Live Updates /

Skandal në Gramsh, helmohen 70 fëmijë në kopshtin publik nga ushqimet e 'Nelsa sh.p.k'! Analizat konfirmojnë salmonelën si shkak, prindërit paralajmërojnë protestë!

*Një ngjarje skandaloze raportohet të ketë ndodhur në një kopsht shtetëror me drekë në qytetin e Gramshit, ku rreth 70 fëmijë raportohet të jenë helmuar, pas ushqimit të konsumuar gjatë drekës. *Sipas analizave të kryera ushqimi ka rezultuar me salmonelë. *Paraprakisht dyshohet se shkaku i helmimit është ushqimi i konsumuar nga fëmijët i cili sigurohet nga një kompani private nëpërmjet shërbimit të kateringut. *Lajmin e ka konfirmuar dhe drejterosha e spitalit Greta Lena

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një ngjarje skandaloze raportohet të ketë ndodhur në një kopsht shtetëror me drekë në qytetin e Gramshit, ku rreth 70 fëmijë raportohet të jenë helmuar, pas ushqimit të konsumuar gjatë drekës. *Sipas analizave të kryera ushqimi ka rezultuar me salmonelë. *Paraprakisht dyshohet se shkaku i helmimit është ushqimi i konsumuar nga fëmijët i cili sigurohet nga një kompani private nëpërmjet shërbimit të kateringut. *Lajmin e ka konfirmuar dhe drejterosha e spitalit Greta Lena

6 Postime
1 ORE ME PARE

Skandali në Gramsh: 70 fëmijë të helmuar nga ushqimet e ‘Nelsa shpk’, kompania e kontratave milionëshe në kopshte, spitale dhe burgje

Skandal në Gramsh, helmohen 70 fëmijë në kopshtin publik nga
Foto montazh: kopsht, salmone, analiza e femijeve të helmuar me salmonelë


Rreth 70 fëmijë nga një kopsht publik në qytetin e Gramshit u shtruan në spital në fillim të kësaj jave, duke paraqitur simptoma të rënda helmimi si të vjella, temperaturë dhe dhimbje barku. Autoritetet shëndetësore dyshojnë se shkak i helmimit është bakteria salmonela, ndërsa analizat laboratorike vazhdojnë për të përcaktuar burimin dhe shkallën e kontaminimit.

Nga hetimet e para, autoritetet kanë marrë mostra nga ushqimet e shërbyera në kopsht, uji dhe ambientet e kuzhinës. Një nga pistat kryesore të hetimit është kompania kateringu “Nelsa shpk”, e cila ka fituar tenderin për furnizimin me ushqim të kopshteve dhe çerdheve në bashkinë Gramsh që prej qershorit 2023.

Kontrata me këtë kompani është e vlefshme për 24 muaj dhe parashikon furnizimin e përditshëm të qendrave arsimore të fëmijëve, përfshirë edhe konviktin e shkollës së mesme, me produkte ushqimore të standardeve të larta.

“Nelsa shpk” ka një histori të gjatë pjesëmarrjeje në tenderë publikë, jo vetëm në Gramsh, por edhe në qytete të tjera dhe institucione shtetërore në Tiranë.

Përveç kopshteve dhe çerdheve, kompania furnizon edhe spitalet dhe burgjet.

Shumë nga këto tenderë kanë marrë sinjale paralajmëruese në sistemin e prokurimeve publike për mungesë transparence, konkurrencë të dobët ose dyshime për parregullsi.

Sipas të dhënave zyrtare, kompania është aktualisht në pronësi të Elsa Kamberit (Balla), ndërsa themelues dhe pronar fillestar është babai i saj, Nexhmi Balla, i njohur në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Në vitin 2016, Nexhmi Balla u arrestua së bashku me disa biznesmenë dhe zyrtarë të lartë të burgjeve për një skandal të madh korrupsioni që përfshinte manipulimin e tenderëve për ushqimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Bashkë me të u arrestuan edhe biznesmenët Ylber Kalaja dhe Shemsi Sinani, si dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve në atë kohë, Artur Zoto, dhe zëvendësi i tij Iljaz Labi. Kompanitë e tyre ndanin tenderë me vlera të mëdha përmes skemave korruptive.

Pas këtij skandali, për të ruajtur aktivitetin dhe kontratat publike, Nexhmi Balla i kaloi pronësinë dhe menaxhimin e kompanisë vajzës së tij, Elsa Kamberi, një praktikë e njohur në botën e biznesit që lidhet me korrupsionin, me qëllim shmangien e penaliteteve ligjore./Versus.al

5 ORE ME PARE

'Kopshti nuk na lajmëroi', helmimi i të miturve në Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë për skandalin

Skandal në Gramsh, helmohen 70 fëmijë në kopshtin publik nga
Foto ilustruese

Prindërit e fëmijëvë që janë helmuar në kopshtin e Gramshit kanë folur për mediat. Ata janë shprehur se fëmijët e tyre kanë patur temperature dhe të vjella për shkak të helmimit. Brenda 24 orëve, të paktën 12 fëmijë u paraqitë në spitalin e Gramshit, ndërsa disa prej të miturve u mbajtën në kujdesin intenstiv pedriatik për shkak të dëhidratimit.

Një prind ka theksuar se nuk e dinte se kishte edhe fëmijë të tjerë në të njëjtën gjendje shendetësore si fëmija i tij teksa shtoi se këtë e mësuan në urgjencë. Sipas tyre, kopshti nuk i ka informuar për asgjë.

“Fëmija im ishte me temperaturë 39 dhe nuk pushonte së vjelluri. E çuam në urgjencë dhe vetëm atëherë mësuam se kishte edhe të tjerë në të njëjtën gjendje,” tha një prind.

“Kopshti nuk na njoftoi për asgjë. As nuk e dinim se mund të ishte helmim,” shtoi prindi.

Prindërit kërkojnë përgjigje dhe ndëshkime ndaj kanë paralajmëruar javën e ardhshme protestë përpara kopshtit. Versus.al

5 ORE ME PARE

Thellohet skandali në Gramsh, kopshti nuk kishte as frigorifer! Çfarë zbuloi AKU-ja

Skandal në Gramsh, helmohen 70 fëmijë në kopshtin publik nga
Foto ilustruese

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht publik në Gramsh.

Pas një inspektimi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar mangësi serioze në kushtet e ruajtjes së ushqimit, përfshirë mungesën e frigoriferëve funksionalë për produkte të ndjeshme si mishi dhe qumështi.

Deri më tani, nuk është bërë publik asnjë informacion zyrtar lidhur me masat e marra ndaj stafit të kuzhinës apo ndaj kompanisë private që siguron ushqimin përmes shërbimit të kateringut. Asnjë nga institucionet përgjegjëse — drejtoria e kopshtit, apo ato vendore — nuk ka reaguar publikisht mbi ngjarjen.

Raportimet mediatike bëjnë me dije se janë rreth 70 fëmijë të prekur nga helmimi, ndërsa analizat kanë treguar se shkaktar i tij ka qenë bakteri i salmonelës. Ndërkohë, janë marrë mostra për analiza nga ushqimi i shërbyer, uji i pijshëm dhe ambientet e kuzhinës për të identifikuar burimin e saktë të infeksionit./Versus.al

6 ORE ME PARE

Helmimi në kopshtin e Gramshit, autoritetet shëndetësore: Priten të dalin nesër analizat për 76 mostra nga fëmijë e të rritur

Skandal në Gramsh, helmohen 70 fëmijë në kopshtin publik nga
Foto ilustruese

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar rasti është vënë menjëherë në hetim.

Përmes një postimi në "Facebook", theksohet se 1 fëmijë paraqitur në spital me shqetësime të lehta gastrointestinale dhe është referuar për analiza laboratorike.

Ndërkohë që rezultatet e analizave për 76 mostra nga fëmijët dhe punonjësit, ende nuk kanë dalë dhe priten të jenë të disponueshme ditën e nesërme.

Reagimi:

Sqarim për median dhe publikun

Në vijim të raportimeve në media mbi një situatë të ndodhur në një institucion parashkollor në qytetin e Gramshit, sqarojmë se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor është vënë menjëherë në ndjekje të rastit.

1 fëmijë është paraqitur me shqetësime të lehta gastrointestinale dhe është referuar për analiza laboratorike nga mjekja pediatre përkatëse.

Në kuadër të hetimit epidemiologjik janë marrë gjithsej 76 mostra nga fëmijët dhe punonjësit, dhe janë në proces analizimi.

Rezultatet e analizave nuk kanë dale ende përfundimtare dhe priten të jenë të disponueshme ditën e nesërme, më 25 maj 2025.

NJVKSH Gramsh ka njoftuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) dhe po bashkëpunojnë ngushtësisht me strukturat vendore për të garantuar një vlerësim të plotë dhe të kujdesshëm të situatës.

Theksojmë se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në kohë dhe me profesionalizëm, dhe nuk ka vend për shqetësim të shtuar në këtë fazë.

Çdo informacion i mëtejshëm do të bëhet publik në mënyrë transparente, sapo të përfundojnë analizat dhe verifikimet përkatëse.”- thuhet në njoftim.

Kujtojmë se mediat raportuan pak më parë lidhur me një rast alarmant helmimi në qytetin e Gramshit ku 70 fëmijë ishin infektuar nga salmonela. Versus.al

7 ORE ME PARE

Helmimi i fëmijëve në kopsht, Drejtoresha e Spitalit të Gramshit: Analizat konfirmuan se ishte salmonelë

Skandal në Gramsh, helmohen 70 fëmijë në kopshtin publik nga

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena ka dhënë një prenoncim për mediat sa i takon lajmit të bërë publik për helmimin e 70 fëmijëve në kopshtin e qytetit. Për mediat, mjekja Lena u shpreh se kanë mbërritur 3 fëmijë të helmuar në spital dhe se nga analizat është konfirmuar se ka patur prezencë të bakterit të salmonelës. Drejtoresha thotë se në kopësht pas njoftimit është kryer dezifektimi i plotë i ambjenteve.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet dhe nuk dihet numri i saktë i fëmijëve të helmuar nga salmonela. 

“Fillimisht në urgjencë është paraqitur një fëmijë me simptoma më të rënda me temperaturë të lartë, diarre dhe të vjella. E referuam për ekzaminime te higjiena dhe analizat konfirmuan prezencë të bakterit salmonelë.

Më pas në spital mbërritën edhe dy fëmijë të tjerë me simptoma më të lehta frekuentues të kopshtit, ku analizat laboratorike konfirmuan sërish prezencë salmonele.

U krye menjëherë dezinfektimi i ambjenteve të kopshtit dhe në vijim të paktën në spital nuk janë paraqitur më raste fëmijësh me simptoma”– thotë drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena.

Kujtojmë se mediat raportuan pak më parë lidhur me një rast alarmant helmimi në qytetin e Gramshit ku 70 fëmijë ishin infektuar nga salmonela.  Versus.al

9 ORE ME PARE

Skandal/ Helmohen 70 fëmijë në një kopësht të Gramshit! Ushqimi rezultoi me salmonelë

Skandal në Gramsh, helmohen 70 fëmijë në kopshtin publik nga
Fotomontazh: Analiza mjekësore të fëmijëve dhe pamje ilustruese

Një ngjarje skandaloze raportohet të ketë ndodhur në një kopsht shtetëror me drekë në qytetin e Gramshit, ku rreth 70 fëmijë raportohet të jenë helmuar, pas ushqimit të konsumuar gjatë drekës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fillim të javës, ku fëmijët kanë paraqitur shqetësime me bark dhe të vjella në spitalin e qytetit.

Sipas analizave të kryera ushqimi ka rezultuar me salmonelë.

Fëmijët janë diagnostikuar me virozë gastroenterit akut, e cila shkaktohet nga bakteret ose mikrobet. 

Burime për media pohojnë se një pjesë e fëmijëve kanë pasur edhe temperaturë, ndërsa analizat laboratorike tregojnë se ata janë helmuar.

Skandal në Gramsh, helmohen 70 fëmijë në kopshtin publik nga
Diagnoza
Skandal në Gramsh, helmohen 70 fëmijë në kopshtin publik nga
Diagnoza

Paraprakisht dyshohet se shkaku i helmimit është ushqimi i konsumuar nga fëmijët në kopshtin shtetëror, i cili sigurohet nga një kompani private nëpërmjet shërbimit të kateringut.

Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë ende asnjë reagim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Por çfarë është Salmonella?

Salmonela është forma më e zakonshme e helmimit nga ushqimi bacterial.

Sëmundja quhet edhe salmoneloza për ta dalluar nga sëmundjet e tjera të shkaktuara nga lloje të ndryshme të baktereve Salmonella, si tifoja.

Cilat janë simptomat e helmimit nga Salmonela?

Simptomat e salmonelës shfaqen brenda disa orësh deri në disa ditë pas ekspozimit ndaj baktereve Salmonella. Simptomat e salmonelës prekin stomakun dhe zorrët dhe përfshijnë:

Diarre (nganjëherë me gjak)

Temperaturë

Dhimbje stomaku ose ngërçe

Nauze dhe të vjella

Dhimbje koke

Është e mundur të shfaqen disa ose të gjitha këto simptoma. Versus.al

   

Poll