Live Updates /

Të vdekur e mijëra të plagosur nga shpërthimi i ‘minicelularëve’ në Liban! 500 anëtarë të Hezbollahut verbohen! Premtojnë hakmarrje ndaj Izraelit

*Mijëra persona kanë mbetur të plagosur dhe 18 të tjerë raportohet deri më tani të kenë humbur jetën si pasojë e shpërthimeve të ndodhura ditën e djeshme në Liban ku pajisjet e njohura si “pagers” shpërthyen njëkohësisht teksa mbaheshin nga anëtarë të grupit të Hezbollahut. *Rreth 500 prej këtyre të fundit, kanë humbur shikimin, ndërsa akuzojnë Izraelin si fajtor për planin e shpërthimeve të papritura që kapën në befasi edhe institucionet shtetërore të cilat u deshën të ngrinin gatishmërinë maksimale në spital për shkak të numrit të lartë të të plagosurve. 200 prej këtyre të fundit janë në gjendje kritike për jetën. *Pajisja “pagers” e njohur për përdorimin e saj si “minicelular” nga ku anëtarët e Hezbollahut merrnin mesazhe nga familjarët apo eprorët pa u gjurmuar, prodhohej nga një kompani tajlandeze. Lideri i kësaj të fundit doli në një deklarim zyrtar duke treguar se këto pajisje të cilat shpërthyen në Liban, janë prodhuar nga një filal i kompanisë së tij në Evropë që kishte licencën. *Pajisjet shpërthyen në të njëjtën kohë, ndërsa pas verifikimeve të bëra u konstatua se brenda secilës prej tyre ishte futur një sasi eksplozivi. Sipas mediave të huaja, agjentë sekretë izraelitë kishin marrë informacion se Hezbollahu kishte porositur 10 mijë pajisje të tilla dhe në bazë të kësaj kërkese, u realizua plani që solli më pas tragjedinë. *Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim nga pala izraelite sa i takon kësaj ngjarje, por mësohet se është rritur gatishmëria e ushtarëve si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

5 Postime
7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pamje të rënda! Njerëz të shtrirë e të gj*kosur pas shpërthimit të ‘minicelularëve’! Mes tyre dhe fëmijë

Të vdekur e mijëra të plagosur nga shpërthimi i
Pamje nga vendngjarjet dhe spitalet

Pamje shumë të rënda janë ato që vijnë nga Libani pas situatës katastrofale të shkaktuara nga shpërthimi i mijërave pajisjeve të njohura si “minicelularë’ “pagers” brenda të cilave ishte futur sasi eksplozivi si kurth për anëtarët e Hezbollahut.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, shihen persona të shtrirë në tokë dhe të gjakosur. Në spitale situata paraqitet kaotike ndërsa mes të plagosurve rëndë ka edhe fëmijë. Për shkak se të gjithë anëtarët e Hezbollahut e kanë nxjerrë pajisjen për ta parë pasi u ka ardhur sinjal, të gjithë kanë dëmtime në fytyrë pasi u ka shpëthyer në sy duke u lënë dëme të parikuperueshme. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

NYT: Ambasadori i Iranit në Liban humbet njërin sy nga sulmi vdekjeprurës me ‘pagerët'

Të vdekur e mijëra të plagosur nga shpërthimi i
Mojtaba Amani

New York Times duke cituar dy anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit ka raportuar se në sulmin ndaj anëtarëve të Hezbollahut ditën e djeshme, ambasadori i Iranit në Liban, Mojtaba Amani ka humbur njërin sy dhe është plagosur rëndë në tjetrin.

Gardianët i thanë gazetës amerikane se lëndimet e ambasadorit ishim më serioze sesa u thanë në fillimisht dhe se ai do evakuohej për një trajtim më të specializuar në Teheran.

'Një nga anëtarët e Gardës tha se pagerët, përfshirë ata të përdora nga ambasadori bënin bip për rreht 10 sekonda përpara se të shpërthenin, ku disa prej viktimave e mbajtën celularin afër syve për të kontrolluar për mesazh, prandaj dhe lëndimet më të mëdha janë në pjesën e syrit’ është shprehur gazetarja e NYT, Farnaz Fassihi.

Por Irani ka mohuar deklaratat e New York Times duke u shprehur se gjendja shëndetësore e ambasadorit Aman po ecën mirë dhe se thashethemet për gjendjen fizike janë të rreme.

“Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Liban informon të dashur bashkatdhetarët tanë dhe mediat se procesi i trajtimit të zotit Amani, ambasadorit të nderuar, po ecën mirë dhe se thashethemet për gjendjen fizike dhe vizionin e zotit Amani janë të rreme.' shkroi misioni diplomatik në një postim në X./Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Me një buton u bëri “gjëmën” anëtarëve të Hezbollahut, shihni si ka përfunduar pajisja e përdorur (Foto)

Të vdekur e mijëra të plagosur nga shpërthimi i

Një pajise me emërtimin “pagers” e njohur edhe si “minicelular” ka shkaktuar tragjedinë e madhetë ndodhur në Liba nditën e djeshme ku mijëra prej këtyree pajisjeve që mbaheshin nga anëtarë të grupit Hezbollah shpërthyen njëkohësisht duke vrarë 18 persona dhe plagosur 4 mijë të tjerë.

Prodhuesi tajlandez tha se pajisjet ishin prodhuar nga një degë e kompanisë së tij në Evropë dhe se nuk kishte dijeni për futjen e eksplozivëve që shpërthyen duke shkaktuar tragjedi.

