
Gjithnjë e më shumë po shtohen skenarët në SHBA për një krizë të mundshme në marrëdhëniet mes çiftit Obama, në një kohë kur shumë media nuk humbasin rastin t’i atribuojnë lidhjes së dashurisë mes Barack dhe Jennifer Aniston, diçka që aktorja e vetë e ka mohuar.
Por le t'i marrim gjërat me radhë. Çdo skenar ka nisur nga sjellja, deklaratat dhe qëndrimi i ish-Zonjës së Parë të SHBA-së, Michelle Obama , e cila zgjedh të mos jetë aq shpesh “e pranishme” pranë bashkëshortit të saj prej 30 vitesh.
Së fundmi Michelle Obama ka zgjedhur të mos marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump më 20 janar, ndërsa bashkëshorti i saj Barack Obama do të jetë pjesë e kësaj ceremonie.
Nuk ka asnjë simpati të veçantë midis Michelle Obamas dhe Trump. Michelle e ka sulmuar shpeshherë Trumpin për sulme seksuale ndaj grave të ndryshme dhe se ka rrezikuar të gjithë familjen Obama përmes sulmeve të tij ndaj Barack, duke përfshirë dhe teorinë e konspiracionit se dyshohet se Barack nuk ka lindur në SHBA.
I ngjashëm ishte edhe qëndrimi i Michelle Obama në funeralin e Jimmy Carter, pasi Barack Obama u pa i vetëm duke folur në mënyrë të relaksuar me Donald Trump, pranë të cilit ishte ulur Melania Trump.
Ndihmësit e Obamës thanë për CNN se "angazhimet personale" ishin arsyet pse Michelle nuk mori pjesë në funeralin e ish-presidentit.
Rrethi i Michelle Obama pretendon se ajo nuk shqetësohet për protokollin kur bëhet fjalë për Donald Trump. Një burim pranë zonjës Obama shpjegoi për revistën People: “Michell nuk është nga ata persona që mund të buzëqeshin për hir të protokollit. Michelle nuk bën asgjë sepse është protokoll ose traditë”.
Një mesazh i ngjashëm nga kampi i Michelle Obama u dha për Neë York Post, ku një burim i afërt me Michelle u shpreh për median: “Ajo ka qenë gjithmonë shumë e kujdesshme se ku dhe si shfaqet. Mungesa e saj thotë shumë”.
Deklaratat e diskutueshme të Michelle për Barack-un
Por nuk është vetëm mungesa e Michelle-s ajo që ka nxitur skenarë dhe thashetheme për gjendjen në të cilën ndodhet martesa e tyre. 61-vjeçarja, ditëlindja e së cilës është sot, më 17 janar, së fundmi ka folur në podcastin e mikeshës së saj, aktores dhe këngëtares Jennifer Hudson dhe kur iu kërkua të fliste për Barack Obamën, ajo thjesht tha: “ Ai është ende duke punuar vërtet shumë. Por unë mendoj se kjo është diçka që ai do të bëjë gjithmonë”.
Përveçse shtoi se ai ishte i fokusuar në projektin e tij të fundit, Qendrën Presidenciale Obama - një muze dhe bibliotekë në Çikago - dhe ishte e vështirë t'i blinte atij dhurata për Krishtlindje, ajo nuk kishte shumë për të thënë për burrin e saj, me të cilin kanë dekada vite martesë.
Duke diskutuar planet e tyre të Krishtlindjeve në Hawaii, Michelle u shpreh: "Ne do të shkojmë në ishull për pak diell dhe të përpiqemi të pushojmë. Kjo është arsyeja pse ju duhet të zgjidhni saktë burrin tuaj. Ai u bë shumë më i lezetshëm kur kuptova se ishte nga Hawaii."
Në vitin 2022, deklaratat e saj për Barack bën xhiron në rrjet. Michelle u shpreh se kishte një dekadë, që kur fëmijët e tyre ishin të vegjël, ajo “nuk e duronte” burrin e saj. “Njerëzit mendojnë se jam e keqe kur e them këtë, por ka pasur një dekadë kur nuk mund ta duroja atë” është shprehur Michelle.
Skenarët për një marrëdhënie mes Barack dhe Jennifer
Thashethemet për probleme të mundshme në martesën e Obamës u forcuan kur tabloidët folën për një lidhje mes Barack me Jennifer Aniston.
Por tetorin e kaluar, ylli i "Friends" hodhi poshtë publikisht duke i cilësuar këto thashetheme "absolutisht të pavërteta". Aniston deklaroi: “E kam takuar vetëm një herë. Unë e njoh Michelle më mirë”.
Për më tepër, biografia e autorit fitues të çmimit Pulitzer, David Garro, e vitit 2017 për Barack Obama zbuloi se ish-Presidenti kishte mbajtur kontakte me një mike të vjetër, Sheila Miyoshi Jagger, gjatë viteve të hershme të marrëdhënies së tij me Michelle.
Në fund të vitit 2013, National Enquirer pretendoi mes Barack dhe Michelle kishte mbaruar gjithccka pasi kjo e fundit zbuloi se truprojat e Shërbimit Sekret të tij po mbulonin tradhëtitë e tij.
Pavarësisht thashethemeve, çifti vazhdon të projektojë publikisht një imazh të unitetit, por mungesa e Michelle në krah të bashkëshortit tå saj ka ngritur pikëpyetje për gjendjen e vërtetë të marrëdhënies së tyre./Versus.al
Vieë this post on Instagram








