Live Updates /

Shpërthim eksplozivi në një hotel në Theth, dëmtohet një dyqan. Dëshmon autori: Porosinë për tritolin e mora nga burgu

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Shpërthimi në Theth, dëshmon autori: Mora porosi nga burgu për të vendosur tritolin  

Shpërthim eksplozivi në një hotel në Theth, dëmtohet

Ka dëshmuar dhe i arrestuari për tritolin e vendosur në një hotel në Theth.

Frederik Paplekaj, autori i vendosjes së tritolit në derën e një marketi në Theth, ka dhënë dëshminë e tij para policisë.

Paplekaj deklaroi se ka marrë porosi nga burgu për të vendosur lëndë plasëse.

Ai nuk ka folur në lidhje me arsyet e vendosjes së lëndës plasëse në biznesin në pronësi të familjes Berishta.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Njoftimi i Policise Shkoder:

Vendosi lëndë plasëse në derën e një marketi në fshatin Theth, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, pas tre orësh pas ngjarjes identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Kapja e tij u bë në kushte të vështira si pasojë e reshjeve të dëborës.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin ‘Theth’, në derën e marketit së shtetasve Ç. B., dhe A. B., është hedhur një sasi e vogël, lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen në Qafë Thore dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. P., 39 vjeç.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 39 vjeçarit për veprat penale ‘Shkatërrimi i pronës me eksploziv’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Pamjet e shpërthimit të fortë tek hoteli në Theth. Ky është i arrestuari për ngjarjen

Shpërthim eksplozivi në një hotel në Theth, dëmtohet

Frederik Paplekaj është identifikuar si autori i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në derën e një marketi në zonën e Thethit.

Policia e Shkodrës ka njoftuar se ai u arrestua tre orë pas ngjarjes, pavarësisht kushteve të vështira, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Paplekaj, 39 vjeç, akuzohet për ‘Shkatërrimin e pronës me eksploziv’ dhe ‘Prishjen e qetësisë publike’.

Autori është identifikuar dhe i filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë regjistruar momentin kur ai ka afruar dhe vendosur lëndën plasëse në derën e marketit.


Njoftimi i Policise Shkoder:

Vendosi lëndë plasëse në derën e një marketi në fshatin Theth, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, pas tre orësh pas ngjarjes identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Kapja e tij u bë në kushte të vështira si pasojë e reshjeve të dëborës.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin ‘Theth’, në derën e marketit së shtetasve Ç. B., dhe A. B., është hedhur një sasi e vogël, lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen në Qafë Thore dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. P., 39 vjeç.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 39 vjeçarit për veprat penale ‘Shkatërrimi i pronës me eksploziv’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

3 JAVE ME PARE

FOTO/ Shpërthim i fuqishëm tritoli në një hotel në Theth, një i arrestuar, dyshimet e para të policisë

Shpërthim eksplozivi në një hotel në Theth, dëmtohet

Një sasi lende plasëse e dyshuar si tritol i është vendosur një hoteli në Theth, mëngjesin e sotëm.

Rreth orës 1:30 minuta, një person i cili duket edhe në pamjet e kapura kamera, është afruar në këmbë ka vendosur lenden plasëse dhe është larguar.

Nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale.

Shpërthim eksplozivi në një hotel në Theth, dëmtohet

Biznesi është në pronësi të shtetasit Ç. Berishta.

Policia ka arritur të arrestojë një person të dyshuar. 

Bëhet fjalë për një i ri nga një fshat tjetër. Ai po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e vendosjes se lëndës plasëse.

Poll