Në këtë foto, shihet edhe sesi ka përfunduar pajisja e shkatërruar plotësisht nga shpërthimi i beftë. Izraelitët duket se kishin persona të infiltruar të cilët kishin siguruar informacionin e porosistë për rreth 10 mijë pajisje të tilla nga anëtarët e grupit të Hezbollahut.

Të vdekur e mijëra të plagosur nga shpërthimi i

Këto pajisje përdoreshin vetëm që të merrnin mesazhe nga eprori apo familjarët e tyre. Por pas sigurimit të informacionit nga Izraeli, dyshohet se brenda pajisjeve të tilla të prodhuara në Evropë u montuan sasi të vogla eksplozivi që më pas kanë shpërthyer njëkohësisht me një telekomandë të izraelitëve.

Deri më tani 500 persona raportohet të kenë humbug shikimin nga shpërthimi i kësaj pajisje. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Shpërthimi i mijëra pajisjeve në Liban, prodhuesi tajvanez: U prodhuan në Evropë! Hezbollahu zotohet për hakmarrje ndaj Izraelit

Të vdekur e mijëra të plagosur nga shpërthimi i
Të plagosur duke u transportuar në spital pas shpërthimit "të paimagjinueshëm"

Prodhuesi tajvanez i lidhur me ‘pagerët’ që shpërthyen si pjesë e një sulmi vdekjeprurës dhe të paprecedentë në Liban kundër Hezbollahut, ka thënë se pajisjet janë prodhuar nga një kompani në Evropë, pasi grupi militant fajësoi Izraelin dhe u zotua për sulme hakmarrëse.

Mijëra pajisje “pager” u shpërthyen me telekomandim nga distanca duke vrarë 18 njerëz dhe duke lënë të plagosur rreth 4000 të tjerë. Mest ë vdekurve ishte edhe nëj vajzë e re, ndërsa më shumë se 200 të plagosur vlerësohet të jenë në gjendje kritike për jetën.

Hezbollahu akuzoi Izraelin për shpërthimin dhe tha se do të hakmerrej. Ministri libanez Ziad Makary e dënoi sulmin si “agresion izraelit”, ndërsa nga ushtria izraelite nuk ka asnjë koment të drejtëpëdrejtë për situatën e krijuar së fundmi në Lindjen e Mesme. Komandantët e lartë kanë rritur gatishmërinë në sulm dhe në mbrojtje në të gjitha fushat.

Imazhet e pagerëve u shfaqën më pas me ngjitëse në anën e pasme që duken në përputhje me pagerët e bërë nga kompania tajvaneze Gold Apollo, sipas analizës nga Reuters.

Të mërkurën, themeluesi i kompanisë Hsu Ching-Kuang, mohoi se kishte bërë pagerët, duke thënë se ato ishin prodhuar nga një kompani në Evropë që kishte të drejtën të përdorte markën e saj. “Produkti nuk ishte i yni. Vetëm se kishte markën tonë në të”, tha ai. “Ne jemi një kompani e përgjegjshme. Kjo është shumë e turpshme”, tha ai.

Plan "diabolik" mund të konsiderohet shpërthimi i ndodhur menjëheë pajisjet u "mbinxehën" dhe më pas shpërthyen njëkohësisht duke kapur totalisht në besfasi anëtarët e grupit Hezbollah dhe mijëra persona të tjerë të pafajshëm. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Shpërthimi i pajisjes "pagers" që plagosi mijëra persona në Liban, 500 anëtarë të Hezbollahut humbin shikimin

Të vdekur e mijëra të plagosur nga shpërthimi i
Momenti kur pajisja "Pagers" shpërthen në çantën e njërit prej anëtarëve të grupit të Hezbollahut

Liban- Rreth 500 anëtarë të grupit Hezbollah kanë humbur shikimin pas shpërthimit të njëkohshëm të mijëra radio-lidhjeve të ngjashme me “mini celularë” të cilat i përdornin për të komunikuar.

Në total 9 persona mbetën të vdekur dhe 2800 u plagosën nga shpërthimet e ndodhura ditën e djeshme në Bejrutin jugor dhe disa zona të tjera të Libanit.

Mes mijërave të plagosurve ishte edhe ambasadori iranian në Liban.

Për një ngjarje të tillë, grupi Hezbollah fajësoi Izraelin dhe u zotua se do të hakmerrej.

Në deklaratën e bërë në orët e para të ditës së sotme, Hezbollah tha se do të vazhdonte "operacionet në mbështetje të Gazës", duke shtuar se kjo ishte "një rrugë e vazhdueshme e ndarë nga çmimi i rëndë që pret armikun në përgjigje të masakrës së tij të martën".

Të vdekur e mijëra të plagosur nga shpërthimi i
Pajisja që shpërtheu

Por si mund të ketë ndodhur shpërthimi i këtyre pajisjeve njëkohësisht?

Sipas mediave të huaja, ka dyshime se grupi i Hezbollah ishte furnizuar së fundmi me pajisjet e komunikimit të quajtura “pagers” të cilat përdoren për të komunikuar në raste të veçanta. Këto pajisje komunikimi dyshohet të jenë manipuluar nga shërbimet sekrete izraelite duke vendosur brenda secilit prej tyre sasi eksplozivësh të cilën e kanë aktivizuar njëkohësisht nëpërmjet kodit. Pajisja e përdorur nga anëtarët libanezë të grupit Hezbollah përdorej për të marrë mesazhe nga eprorët apo familjarët. Raportohet se në total u përdorën rreth 30 kg ekploziv i vendosur në mijëra pajisje të tilla. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: