Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një skandal i rëndë ka dalë zbuluar së fundmi në Gramsh ku dhjetëra fëmijë të kopshtit publik të qytetit, janë helmuar me salmonelë. Fillimisht u raportua për 4 fëmijë të helmuar, por pas analizave të kryera nga ISHP, rezulton se 14 fëmijë janë helmuar. *Prindërit e fëmijëve zhvilluan sot një protestë duke pretenduar se ngjarja po mundohet të fshihet nga autoritetet të cilat edhe janë munduar t’i intimidojnë. *Ushqimi servirej nga “Nesla sh.p.k” për të cilën kanë nisur hetimet vetëm pas lajmit të publikuar në rrjetet sociale. *Gjatë protestës së zhvilluar sot para kopshtit, prindërit u shprehën se nuk kanë siguri për t’i dërguar fëmijët sërish në kopshtin nr.1 të qytetit.
Skandali i helmimit të fëmijëve me salmonel, çështjen do ta hetojë vëllai i kryetarit të Bashkisë së Gramshit
Skandali i të miturve të kontaminuar me salmonelë e thënë dhe nga analizat do të hetohet nga kryeprokurori qarkut të Elbasanit, Kreshnik Ajazi i cili është vëllai i kryetarit të bashkisë Gramsh, Besion Ajazi.
Ky i fundit për një deklaratë për media u shpreh se rastet janë të kufizuara dhe nuk janë masive.
I pyetur sesa ka kushtuar tenderi me kompaninë private, “NESLA SHPK”, e cila furnizon me ushqim kopshtin u shpreh se nuk ka dijeni.
Nisur nga ajo që thamë sipër shtrohet pyetja: A përbën konflikt interesi hetimi i kësaj çështje nga vëllai i zyrtarit të parë të Gramshit i cili duhet të ketë përgjegjësi për shëndetin e fëmijëve që frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet?
Sipas Institutit të Shëndetit Publik nga analizat e kryera ndaj 79 fëmijëve në kopshtin e Gramshit, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me ‘Salmonella Enteritidis’.
ISHP ka konfirmuar rastet pas analizave laboratorike, ndërkohë që dyshohet se burimi i infeksionit është ushqimi i konsumuar në kopsht.
AKU ka nisur hetimet ndaj kompanisë 'Nesla shpk' dhe po analizon mostrat e produkteve ushqimore, me fokus mishin e pulës dhe vezët, që janë burime të zakonshme të këtij bakterit./Versus.al
Helmimi i fëmijëve në kopsht, kryebashkiaku i Gramshit asnjë përgjegjësi: Mos u merrni me palaço politikë

Në një vend normal, pas helmimit të rreth 70 fëmijëve në një kopsht shtetëror, kryetari i bashkisë do të kishte dhënë dorëheqjen. Në Gramsh, ai jep intervista. Dhe jo për të sqaruar, por për të akuzuar. Jo për të kërkuar falje, por për të bërë propagandë.
Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi ka dhënë një deklaratë ndoshta më skandaloze se vetë ngjarja e rëndë në kopshtin e Gramshit ku mbetën të helmuar prej salmonelës rreth 70 fëmijë nga burimet jozyrtare ndërsa të konfirmuar nga autoritetet 17 fëmijë. Në vend të mbante përgjegjësi për krimin e ndodhur me fëmijët në kopshtin shtëror me drekë dhe papërgjeghjshmërinë institucionale prej 8 ditësh, kreu i Bashkisë së Gramshit u mor gjerë e gjatë me një deklaratë të një prindi i cili është me PD-në, të cilin e cilësoi si “palaço politik”.
“Më intereson shumë gjendja shëndetësore, më intereson gjendja shpirtërore e prindërve të tyre, por nuk jam dakord me protagonizmin e ndonjë palaçojë politik.”- tha ai.
I pyetur sesa ka kushtuar tenderi me kompaninë private, “NESLA SHPK”, përgjegjëse për helmimin e fëmijëvë në kopshtin numër 1 në Gramsh, kryebashkiaku filloi duke u shprehur dashurinë gazetarëve se siç pandeh ka qenë edhe vetë i tillë.
