Live Updates /

SPAK blindon Durrësin, arreston vëllain e Rrumit të Shijakut dhe të deputetit të PS! Masa edhe për grupin e Avdylajve

*Mëngjesin e sotëm policia e shtetit ka blinduar qytetin e Durrësit ku ka zhvilluar kontrolle për kapjen e personazheve të krimit. Burime bëjnë me dije se janë lëshuar 9 masa sigurie, ndërsa në qendër të aksionit ka qenë Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut. Ky i fundit nuk është gjetur as në banesë dhe as në bazat ku mendonte se fshihej. *Në pranga ka rënë vëllai i tij Vullnet Muço i cili disa ditë më parë ishte proceduar penalisht për kërcënimin e drejtorit të spitalit të Durrësit. *Gjithashtu mësohet se është arrestuar edhe Enea Kume, vëllai i deputetit të PS, Enea Kume. Aksioni policor lidhet me një çështje të tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
2 ORE ME PARE

Operacioni ku u arrestua vëllai i deputetit, zbardhen 9 masat e sigurisë, mes tyre edhe Avdylajt e Shijakut

SPAK blindon Durrësin, arreston vëllain e Rrumit të Shijakut dhe
Astrit Avdylaj

Versus.al ka mësuar se SPAK ka lëshuar 9 masa sigurie në total në kuadër të operacionit që është zhvilluar në zona të ndryshme të Durrësit gjatë mbrëmjes të djeshme dhe mëngjesit të sotëm.

Mes masave të sigurisë janë ekzekutuar edhe ato për anëtarët e grupi të Avdylajve në Shijak.

Konkretisht masat e sigurisë janë si më poshtë:

Arrestuar

1-Vullnet Muça (vëllai i Rrumit, Aleksandër Lahos)

2-Enea Kume, ( vëllai i deputetit Loer Kume )

3-Vlash Draçi

Masa sigurie edhe për:

4-Aleksandër Lahon (në kërkim)

5- Astrit Avdylaj (në burg)

6- Aldo Avdylaj (kërkim) Versus.al

2 ORE ME PARE

SPAK i arrestoi vëllain, reagon deputeti i PS: Secili mban përgjegjësi për veten

SPAK blindon Durrësin, arreston vëllain e Rrumit të Shijakut dhe
Deputeti Loer Kume, vëllai i tij Enea Kume

Deputeti socialist Loer Kume ka reaguar për arrestimin e vëllait të tij Enea Kume gjatë një aksioni që policia ka zhvilluar në Durrës. Ligjvënësi tha se ishte informuar që mbrëmë për arrestimin e vëllait të tij, por theksoi se secili është përgjegjës për jetën e tij.

“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë. Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe”, u shpreh deputeti Loer Kume për mediat.

Sipas informacioneve, Enea Kume, është arrestuar në kuadër të një aksioni që po zhvillohet me urdhër të SPAK për tjetërsimin e pronave. Versus.al

3 ORE ME PARE

Aksioni i SPAK në Durrës, arrestohet edhe vëllai i deputetit të PS (EMRI)

SPAK blindon Durrësin, arreston vëllain e Rrumit të Shijakut dhe
Loer Kume, deputet i PS

Detaje të reja janë mësuar në kuadër të operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Durrës me urdhër të SPAK.

Mes personave të arrestuar është edhe Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume. Ky i fundit me profesion dentist, u zgjodh deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Arrestimi i Kumes mësohet se ka lidhje me një çështje të hetuar për tjetërsim pronash. Në kuadër të këtij aksioni është arrestuar edhe Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, Rrumit të Shijakut. Versus.al

4 ORE ME PARE

SPAK dhe policia “blindojnë” Durrësin, kontrolle për kapjen e "Rrumit të Shijakut", arrestohet vëllai i tij

SPAK blindon Durrësin, arreston vëllain e Rrumit të Shijakut dhe
Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut)

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar mëngjesin e sotëm kryerjen e një operacioni në Durrës në zona të cilat njihen si prona të personazheve të krimit të organizuar.

Mësohet se kontrolle janë kryer edhe në Sukth e Shijak për kapjen e Aleksandër Lahos, të njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, i shpallur në kërkim nga SPAK në 2022-in për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj të cilët rezultonin të përfshirë në një sërë ngjarjes kriminale. 

Si pasojë e këtij aksioni, policia ka arrestuar Vullnet Muçën, vëllain e Rrumit të Shijakut. Pak ditë më parë, Muça u procedua penalisht pasi kishte kanosur drejtorin e spitalit të Durrësit, Renis Mullain sepse ky i fundit nuk i kishte futur në punë mbesën. 

Sipas burimeve, Rrumi i Shijakut nuk u gjet në banesën e tij dhe as në zonat ku dyshohej se qëndronte duke i konsideruar të sigurta. Laho njihet edhe për faktin se në 2019-ën ka qenë në një makinë me ish-prokurorin Arjan Ndoja në Shkozet të Durrësit, ku ranë pre e një atentati me armë zjarri. 

Për këtë ngjarje, të pandehur janë marrë Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe të cilët pasi u ekstraduan nga Dubai, po gjykohen në vendin tonë. Versus.al

Poll