Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kryeministri Edi Rama u prit me një ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Vilën Doria Pamphili në Romë, në kuadër të samitit të parë ndërqeveritar mes Shqipërisë dhe Italisë. *Rama ishte i shoqëruar nga 10 ministra të kabinetit të tij, ndërsa gjatë takimit u nënshkruan 16 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme. *Pas ceremonisë dhe shkëmbimit të marrëveshjeve, dy kryeministrat mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp, ku e përshkruan këtë ditë si një moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Rama: Partneriteti me Italinë po thellohet, falë Melonit shqiptarët që kanë punuar në Itali marrin më në fund pensionin

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me kryeminsitrin italiane Giorgia Meloni theksoi se partneriteti mes shtetin italian do të forcohet më shumë teksa rendit një sërë projektesh të reja, kryesisht në sektorin e energjisë.
“Falënderoj ministrin Tajani, i cili si një evropian i vërtetë, por njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, ka qenë mik i Shqipërisë. Ai po na mbështet në të gjitha elitë tona, dhe po e bën këtë jo vetëm në rrugë diplomatike dhe në aspektin ekonomik. Dhe nëse sot më në fund korridori 8 që është strategjik, më në fund ka nisur me një ritëm të përshpejtuar, kjo është meritë e ministrit të Jashtëm të Italisë.
Pastaj më duhet të shtoj që falë kësaj qeverie edhe kujdesit të veçantë të kryeministres italiane, sot të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Itali, sot kanë më në fund të drejtën për pensin. Një kërkesë e bërë shumë vite më parë, mbi 10 vite, një angazhim i marrë nga të gjithë qeveritë e mëparshme por është fakt prej e përditshmërisë të shqiptarëve, falë Giorgia Melonit. Mund të them gjithë sa tha Meloni, shkon në drejtimi ne saj që është për thellimin kësaj marrëdhënie dhe është drejtimi i thelbit të kësaj lidhje të veçantë që më në fund shoqërohet nga kantiere të mëdha. Kemi një nga projektet më më të mëdha për energjinë në Evropë që po ecën përpara, përmes linjës interkoneksionit mes Shqipërisë dhe Italisë me pjesëmarrjen e Arabe, por jemi duke punuar për një tjetër projekt, që do të lidhë Lindjen me Perëndimin. Pastaj kemi dhe kulturën. Nëse nuk do të ishte e pranishme kultura, nuk do të ishte as Italia. Kjo nderon qeverinë por dhe ministrin. Jam i lumtur të iu bashkohem juve në kritikat që do tiu bëhen nga shtypi, por përsa më takon më në fund pas kaq shumë vitesh kemi një marrëveshje konkrete për të bërë bashkë një strukturë më rendësi shumë të madhe evropiane.
Pra për ta mbyllur, do të doja të shtoja që do të ishte qershia mbi torte nëse në vitin 2028, vit që Italia do të marrë kryesinë e KE, dhe kur Giorgia do të mbajë rolin e dyfishtë, atë të kryeministres dhe presidentes të KE, qeshni por koha do të kalojë dhe do të shihni që unë kam gjithmonë të drejtë. Gaboja kur isha më i ri si ministër i Kulturës, por tani që jam një vereran, besoj se nuk gaboj”, tha Rama.
Meloni e impresionuar nga ministrat shqiptarë: Folën italisht pa përkthim, marrëdhëniet tona kanë rrënjë të thella!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka cilësuar “historik” samitin e parë ndërqeveritar mes Italisë dhe Shqipërisë, që po zhvillohet sot në Romë.
Gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Meloni u shpreh se kjo ditë shënon një hap të ri në marrëdhëniet dypalëshe, jo vetëm për formatin e veçantë të takimit, por edhe për numrin dhe cilësinë e marrëveshjeve të nënshkruara.
“Jam e kënaqur që pres në Romë mikun tim Edi Ramën dhe ministrat e tij për këtë samit historik. Marrëdhëniet mes vendeve tona kanë rrënjë të thella dhe kanë shkuar gjithmonë përtej interesave reciproke,” tha Meloni.