“Unë nuk e di sa është tenderi, unë kam qenë vetë gazetar ju dua shumë. Po nuk e di kryetari i bashkisë sesa ka kushtuar tenderi.”- u shpreh i qetë, kreybashkiaku.
I pyetur për presionet ndaj qytetarëve që kërkojnë të protestojnë, Ajazi e shmangu përgjigjen me një teatrin e zakonshëm të gaztorit të kthyer në administrator. Madje edhe kontradiktor, “të dali një ta thotë që ka presion”. Po si mund të dali dikush që është nën presion para kamerave dhe të thotë më kanë bërë presion?
‘Të dali njëri ta thotë, po kush dhe kujt I kanë bërë presion. Një person e ka tejkaluar shqetësimin qytetar dhe familjar, po shfrytëzon rastin e vet për të bërë politikë. Janë të tepërta komentet për këtë pretendim. Askush nuk ka bërë presion, asnjë lloj intimidimi, nuk ka pretendim të vërtetuar apo faktuar.”- tha ai.
Ndër të tjera falenderoi edhe institucionet për punën e tyre që nisi pasi u bë publik rasti në media.
“Nuk kemi përhapje, jemi në ditët e fundit të alertit, nuk do kemi raste të tjera. Përgëzojmë gatishëmrinë e institucioneve. Monitorohet në mënyrë peridotike nga institucionet, nuk ka askush tagër apo të jetë kaq I fuqishëm sa të bëjë manovra të tilla në këtë histori. S’mund të shkojmë në këto përfundime fjalën e fundit japin institucionet.”- tha ai. Versus.al
Prindërit në protestë për shkak të helmimit të fëmijëve, Ministrja Manastirliu flet për standarte shkolle në Gramsh

Prej një jave fëmijët e kopshtit publik numër një në Gramsh paraqiten të sëmurë për shkak të helmimit nga ushqimi me salmonelë, i cili servirej nga kompania ‘Nesla shpk’.
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu jo vetëm që nuk ka bërë asnjë pronocim për ngjarjen e rëndë por dhe në një postim të publikuar ditën e sotme duke sikur bën karshillëk, duke publikuar foto të një shkolle nëntëvjeçare në këtë qytet, e cila sipas saj është ndërtuar me standarteve europiane.
Prindërit e të miturve kanë dal sot në protestë duke u shprehur se janë të tronditur dhe në ankth.
Ata janë shprehur se nga analizat fëmijët e tyre kanë dal të kontaminuar me salmonelë dhe rreth një jave ato janë me të vjellta dhe temperaturë./Versus.al
“Në vend që të bërtasim ne se na helmojnë fëmijët, këta na intimidojnë”, protestë e prindërve në Gramsh

Elbasan- Prindërit në Gramsh kanë dalë në një protestë për ngjarjen e ndodhur në një kopsht të qytetit ku 17 fëmijë janë infektuar me salmonelë. Të shqetësuar ata kërkojnë llogari nga institucionet për ngjarjen e ndodhur, ndërsa shprehin frikën se numri i të helmuarve mund të jetë edhe më i madh.
Njëri prej prindërve tha se po intimidohen nga punonjësit e administratës në mënyrë që të mos i japin zë këtij skandali me helmimin e vogëlushëve.
