Live Updates /

Vendimet e qeverisë, nga orari tavan i punës për mjekët e dypunësuar tek "lehtësirat" për administratën

*Këshilli i Ministrave zhvilloi paraditen e sotme mbledhjen e radhës ku u morën disa vendime të cilat më pas u komunikuan për mediat nga ana e ministrave përkatës. *Me vendimet e sotme të qeverisë hynë në fuqi ndryshimet sa i takon unifikimit të pagave në organet e vetëqeverisjes vendore si dhe fleksibiliteti i orarit të punës së një nënpunësi publik. Ministrat Mazniku dhe Pirdeni dhanë detajet për vendimet e miratuara, duke bërë me dije se synimi është që administrata publike të kthehet në një “punëdhënës tërheqës” duke u dhënë mundësinë punonjësve të ndryshonin orarin në të cilin mund të punonin gjatë ditës. *Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë njoftoi miratimin e ndryshimeve të cilat i kishte njoftuar më herët në ligjin për “Urdhrin e Mjekut”. Tashmë do të vendoset një orar tavan i punës që mund të kryejnë në klinika private, punonjës shëndetësorë të shtetit. *Nga ana tjetër në dikasterin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rrural, qeveria ka miratuar një projektligj që organizon rregullat e qarta për produktet organike të prodhuara në vend si dhe ngritjen e një sistemi elektronik që mundëson vetëdeklarimin e inputeve bujqësore. Në dekaratën për media ajo hodhi poshtë edhe pretendimin e ngritur nga gazetari Blendi Fevizu mbi nivelin e lartë të nitratit në prodhimet bujqësore.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Këshilli i Ministrave zhvilloi paraditen e sotme mbledhjen e radhës ku u morën disa vendime të cilat më pas u komunikuan për mediat nga ana e ministrave përkatës. *Me vendimet e sotme të qeverisë hynë në fuqi ndryshimet sa i takon unifikimit të pagave në organet e vetëqeverisjes vendore si dhe fleksibiliteti i orarit të punës së një nënpunësi publik. Ministrat Mazniku dhe Pirdeni dhanë detajet për vendimet e miratuara, duke bërë me dije se synimi është që administrata publike të kthehet në një “punëdhënës tërheqës” duke u dhënë mundësinë punonjësve të ndryshonin orarin në të cilin mund të punonin gjatë ditës. *Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë njoftoi miratimin e ndryshimeve të cilat i kishte njoftuar më herët në ligjin për “Urdhrin e Mjekut”. Tashmë do të vendoset një orar tavan i punës që mund të kryejnë në klinika private, punonjës shëndetësorë të shtetit. *Nga ana tjetër në dikasterin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rrural, qeveria ka miratuar një projektligj që organizon rregullat e qarta për produktet organike të prodhuara në vend si dhe ngritjen e një sistemi elektronik që mundëson vetëdeklarimin e inputeve bujqësore. Në dekaratën për media ajo hodhi poshtë edhe pretendimin e ngritur nga gazetari Blendi Fevizu mbi nivelin e lartë të nitratit në prodhimet bujqësore.

5 Postime
8 MUAJ ME PARE

Orare fleksibël për administratën, qeveria miraton ndryshimet

Vendimet e qeverisë, nga orari tavan i punës për mjekët e
Ministrja Adea Pirdeni

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme janë miratuar ndryshimet që sjellin orare pune fleksibël për punonjësit e administratës.

Ministrja e shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni prezantoi ndryshimet pas mbledhjes së Këshillit dhe tha se administrata synon të jetë një punëdhënës më tërheqës, duke lënë kështu në dorën e punonjësve fashën e orarit të punës.

Kjo është një iniciativë që e kemi në kuadër të rienergjizimit të administratës publike. Kemi injektuar elementë të fleksibiliteteit në punë, mbi të gjitha për të garantuar që Administrata publike të jetë një punëdhënës më tërheqës. Në kuadër të kësaj, për herë të parë parashikohet koncepti i orëve fleksibël të punës, me qëllim optimizmin e procesit të menaxhimit të burimeve njerëzore, por edhe për të garantuar një balancë më të mirë mes punës dhe jetës private.

Në bazë të këtij vendimi parashikohet shprehimisht që ndërkohë kohëzgjatja e ditore mbetet e plotë, nga e hënë në të enjte, 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte 6 orë, punonjësit e administratës publike mund të zgjedhin të nisin ditën e punës me herët dhe ta përfundojnë më herët, ose ta nisin më vonë dhe të përfundojnë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit të jenë prezent në zyrë, nga një fashë orare 9:30 deri 15:30, nga e hëna në të enjte dhe 9:30 deri 13:00 ditën e premtë”, prezantoi ministrja Adea Pirdeni.

Kusht është që të plotësohet orari i plotë, pra 8 orë e 30 minuta nga e hëna deri të enjten dhe 6 orë ditën e premte dhe që punonjësit të jenë në punë çdo ditë në oraret 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00.

