Live Updates /

Shqipëra e Kosova ditë zie për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, homazhe shtetërore nesër në TKOB. Macron: Ishte mishërimi i shpirtit evropian

*Qeveria shqiptare ka caktuar 2 ditë kombëtare zie pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare *Homazhet do të mbahen me ceremoni zyrtare në ambientet e TKOB *Edhe Kosova ka nderuar kolosin e letrave shqipe duke shpallur ditën e nesërme ditë zie kombëtare. *Presidenca franceze ka reaguar sot me një komunikatë duke e cilësuar shkrimtarin si ‘mishërim i shpirtit europian’ *Miqtë e tij kanë shpërndarë në rrjete kujtimet e tyre të fundit me të duke shprehur vlerësimet më të larta dhe dhimbjen për humbjen e kandidatit për Nobel në Letërsi.

Shkruar nga B. S

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Qeveria shqiptare ka caktuar 2 ditë kombëtare zie pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare *Homazhet do të mbahen me ceremoni zyrtare në ambientet e TKOB *Edhe Kosova ka nderuar kolosin e letrave shqipe duke shpallur ditën e nesërme ditë zie kombëtare. *Presidenca franceze ka reaguar sot me një komunikatë duke e cilësuar shkrimtarin si ‘mishërim i shpirtit europian’ *Miqtë e tij kanë shpërndarë në rrjete kujtimet e tyre të fundit me të duke shprehur vlerësimet më të larta dhe dhimbjen për humbjen e kandidatit për Nobel në Letërsi.

4 Postime
8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Ditëlindja e fundit e Ismail Kadaresë, dhurata që Timo Flloko i bëri shkrimtarit të madh

Shqipëra e Kosova ditë zie për ndarjen nga jeta të Ismail
Ismail Kadare dhe Timo Flloko

Ngushëllimet për humbjen e gjeniut të letërsisë shqiptare Ismail Kadare kanë qenë të shumta nga e gjitha bota.

Së fundmi edhe Vera Grabocka e Timo Flloko kanë publikuar një video te veçantë me shkrimtarin e njohur të regjistruar në 28 janar 2024, në ditëlindjen e fundit të Kadaresë.

Në video, Timo Flloko si një dhuratë për ditëlindje i interpreton poezinë “Kristal”  shkrimtarit të ndarë dje nga jeta.Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vera Grabocka (@veragrabocka)

 

8 MUAJ ME PARE

Në tetor e nderoi me titullin e lartë, Macron reagon për ndarjen nga jeta të Kadaresë: Mishërim i shpirtit europian

Shqipëra e Kosova ditë zie për ndarjen nga jeta të Ismail
Macron nderon Kadarenë në Tiranë, 17 tetor 2023

Presidenti francez, Emanuel Macron, ka reaguar sot me anë të një komunikate zyrtare për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare i cili u shua mëngjesin e ditës së djeshme.

Kadare i cili u nderua edhe nga vetë presidenti Emanuel Macron me titullin e legjionit të nderit, gjatë vizitës së tij në Tiranë, cilësohet si një prej shkrimtarëve për të cilin “shkrimi është një luftë”. Në reagimin e bërë, Kadare cilësohet si "forca e shpirtit evropian" si dhe përmenden disa prej veprave më ikonike të kolosit të letërsisë shqipe, vepra të cilat janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme të botës.

"Vdiq këtë të hënë një shkrimtar që mishëroi, me jetën, me veprën dhe me personalitetin e tij, pasurimin e dialogut, forcën e shpirtit europian dhe vokacionin mikpritës të Francës.  Është larguar nga ne shkrimtari franko-shqiptar Ismail Kadare. Ai ishte një nga ata për të cilët edhe të shkruash është  betejë, një nga ata që që çdo fjalë e tyre është shkëputur nga heshtja, nga ata që çdo rresht rrezikon t'ua bëjë më të rëndë raportin, nga ata që çdo roman i kërcënon të jetë epitafi i karrierës së tyre.

Sepse jetoi dhe krijoi si njeri i lirë, në një vend që nuk ishte i tillë: Shqipëria Sovjetike e pasluftës, nën zgjedhën e hekurt të Enver Hoxhës. Por zbulimi i letërsisë hapi brigjet e një bote të re për adoleshentin. Duke lexuar Servantes-i, Homeri dhe Gogol-i, ai forcoi rezistencën e tij intelektuale. Aq sa indoktrinimi i profesorëve të tij të letërsisë rrëshqiti mbi të, në Universitetin e Tiranës si dhe në Institutin Gorki në Moskë, tempullin e letërsisë bashkëkohore. Në vend që të futej në radhët e “çetës elitare të realizmit socialist”, siç quhej, ai u bashkua me luftëtarët e rezistencës të lirisë së stilit.  Romani i tij i madh i vitit 1963, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, ishte toleruar, sepse tema e tij ishte shqetësuese, ëndërrimi i tij pengoi etiketat komuniste: zhvarrosja e ushtarëve nga Lufta e Dytë Botërore para një prifti dhe një ushtari italian, nën shiun shqiptar që vazhdon të bjerë.