“Në vend që të bërtasim ne se na kanë helmuar fëmijët, dalin këta e intimidojnë thonë mos dilni në protestë. U bëj thirrje që të zbardhet kjo ngjarje se ka të paktën 10 ditë që vijnë e na intimidojnë njerëzit. Ne nuk e kemi çështje politike këtë, por qytetare. Policia e kishte marrë lajmin nga rrjetet sociale. Si mund të vish ta marrësh pas 8 ditëve të marrësh analiza e të presësh përgjigjie. Këtë donin ta mbyllnin, por falë mediave e prindërve kjo ngjarje u zbardh. Dje thonin janë 4 të infektuar, tani dolën 14. Mund të jenë edhe më shumë, mund të na i fshehin”- u shpreh njëri prej prindërve. Versus.al
Helmimi i fëmijëve në kopsht, prindërit në protestë: 72 orët e para, të tmerrshme! S'kam siguri ta çoj më fëmijën aty
GRAMSH – Të alarmuar dhe të indinjuar, disa prindër dolën në protestë këtë të hënë përpara kopshtit shtetëror në Gramsh, pas lajmit tronditës se dhjetëra fëmijë janë helmuar, nga ushqimi i servirur në institucion.
Ngjarja, sipas prindërve, ka nisur që prej javës së kaluar. Fillimisht, fëmijët janë trajtuar si raste të zakonshme të virozave të stinës. Por simptomat ishin të njëjta për të gjithë: temperaturë, të vjella, diarre të shpeshta dhe dhimbje barku të forta. Vetëm pas disa ditësh, diagnoza e vërtetë doli në dritë – salmonela.
“Unë kam qenë rasti i parë dolën analizat dhe u tërhoqem I mjekojmë në shtëpi fëmijët. Kanë patur të vjella, diarre çdo 10-15 minita. 72 orëshi ishte tmerr. Është e sigurtë që ka ndodhur në kopësht. Kam dy binjakë, shyqyr që nuk kisha fëmijën tjetër se e kisha me li dhe po të ishte në kopësht do kishte bërë koktej infeksionesh.
Pasi u përhap filluan të lëvizin, por vonuan. Dezifektime kam parë që janë bërë, analiza vetëm unë kam marrë me institim. Nga edukatoret nusja thotë që supën e pulës kanë konsumuar po s’kam informacion më zyrtar. Më është ndaluar se duke qenë sëmundje ngjitëse më është ndaluar ta çoj në pavion se mund të përhapet ndaj e mjekoj në shtëpi.” – u shpreh njëri prej prindërve.
Një tjetër prind shprehet i revoltuar nga mungesa totale e komunikimit me institucionet.
“Na mori tri ditë që të merrnim një përgjigje zyrtare. Fëmija më rezultoi pozitiv me salmonelë. Shteti? As nuk e kemi parë, as nuk kemi marrë një telefonatë. Ilaçet i kemi blerë vetë, me paratë tona. Dhe kur mendon që ushqimi në kopsht jepet nga një kompani private, përmes një tenderi online… Nuk jam dakord me këtë. Dua të di kush mban përgjegjësi!”- tha ai.
Shumë prindër ngrenë shqetësimin për mënyrën si është menaxhuar rasti – pa transparencë, pa reagim të shpejtë dhe mbi të gjitha, pa siguri për fëmijët.
“Fëmija im është i sëmurë që prej të martës. Dhimbjet vazhdojnë. Nëse organet përkatëse nuk kontrollojnë si duhet këto çështje, s’kam më asnjë siguri ta çoj përsëri në atë kopsht. Dua siguri, të paktën për ushqimin që fëmija im konsumon”, tha një tjetër prind.
Ndërkohë një nënë e re po ashtu të prekur në Gramsh, ka kërkuar siguri për fëmijën.
Është i konfirmuar me salmonelë, njoftimin e mora të hënën në drekë. Sot po bëjmë 8 ditë që vijon me dhimbje stomaku, diarre ka qenë me temperaturë 3-4 ditë. Për dezifektime janë bërë dhe në spital dhe kopsht. Kam dhe një vajzë tjetër, kemi çuar analiza se është sëmundje ngjitëse. E kam kuruar me medikamente për viroze, kurse të enjten mora vesh që kishte salmonelë. Kemi 8 ditë që jemi trembur dhe jemi në gjendje ankthi dhe shoku. Por, kërkoj që të paktën te fëmija im, kërkoj siguri të paktën për ushqimin që fëmija konsumon duhet të jetë i sigurtë.” -tha ajo.