"Kjo iniciativë vjen edhe si një përgjigje kundrejt kërkesave që janë marrë nga të gjithë punonjësit e admninistratës publike për të garantuar sa më shumë fleksibilitet gjatë orarit të punës", shtoi ministrja.

Ndërkohë pushimet vjetore llogariten të jenë 22 ditë pune, pra 2 ditë më tepër./ Versus.al

 

8 MUAJ ME PARE

Anila Denaj hedh poshtë pajisjen e Fevziut që mat nitratin në fruta: Vetëm laboratorët mund të japin vlerësimin e duhur

Vendimet e qeverisë, nga orari tavan i punës për mjekët e
Anila Denaj

Moderatori Blendi Fevziu ditë më parë ngriti shqetësimin përmes një video për përdorimin e nitratit tek fruta- perimet, ku përdorimi i tij me shumicë mund të metabolizohet në produkte kancerogjene.

Moderatori me një detektor mati nivelin e përdorimit të këtij plehu artificial në disa fruta dhe perime dhe rezultoi se ky pleh artificial ishte në nivele shumë më të lartë se normalja. 

Në bazë të matjes që moderatori kreu dolën që frutat dhe perimet kishin nivel të nitratit shumë më të larta se normalja.

Por ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ka hedhur poshtë pajisjen që gazetari Blendi Fevziu përdori për të matur nitratin në fruta dhe perime.

Gjatë fjalës Ministrja pas mbarimit të mbledhjes së qeverisë garantoi se institucioni që është përgjegjës për të gjitha analizat laboratorike është ICUV, është institucion shtetëror që është foksuar në akreditimin e testeve laboratorike.

"Jam e sigurtë që ka disa pyetje të lidhura si rezultat i disa videove të publikuara së fundmi. Dua të garantoj që institucioni që është përgjegjës për të gjitha analizat laboratorike është ICUV, është institucion shtetëror që është foksuar në akreditimin e testeve laboratorike. Sigurisht që certifikimi i shumë produkteve ndodh edhe nëpërmjet sektorit privat. Në sigurojmë konfidencialitetin e shumë produkteve, por e përdorim këtë informacion për të gjurmuar se në cilën fermë ka produkte që mund të kenë përmbajtje më të tepërt të nitratit në këtë rast.

Duhet të heqim dorë nga produktet që nuk janë të certifikuara. Do i kërkoja të gjithë qytetarëve dhe aktorët që ndihmojnë publikun, që çdo produktin që mund të ketë indikacion të shkojë dhe të certifikohet në ICUF që të gjurmojmë se ku ndodh. Produket shqiptare, në veçanti në zonën e Myzeqesë, nuk kanë në asnjë moment produkte të pacertifikuara nga vetë prodhuesit. Por nuk mund të përjashtojmë situata që mund të kenë përdorim të plehrave jashtë parametrave dhe në frymën e një ligji do të thosha që organikja është një e ardhme, po nuk mund të jetë e gjitha. E rëndësishmja është që të kemi produkte brenda protokollit, vetëm laboratorët janë të duhurit për të dhënë vlerësimin," tha Denaj.

 

8 MUAJ ME PARE

Vendimet e qeverisë/ Denaj: Financim me 25 milionë euro me qeverinë italiane për peshkimin

Vendimet e qeverisë, nga orari tavan i punës për mjekët e
Anila Denaj

Sistem elektronik që mundëson vetëdeklarimin e imputeve dhe financim me 25 milionë euro me qeverinë italiane për peshkim.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, foli pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë për projektligjin që organion rregullat e qarta për produktet organike që prodhohen në Shqipëri.

Denaj: Miratuam projektligjin që organizon rregullat e qarta për produktet organike që prodhohen në Shqipëri. Janë përcaktuar edhe autoritetet përkatëse që do të kenë përgjegjësi për kontrollet. Do të ngremë një sistem elektronik, që mundëson vetëdeklarimin e imputeve. Financim me 25 milionë euro me qeverinë italiane për peshkimin. Të shpresojmë që ratifikimi i kësaj marrëveshjeje të realizohet brenda vitit 2024 në parlament

8 MUAJ ME PARE

Vendimet e qeverisë, Mazniku: Kemi rritur dhe unifikuar pagat për të gjitha bashkitë

Vendimet e qeverisë, nga orari tavan i punës për mjekët e

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndryshimet në pagat e punonjësve për të gjitha bashkitë. 

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është shprehur se janë rritur dhe unifikuar pagat për të gjitha bashkitë. 

Gjithashtu përmes këtij vendimi është unifikuar dhe mënyra e llogaritjes së pagave dhe vjetërsisë së punonjësve të bashkive me atë të administratës shtetërore. 

