin e Popullit", të ndryshuar".

Projektvendimi "Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit".

Projektvendimi "Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil".

Projektvendimi "Për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat". Versus.al

Poll