Ndërkohë, është konfirmuar zyrtarisht se disa nga fëmijët janë infektuar me salmonelë. Prindërit thonë se kanë kaluar në një gjendje të zgjatur ankthi e shoku për gati 8 ditë, ndërsa kërkojnë përgjigje dhe përgjegjësi nga institucionet shëndetësore dhe arsimore. Versus.al
E konfirmon ISHP, 17 fëmijë të infektuar me salmonelë në kopshtin e Gramshit
Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se nga analizat e kryera ndaj 79 fëmijëve në kopshtin e Gramshit, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me ‘Salmonella Enteritidis’.
ISHP ka konfirmuar rastet pas analizave laboratorike, ndërkohë që dyshohet se burimi i infeksionit është ushqimi i konsumuar në kopsht. AKU ka nisur hetimet dhe po analizon mostrat e produkteve ushqimore, me fokus mishin e pulës dhe vezët, që janë burime të zakonshme të këtij bakterit.
Në Gramsh ndodhet tashmë një grup epidemiologësh dhe inspektorësh të cilët po punojnë për gjurmimin e origjinës dhe marrjen e masave parandaluese. Autoritetet pritet të dalin me një përfundim zyrtar në ditët në vijim.
Rritet bilanci i fëmijëve të helmuar nga ushqimi i servirur nga 'Nesla shpk'! Prindi: Janë 14 raste dhe staf, nuk janë 4!

Një prej prindëve të fëmijëve të helmuar në kopshtin e Gramshit ka reaguar në media për ngjarjen skandaloze. Erald Çarçiu, prind i dy vajzave binjake të regjistruara në kopshtin shtetëror ku ndodhi ngjarja, ka folur në emisionin e mëngjesit në Syri.Tv.
Sipas tij, mbrëmjen e djeshme janë konfirmuar edhe 10 raste të tjera me salmonelë, përfshirë fëmijë dhe staf të kopshtit. Çarçiu i cili njëkohësisht është edhe anëtar i këshillit bashkiak i PD në Gramsh, bëri të ditur se 10 ditë më parë, fëmijët kanë konsumuar supë pule, çka më pas kanë filluar të shfaqen edhe shenjat e infektimit me salmonelë.
“Akoma vazhdojnë ta mbajnë mbuluar, në mënyrë sekrete nëpër e-mail personale. Nuk arrij ta kuptoj pse është ky mbuloj kur edhe ne kemi nevojë të na japin edhe këshilla, si të veprojmë me fëmijët. Ata fëmijët e prekur, si duhet të kurohen, ku duhet të kurohen. Nuk e kutoj këtë heshjen, pse duhet ta mbulojnë, çfarë halli kanë që duan ta mbulojnë. Këtë nuk arrij ta kuptoj.
Janë 14 raste fëmijë dhe staf, nuk janë 4. Është konfirmuar edhe tek të tjerët. Të premten e kaluar, fëmijët kanë konsumuar supë pule dhe pastaj kanë filluar shenjat. Një e nga një fëmijët. Përgjigjet e analizave këtu i vonuan, i kanë nxjerrë ditën e djeshme për 10 vetë.
Me prindërit e fëmijëve që unë kam biseduar, ka një shqetësim. Me njërin prej tyre që unë kam qenë mbrëmë, fëmija kishte ende probleme. Shumica e fëmijëve e marrin mjekimin në shtëpi.
Nga 79 persona të depistuar (fëmijë dhe staf), janë identifikuar 14 raste me Salmonella Enteritidis.”- tha ai.
Kujtojmë se dy ditë më parë, mediat publikuan një rast skandaloz në Gramsh ku dyshohet se janë helmuar 70 fëmijë të një kopshti shtetëror me drekë. Autoritetet përgjegjëse kanë reaguar pasi lajmi u bë publik në media, ndonëse ngjarja kishte ditë që kishte ndodhur.
Të irrituar me këtë skandal, prindërit e fëmijëve kanë njoftuar për protestë përpara kopshtit. Versus.al