Nga ana tjetër, Përbindëshi, në vitin 1965 dhe Dimri i vetmisë së madhe, në 1973, denonconte shtypjen intelektuale të Tiranës së asaj kohe. Dy herë i akuzuar për nxitje rebelimi, ai iu nënshtrua një periudhe pune krahu në fshat, për të cilën ai raportoi. Atëherë iu drejtua vendit që kishte qenë i pari që përktheu librat e tij, i pari që u apasionua pas veprës së tij përtej kufijve të tij. Me botuesin e tij, Claude Durand, kreun e Éditions Fayard, ai planifikoi një arratisje të madhe në Francë në vitin 1990, një tjetër goditje në murin e diktaturës: në Tiranë, largimi i tij çoi në protestat e para studentore në më shumë se dyzet vjet.

Që atëherë, nga kryeqyteti i Francës në atë të një Shqipërie të kthyer në demokraci dhe më në fund të rikthyer në vetvete, ai e ndau ekzistencën e tij mes fjalëve njerëzve dhe vendeve. Nga shëtitjet e tij në Tiranën e rizbuluara, tek kjo tavolinë në kafenenë Rostand.", thuhet ne mesazhin e Macron.

Pasi i dorëzoi dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”, Macron gjatë vizitës së tij në Tiranë në tetor të vitit të shkuar e cilësoi Kadarenë si poet të Ballkanit dhe rapsod të Evropës. Kujtojmë që kolosi i letrave shqipe, kaloi një pjesë të jetës së tij në Paris ku fitoi disa çmime me romanet e tij të përkthyera në shumë gjuhë të botës. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e Kadaresë, Osmani shpall 3 korrikun ditë zie për Kosovën

Shqipëra e Kosova ditë zie për ndarjen nga jeta të Ismail
Ceremonia e dekorimit të Ismail Kadaresë me urdhrin "Hasan Prishtina"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur 3 korrikun si ditë zie për vendin në nder të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë i cili u nda nga jeta mëngjesin e ditës së djeshme.

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Presidentja Osmani, në qershor të vitit të kaluar, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa, në gusht, Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Në Shqipëri, Këshilli i Ministrave shpalli datat 2 dhe 3 korrik zi kombëtare për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh. Të nesërmen mbahet një ceremoni shtetërore për përcjelljen e Kadaresë drejt banesës së fundit. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Dy ditë zie kombëtare për humbjen e Ismail Kadaresë! Homazhet mbahen nesër në TKOB, me ceremoni shtetërore

Shqipëra e Kosova ditë zie për ndarjen nga jeta të Ismail
Shkrimtari, Ismail Kadare

Përgjatë ditës së sotme dhe të nesërme, Shqipëria është zyrtarisht në zi kombëtare ku flamuri do të qëndrojë i ulur në gjysmështizë pas vdekjes të të madhit Ismail Kadare.

Gjeniu i letrave shqipe u nda dje nga jeta në moshën 88 vjeçare, ndërsa nuk munguan reagimet e shumta nga politikanët shqiptarë në Kosovë e Shqipëri por edhe nga mediat e huaja të cilat e cilësuan Kadarenë si “një pishtar drite në errësirën që kishte kapluar shqiptarët”.

Vendimi për të shpallur dy ditë zie kombëtare u mor dje nga Këshilli i Ministrave. Shkrimtari i madh do të përcillet nesër në banesën e fundit me ceremoni shtetërore ndërsa homazhet do të mbahen në Teatrin e Operas dhe Baletit nga ora 09:00-11:00 dhe nga ora 11:30 deri në 12:30.

Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Shpalljen dite zie kombëtare te martën dhe të mërkurën, përkatësisht, në datat 2 dhe 3 korrik 2024, në nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe.

2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar ne gjysmështize.

3. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore te organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tirane, ditën e mërkure, date 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri ne orën 12:30.

4. Ne orën 13:00, date 3.7.2024, ne nderim te tij të ndërpritet do veprimtari dhe të mbahet një minute heshtje.

5 Radiotelevizioni Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes se homazheve dhe ceremonialit shtetëror, te transmetoje muzike funebre.

6. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili ne përbërje te ketë:

Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Ministrin e Mbrojtjes; Ministrin e Brendshëm; Kryetarin e Bashkisë Tirane; Drejtorin e Protokollit te Shtetit; Drejtorin e Përgjithshëm te Policisë së Shtetit; Romandantin e Gardës së Republikës se Shqipërisë; Drejtorin e Drejtorisë se Shërbimeve Qeveritare; Përfaqësues nga Kabineti i

Kryeministrit; Përfaqësues nga zyra e Shtypit te Kryeministrit.

7. Ngarkohet Protokolli i Shtetit që te krijoje dhe te drejtoje grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative te homazheve dhe te ceremonialit shtetëror.

8. Shpenzimet e varrimit, te homazheve dhe te ceremonialit tè përballohen nga Ministria e Ekonomise, Kultures d e Inovacionit.

Ky vendim hyn ne fugi menjehere dhe botohet ne “Fletoren zyrtare”.

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, letërsia shqipe ra në zi pas lajmit për vdekjen e kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare. Shkrimtari i madh, u gjet i pajetë nga familjarët brenda banesës së tij në Tiranë pasi kishte pësuar një arrest kardiak. Pavarësisht ndërhyrjes së mëvonshme të mjekëve, gjeniu i letrave shqipe, ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare duke lënë pas përjetësinë e veprave të tij. Versus.al

Poll