
Goldie Hawn ka zbuluar se si e ka mbajtur gjallë lidhjen e saj të dashurisë me Kurt Russell për më shumë se katër dekada.
Aktorja foli për People rreth lidhjes së tyre, duke zbuluar se "sekreti" qëndron te liria dhe kimia e duhur mes tyre.
Siç tha ajo, një ndjenjë pavarësie është thelbësore për ekuilibrin e tyre, ajo nuk ndihet "e kufizuar" dhe të dy ruajnë personalitetet e tyre brenda lidhjes.
Goldie Hawn theksoi: “ Kur them liri, dua të them liri, nuk ndihem e kufizuar ”, dhe shtoi: “ Nuk biem gjithmonë dakord për gjithçka, dhe kjo është në rregull. Të dy jemi shumë spontanë. Marrëdhënia jonë u ndërtua mbi shumë mirësi dhe një jetë të mrekullueshme së bashku .”
Kur u pyet se cili ishte sekreti i të qenit bashkë për 43 vjet, ajo tha se gjithçka varej nga të qenit “përshtatja e duhur”.
Më pas shtoi: “ Ndërsa plakesh, gjërat mund të bëhen më të vështira. Mentaliteti yt ka rëndësi. Mënyra se si e sheh jetën ka rëndësi, si i vlerëson momentet në jetën tënde ka rëndësi, sepse në thelb po ushqen trurin tënd. Kjo është arsyeja pse them, ‘Tani për tani, gjithçka është e mrekullueshme’ ” .
Çifti u takua për herë të parë në sheshxhirimin e filmit The One and Only, Genuine, Original Family Band, por lidhja e tyre filloi vite më vonë, në vitin 1983, gjatë xhirimeve të filmit Swing Shift. Të dy nuk u martuan kurrë.Përshtati në shqip Versus.al

