Live Updates /

Shantazhonte biznesmenin, si u zbuluar nga SPAK Gazmir Peçi. Nga hetimi për kultivin kanabis në Shef Antidroge. MB: Policët që hiqen si padronët e qytetarëve do të ndëshkohen rëndë

*Shefi i sektorit kundër trafikut të drogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Peçi u vu në pranga pas një skemë gjobëvënie ndaj një pronari të një lokali nate tek ‘Ura e Dajlanit’.  Pronari i biznesit denoncoi rastin dhe AMP bëri arrestimin e tij në flagrancë. * Por emri Prençit  nuk rezulton i panjohur për Policinë. Në 2021 Gazmir Preçi i cili atëherë mbante postin e shefit të Krimieve në Policinë e Mallakastrës u arrestua së bashku me 4 zyrtarë të tjerë të policisë së Fierit në kuadër të një hetimi për lejimin e kultivimit të kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës.  *Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar në rrjete sociale për arrestimin e Preçit. Hoxha shkruan ndër të tjera në postim se Policët që hiqen si padronët e qytetarëve do të ndëshkohen rëndë

Shkruar nga B.SH

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Shefi i sektorit kundër trafikut të drogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Peçi u vu në pranga pas një skemë gjobëvënie ndaj një pronari të një lokali nate tek ‘Ura e Dajlanit’.  Pronari i biznesit denoncoi rastin dhe AMP bëri arrestimin e tij në flagrancë. * Por emri Prençit  nuk rezulton i panjohur për Policinë. Në 2021 Gazmir Preçi i cili atëherë mbante postin e shefit të Krimieve në Policinë e Mallakastrës u arrestua së bashku me 4 zyrtarë të tjerë të policisë së Fierit në kuadër të një hetimi për lejimin e kultivimit të kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës.  *Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar në rrjete sociale për arrestimin e Preçit. Hoxha shkruan ndër të tjera në postim se Policët që hiqen si padronët e qytetarëve do të ndëshkohen rëndë

3 Postime
6 MUAJ ME PARE

Arrestimi i shefit të antidrogës në Durrës, reagon ministri Hoxha: Policët që hiqen si padronët e qytetarëve do të ndëshkohen rëndë

Shantazhonte biznesmenin, si u zbuluar nga SPAK Gazmir Peçi. Nga hetimi
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka bërë një reagim në rrjet për sa i përket arrestimit të Shefit të sektorit kundër trafikut të drogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Peçi.

Ministri Hoxha shkroi se ky operacion është një mesazh i qartë për të gjithë punonjësit e policisë që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia.

Ai shtoi gjithashtu se ata që do të sillen si padronë të qytetarëve dhe bizneseve dhe nuk do t’i shërbejnë ligjit në mënyrën e duhur, do të marrin ndëshkimin ligjor më të rëndë të mundshëm.

Ministri u bëri apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të denoncojnë raste të tilla dhe të mos ndihen të kërcënuar, pasi Policia është gjithmonë e gatshme për të arritur objektivin madhor të mirëqenies profesionale dhe integritetit të lartë moral e ligjor.

Reagimi i Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha

Operacioni i AMP-së, në bashkëpunim me SPAK, është mesazh i qartë për ata punonjës policie të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, se do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Mbështes dhe inkurajoj AMP-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe nxis dhe garantoj qytetarët dhe bizneset të denoncojnë raste të tilla, sepse vetëm bashkërisht arrijmë të realizojmë objektivin madhor, për të pasur një Polici sa më profesionale dhe me integritet të lartë moral e ligjor!/ Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Nga hetimi se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër në Shef Antidroge, bëmat e kryekomisar Gazmir Preçit

Shantazhonte biznesmenin, si u zbuluar nga SPAK Gazmir Peçi. Nga hetimi
Momenti i arrestimit të tij, Gazmir Preçi

Shefi i sektorit kundër trafikut të drogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Peçi u vu në pranga pas një skemë gjobëvënie ndaj një biznesmeni në Durrës.

Prençi me detyrë shef antidroge i kishte kërkuar 20 mijë euro pronarit të një lokali nate tek Ura e  Dajlanit për të lënë të qetë të punonte.

Pronari i biznesit denoncoi rastin dhe AMP arrestoi në flagrancë teksa pronari i biznesit dhe kryekomisari u takuan ku do të merrte pjesën tjetër të pagesës prej 10 mjë euro.

Por emri Prençit  nuk rezulton i panjohur për Policinë.

Në vitin 2021, Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Fier, caktoi masa sigurimi personal për disa punonjës policie të zinxhirit komandues dhe përgjegjës të Komisariatit të Policisë Mallakastër të cilët kishin lejuar mbjelljen e drogës buzë lumit Vjosa.

Mes tyre ishte edhe emri i Gazmir Preçit, ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Preçi kishte mbajtur postin e shefit të komisariatit në policinë e Mallakastrës.

Pas hetimeve rezultoi se punonjësit e policisë kishin shpërdoruar detyrën gjatë periudhës qershor – shtator 2021 duke lejuar, apo favorizuar veprimtarinë kriminale të disa shtetasve të arrestuar më parë nga Prokuroria e Rrethit Fier për kultivim të bimëve narkotike.

Por 3 vite më pas ai u emërua në pozicionin Shef Antidroge në qytetin bregdetar Durrës.

 

6 MUAJ ME PARE

Shantazhonte pronarin e një klubi nate, si u zbulua nga SPAK shefi i Antidrogës në Durrës

Shantazhonte biznesmenin, si u zbuluar nga SPAK Gazmir Peçi. Nga hetimi
Fotomontazh: Lokal nate, Gazmir Preçi

Shefi i sektorit kundër trafikut të drogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Peçi u vu në pranga nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore pas hetimeve të kryera me  Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)  pas një skemë gjobëvënie ndaj një biznesmeni në qytetin e Durrësit.

Duke shfrytëzuar postin Peçi i kisht kërkuar 20 mijë euro pronarit të një lokali në nate te Ura e Dajlanit në mënyrë që ta linte të punonte por që kishte arritur t’i merrte në fazën e parë vetëm 10 mijë euro.

Preçi fillimisht  kishte organizuar disa kontrolle pa asnjë baze dhe kur nuk kishte gjetur asgjë të paligjshme kishte pretendime se biznesi kishte punonjës të pa siguruar, gjë që nuk është në kompetencë të tij për ta kontrolluar.

Pronari i biznesit denoncoi rastin dhe AMP bëri arrestimin në flagrancë, teksa pronari i biznesit dhe kryekomisari u takuan ku do të bëhej pagesa prej 10 mijë eurosh./Versus.al

 

 

Poll