Ajo vuri në dukje momentin emocional të mbledhjes plenare, ku mbi 20 ministra shqiptarë morën fjalën në italisht, pa pasur nevojë për përkthim, duke e cilësuar këtë si një tregues të afërsisë së veçantë mes dy kombeve.
Kryeministrja italiane theksoi se Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe synimi i përbashkët është që kjo marrëdhënie të thellohet më tej. “Kemi rënë dakord me Ramën të krijojmë një forum ekonomik që do të përfaqësojë ndërmarrjet prodhuese të të dy vendeve,” shtoi Meloni.
Ajo përmendi gjithashtu bashkëpunimin në fushat strategjike të energjisë dhe transportit, me fokus të veçantë te “Korridori 8”, që lidh Italinë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, si një rrugë e rëndësishme për zhvillimin rajonal dhe integrimin ekonomik.
Pjesë nga fjala e Melonit:
Jam e kënaqur që pres në Romën mikun tim Ramën, ministrat e tij të cilët erdhën këtu për samitin e parë. Një ditë që për marrëdhëniet tona mund të quhet historike. Jo vetëm për faktin se është hera pe parë që qeveritë tona takohen në një format të këtij lloji, por dhe për sasinë dhe cilësinë e marrëveshjeve që u nënshkruan.
Është e qartë që ne e dimë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë i kanë rrënjët shumë thellë. Kanë qenë gjithmonë marrëdhënie të tilla që kanë shkuar përtej interesave reciprokë. Kemi qenë të mallëngjyer nga kalimi i asamblesë plenare, me të paktën 20 ministra që morën fjalën të gjithë duke folur në mënyrë ekskluzivisht në italisht dhe pa pasur nevojën e përkthimit.
Mendoni që Shqipëria ka qenë dhe është një pikë referimi për Shqipërinë. Këtë marrëdhënie mes kombeve tona ta shndërrojmë në një thesar për ta fuqizuar edhe më tej këtë marrëdhënie.
Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë dhe ideja jonë është që ti japim më shumë thellësi duke vendosur marrëdhëniet në një plan më të thellë. Që tani me Ramën kemi lënë një tjetër takim, atë të krijimit të një forumi ku do të përfaqësohen ndërmarrje që përfaqësojnë sistemin prodhues. Kemi përcaktuar drejtimet ku do vazhdojë bashkëpunimi ynë te energjia dhe transporti duke u pozicionuar te korridori 8, ai damar që vjen nga Pulia duke kaluar në Shqipëridhe duke vazhduar në Maqedoni e Bullgari.
Samiti Shqipëri-Itali/ Rama dhe Meloni firmosin shkëmbimin e marrëveshjeve për bashkëpunim në disa sektorë
Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni kanë nënshkruar shkëmbimin e marrëveshjeve që synojnë thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në disa fusha.
Marrëveshjet përfshijnë sektorë të ndryshëm, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin dhe fusha të tjera kyçe.
“Romë – Shkëmbimi Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar”, shkroi Rama në Facebook.
Samiti Shqipëri–Itali/ Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Meloni në Vila Doria Pamphilj!

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, priti homologun e saj, Edi Rama, në Villa Doria Pamphili në Romë. Rama udhëtoi drejt kryeqytetit italian i shoqëruar nga 10 ministra, për të marrë pjesë në mbledhjen e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ndërkohë sipas raportimeve, ndër marrëveshjet që do të nënshkruhen kanë të bëjnë me fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.
Marrëveshjet që do nënshkruhen mes dy qeverive:
-Bashkëpunimi strategjik në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit
-Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme
-Mbrojtja civile, me disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional
-Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal
-Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë
-Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive
-Zhvillimi ekonomik, përmes instrumenteve të “Cassa Depositi e Prestiti”, “SIMEST” dhe “AIDA”, në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare
-Kultura dhe kreativiteti, me një marrëveshje bashkëpunimi midis Fondacionit MAXXI dhe institucioneve shqiptare të artit