Mazniku: Sot konkluduan në një proces të rëndësishëm i cili nisi që vitin që shkoi me dialogun vendor dhe më pas u dakordësuar bashkë me bashkitë që ka të bëj me pagat e pushtetit vendor por jo vetëm me pagat por është një reform strukturore e cila merret së pari me ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre në tre grupime të mëdha, në një grupim i cili merret specifikisht me planifikimin dhe me krijimin e politikave një grup që kryen funksione që bashkia i kryen vetë që janë pjesë ligjore e bashkisë dhe një grupim ka të bëjme me funksionin që bashkitë i zgjedhin t'i bëjnë vetë apo t'i kontraktojnë. Gjithashtu riklasifikuam nivelet e pagave duke ndryshuam skemën nga një skemë e cila i ndante bashkitë në pesë grupime në varësi të madhësisë  bashkisë kishte nivele të ndryshme pagash në nivele pagash të unifikuar për të gjitha bashkitë duke i dhënë mundësinë që person që është jurist në të gjitha bashkitë që merre paga të ngjashme në të gjitha bashkitë që dhe elementi i tretë që është vijëmisë e këtyre të parave është rritja e pagave në të gjitha bashkitë dhe rritja e minimumit dhe maksimumit të reja për të gjitha bashkitë në nivele të unifikuara të pagave.

Gjithashtu përmes këtij vendimi të Këshillit të Ministrave unifikojmë mënyrën e llogaritjes së pagave dhe vjetërsisë së punës së punonjësve të bashkisë në të gjithë vendin e unifikojmë atë ,e mënyrën si llogaritet vjetërsia e punës dhe në administratën shtetërore. Këto vendime janë shumë të rëndësishme sepse një nga problemet që bashkitë kanë, kanë të bëjmë me cilësi dhe mundësinë te tyre për të ushtruar funksionet në varësi të kapacitetit njerëzor që ata kanë. Ky vendim do t'i jap mundësnë bashkive që të rekrutojnë në mundësi konkuruese dhe që të tërheqin nga tregu në mënyrë konkuruese profesionist për të pasur mundësinë të ushtrojnë funskionet e tyre në mënyrë më efikase dhe eficcente. Dhe ky është një hap i rëndësisihëm për rikostrukturimin e gjithave bashkive për t'i dhënë atyre mundësinë që të jenë më eficente.

8 MUAJ ME PARE

Qeveria miraton ndryshimet në “Urdhrin e Mjekut”: Tavan orësh për të dypunësuarit në shtet dhe në privat

Vendimet e qeverisë, nga orari tavan i punës për mjekët e
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndryshimet në ligjin për “Urdhrin e Mjekëve”, ndryshime të cilat do të mundësojnë që të mos ketë konflikt interesi mes punonjësve të shëndetësisë që përveç institucioneve publike, janë të punësuar edhe në klinika private.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se do të ketë një tavan të orëve të punës që një mjek që punon në sektor publik mund të angazhohet në klinikë private. Ndërsa theksoi ndalimin rreptësisht që një shef shërbimi të ketë apo të drejtojë një klinikë private.

“Ndryshimi për urdhrin e mjekëve , ka të bëjë me interesin primar të qytetarëve, garantimin e cilësisë së shërbimit për pacientët që i drejtohen strukturave publike. Theksoj atë angazhim që morëm për të balancuar interesin e qytetarëve për shmangien e konfliktit të interesit të mjekëve.

Ndryshimet që u miratuan sot në ligjin për urdhin e mjekëve konsistojnë në bërjen publike të informacionit për profesionistët që punojnë në strukturat publike sa i takon angazhimit të tyre në strukturat private. Do të ketë një tavan të orëve të punës për të cilat një mjek që punon në sektorin publik mund të angazhohet dhe të punojë në privat. Kemi bërë publike edhe masat ndaj profesionistëve që punojnë në sektorin publik”- u shpreh Koçiu teksa për shefat e shërbimeve theksoi “Ka një rregullim të kësaj pike, drejtuesit e kanë të ndaluar të kenë apo drejtojnë klinika private duke qenë të punësuar edhe në strukturat publike edhe në ato private”.

Ndryshimet në ligjin për “Urdhin e Mjekut” u njoftuan nga ministrja javë më parë pas shpërthimit të skandalit në spitalin Onkologjik ku mjekët nuk ofronin shërbimin për qytetarët duke i orientuar këta të fundit drejt klinikave private dhe farmacive ku një ilaç që duhej t’u ofrohej falas nga shteti blihej deri në 1200 euro.

Çështja i kaloi SPAK-ut për hetim pasi prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë. Ndërsa GJKKO më 24 korrik la në fuqi masat e vendosura nga gjykata e Tiranës, për mjekët dhe personat e tjerë të përfshirë në skandalin që ngjalli reagimin e qytetarëve të cilët organizuan disa protesta.

Masat ndaj personave të përfshirë:

Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”

Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.

Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.

Halil Gashi, i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” u la në masën “Arrest në shtëpi”.

Për Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi ajo ishte jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: